Elbasan– Flamuri në qendër të Elbasanit, që valvitej pranë monumentit të Aqif Pashës, është djegur nga persona ende të paidentifikuar gjatë natës dhe në rrethana të panjohura. Orët e para të mëngjesit, kalimtarët vunë re simbolin kombëtar të shkrumbuar. Policia vendore u sinjalizua për ngjarjen dhe nisi menjëherë hetimet për procedim penal, por pa autorë.
Burime zyrtare nga komisariati thanë se ende nuk ka autorë për këtë ngjarje, e cila mendohet se ka ndodhur në intervalin midis mesnatës së shtunë dhe mëngjesit të djeshëm. Ngjarja nuk ka dëshmitarë, pasi askush nuk ka vënë në dijeni policinë apo të sinjalizonte. Policia po heton nëse është akt i qëllimshëm, për të dëmtuar simbolet kombëtare, apo thjesht një veprim i papërgjegjshëm i ndonjë personi të dehur.
Një ndihmesë në identifikimin e autorëve mund të japin edhe kamerat e instaluara nga bashkia e Elbasanit, tek “Kulla e Sahatit” dhe Bulevardi kryesor i qytetit. Pamjet e filmuara gjatë natës nga këto institucione janë në verifikim e sipër dhe priten rezultatet konkrete.

RILINDJA KESHTU NIS!
ME PERDHOSJE TE SIMBOLEVE KUSHTETUESE DHE KOMBETARE!
HIQ FOTON E PRESIDENTIT, NDRYSHO STEMEN E REPUBLIKES, JA TANI DHE DIGJET SIMBOLI KOMBETAR FLAMURI NE INSTITUCIONET SHTETERORE!
SHTET I RIPJERDHUR!
Ndoshta ti apo tipa si puna jote e kane djegur flamurin, “i nderuar” kadaff