Autoritetet zyrtare në Hong Kong kanë miratuar një ligj, i cili i ndalon protestuesit të vendosin maska në fytyrë.
Udhëheqësja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, bëri publik vendimin duke thënë se kjo masë synon “të kthejë paqen” në një kohë kur rendi publik “është në rrezik”.
Shkelësit e ligjit të ri do të përballen me dënim deri në një vit burg dhe me një gjobë deri në 3,200 dollarë.
Vendimi për ndalimin e mbulimit të fytyrës nga protestuesit vjen menjëherë pas protestës më të tensionuar në Hong Kong, asaj që u mbajt për 70 vjetorin e Kinës.
Vendimi, gjithashtu, u prit me protesta me maska.
Protestat e fundjavës kanë disa muaj që kanë filluar në Hong Kong dhe protestuesit mbanin maska ose mbulinin fytyrën me shall se pse kanë frikë se autoritet do t’i përndjekin më pas ose do të detyrojnë punëdhënësit e tyre që t’i heqin nga puna.
Në fakt, shifra zyrtare e të ndaluarve si rrjedhojë e protestave pro-demokraci është mbi 1,750 persona, ndërsa sipas burimeve mes protestuesve shifra është shumë më e lartë, raporton Dita duke iu referuar mediave ndërkombëtare.
e.ll./dita
