Një tjetër çështje penale është hapur në Francë ndaj ish presidentit Nicolas Sarkozy.
Pas një seri proçesh gjyqësore për akuzat e finacimeve të paligjshme nga ana e Libisë në fushatën elektorale të vitit 2007 dhe akuzave për ndikim përmes korrupsionit ndaj një gjykatësi të lartë që i kushtuan jo pak, ish presidenti Sarkozy do të duhet të përballet me një tjetër proces gjyqsor për parregullsi në financimin e fushatës elektorale të vitit 2012.
Sarkozy përballet me akuzën e falsifikimit të një numër faturash me qëllim fshehjen e 22.5 milionë euro të shpenzuara në fushatën e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2012, ku ai garonte me François Hollande.
Së bashku me Sarkozy, në këtë çështje penale akuzohen edhe 13 persona të tjerë, disa prej të cilëve punonjës të agjencisë e cila u morr me organizimin financiar të fushatës së ish presidentit.
Sarkozy i ka mohuar me forcë akuzat, duke thënë se nuk ka qenë në dijeni.
Ish presidenti rrezikon deri në 1 vit burg nëse ai shpallet fajtor për këto abuzime.
e.ll./dita
