Shkencëtarët japonezë krijojnë gjakun artificial

Leda Hysa

Një grup ekspertësh japonezë kanë krijuar gjakun artificial, që do të mund të përdoret nga të gjithë njerëzit, pavarësisht grupit të tyre të gjakut.

Gjaku është i pasur me oksigjen dhe rruaza të kuqe dhe në raste prerjesh apo gërvishtjesh, personat të cilët kanë bërë një transfuzion të mëparshëm duke marrë këtë lloj gjaku do të kenë  koagulim shumë të shpejtë duke ndaluar kështu gjakderdhjen.

Eksperimenti u realizua me 10 lepuj, dhe 6 prej tyre arritën të mbijetonin pas injektimit të gjakut artificial në lëkurë. Mendohet se kjo shpikje do t’i vijë në ndihmë të gjithë personave që kanë probleme shëndetësore dhe rrezikojnë jetën nga mungesa e gjakut.

Kampionet e gjakut artificial do t’u vijnë në ndihmë personave të dëmtuar që në vendin e ngjarjes dhe nuk është e nevojshme që pacienti të shkojë në spital dhe të marrë ndërhyrjet e duhura në bazë të grupit të gjakut.

Kjo është një risi në metodat mjekësore, pasi ndryshe nga më parë, gjaku do të jetë universal dhe jo i ndarë në grupin “A”, “B”, “AB” apo “0”.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • ka nja dy gremça në këtë lajm të bukur,por të dhënë ashtu si me shumë eufori gjë gjë të mbaruar!!
    përpjekje ka kohë që bëhen për një gjë të tillë!kanë shkuar shumë përpara dhe si e thoni ju,duke i hequr euforinë dhe “zbulimin” që keni bërë del se duhet dhe shumë për ta përdorur ose për të thirrur “aleluja”!
    1-“duke marrë këtë lloj gjaku do të kenë koagulim shumë të shpejtë duke ndaluar kështu gjakderdhjen.”
    koagulimi i shpejtë nuk është gjithnjë në leverdi të njeriut!!shpesh gjaku që koagulohet shpejt,normalisht kur është i trashë me pak përmbajtje uji(kur njeriu pi pak ujë)ai krijon tromboza të cilat krijojnë shumë probleme në trupin e njeriut!!der në paraliza ose vdekje!!
    nëse një trombozë të shkaktuar nga gjaku natyror,do të quhej një fatkeqsi!?
    një trombozë e shkaktuar nga gjaku artificial do të çonte në një proces gjyqsor!!pra juridikisht do të kishin probleme!
    2-“Eksperimenti u realizua me 10 lepuj, dhe 6 prej tyre arritën të mbijetonin”-këtu kemi një faktor shumë të ulët të leverdisë!pra 60%,që tek njeriu do të quhej një “genocid”!pra vdekjet do të ishin shumë më të mëdha sesa leverdia që sjell ai!!pra për momentin më mirë pa gjek dhe në dorë të fatit sesa me këtë gjak artificial që vret me siguri 40% të përdoruesve të tij!!
    ndoshta duhet pritur deri sa mbijetesa të jetë 99.9999% për të menduar për përdorimin e tij!
    ps:edhe garda e saliut nuk e kishte një saktësi të tillë në 21 janar ’11!!ata shtinë qindra fishekë dhe arritën të vrasin vetëm 4 veta!!pra shpesh dhe armët vrasin më pak se ky gjak artificial!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *