Zinete Çela*
Kryevepra e historisë së lavdishme që bashkoi popullin shqiptar në kauzën e luftës për çlirimin e atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë, ku me shumë sakrifica e gjakun e mijra dëshmorëve, sollën “29 Nëntorin” ditën e çlirimit të atdheut, ditën e nderimit dhe të mirnjohjes se përjetëshme të popullit e kombit shqiptar.
75 Vjetori i Çlirimit të Atdheut, është dita e shënuar e kombit tonë. Kjo është dita e kurorëzimit të aspiratave dhe e përpjekjeve ndërshekullore e popullit tonë i cili i rezistoi sundimit otoman të shekujve, regjimit zogist dhe shfrytëzimit të bejlerëve dhe agallarëve të vëndit, pa u gjunjëzuar asnjëherë, duke i treguar botës se qytetëruar se ky popull, është i pathyeshëm se ka kulturen, traditën, zakonet, virtutet e vitalitetin e tij që kanë krijuar identitetin e vlerave themelore që karaktrizon kombin tonë. Atdhedashuria dhe patriotizmi kanë qëndruar në themel të këtij kombi dhe janë trashëguar brez pas brezi si gjëja më e shënjtë dhe e shtrenjtë për të cilën e dallojnë dhe e lartësojmë këtë komb nga popujt dhe kombet e tjerë.Kjo se përuli kurr shqiptarin, por e bashkoi rreth flamurit kuq e zi në llogoret e formacionit luftarak të ushtrisë partizane që zhvilloi me trimëri e guxim të pashoq e sakrifica të mëdha LANÇL , si e vetmja rrugë që do të çlironte atdheun nga pushtuesit nazifashistë dhe tradhtarët e vendit, më 29 nëntor 1944.

Këtë luftë heroike, e bënë bijtë e popullit, partizanët, të cilët ngjeshën njëherazi armët në brez, rripin e barkut e të jopingave dhe dolën malit për liri, të pa ngrënë e të pa paveshur por me guxim e besim në vetvete dhe te populli që i mbështeti dhe i ndihmoi me mish e me shpirt në këtë mision historik. Partizanët kanë qënë me mijra dhe nga të gjitha anët e vëndit, që morën pjesë në këtë luftë të madhe. Me vullnetarizmin dhe pjesmarjen e tyre masive ata krijuan me dhjetra çeta nëpër fshatra e krahina të cilat me riorganizimin e mëtejshëm u krijuan dhjetra batalione, brigada e divizione duke formuar kështu, formacionet e rregullta të ushtris Antifashiste Nacional Çlirimtare, të cilat u kthyen në një ushtri të rregullt qè u bë e pathyeshme për armiqtë dhe korri gjithmon fitore në betejat me pushtuesit dhe tradhëtarët e vëndit. Trimëria e guximi që i karakterizonte, betimi që kishin bërë përpara flamurit dhe misioni që ata kishin marë përsipër përpara popullit, jua kishin shtuar forcën dhe besimin për fitore.
E pikërisht luftën e tyre, heroizmin dhe sakrificat që treguan në fushën e betëjës gjer në ditën e çlirimit të atdheut,e më tej për vazhdimin e kësaj lufte, për çlirimin e jugosllavisë, (pasi ushtria ANÇL ishte pjes e aleancës së boshtit Anglo-Amerikan e Rus) populli i pa vetë me sytë e tij, prandaj nuk e ka të vështirë sot të shkoj nga fryn era e të besoj suflerët e rinj të agallarëve e tradhëtarëve të vjetër që vjellin vrer për të ndryshuar rrjedhën e historisë së asaj lufte legjendare se gjoja ballistët “na paskan qenë heronjtë e luftës dhe partizanët na paskan vrarë ballistët”. Kjo s’ka ndodhur kurrë. Të dhënat arkivore flasin të kundërtën. Kolaboracionistët më të rrezikshëm ishin ballistët e veglat e tyre.
Madje populli, përveçse e di se kush e çliroi vendin, e di edhe kush ishin partizanët e cilët ishin ballistët e fshatit dhe të qytetit të tyre. Se kush ishin kriminelët, spiunët, tradhëtarët e bashkëpunëtorët e pushtuesëve nazifashist, populli i ka të regjistruar në memorien e tij. Veçanërisht “bëmat e ballistëve dhe veprimtarinë e tyre patriotike, që kanë kryer gjatë luftës”, popullit nuk ia mësoi njeri por ai i ka përjetuar në kurrizin e tij “Veprat e tyre patriotike”, por më posht po përmëndim një prej tyre…
***
Vepra e historisë së lavdishme e LANÇ-it, është e patjetërsueshme. Ajo nuk mund të bëhet dhe zhbëhet sipas oreksit, dëshirës dhe programeve të forcave politike që përfaqësojnë interesat e një grupimi shoqeror. LANÇL është pjes zhvillimit historik të kohës. Në këtë zhvillim historik janë të përfshirë të gjithë protagonistët e kohës , autorët dhe aktorët e saj, dhe gjith grupimet shoqerore që morën pjesë në këtë luftë sipas bindjes dhe kontributit që dhanë.
Por, e rëndësishme është se në shërbim të kujt kontribuan dhe luftuan protagonist e kësaj historie? Populli i di të gjitha dhe s’ka nevoj për sqarimet e kalemxhinjëve të paguar.
Dihet botërisht që Balli Kombëtar dhe Legaliteti për mbrojtjen e interesave të tyre u vunë në shërbim të pushtuesëve, ndërsa partizanët ishin të betuar për të luftuar pushtuesit e veglat e tyre. Partizanët të bashkuar në formacionet e Ushtrisë Antifashiste Nacional Çlirimtare e bënë luftën dhe çliruan vendin, prandaj dita e çlirimit të atdheut mbetet dita e fitores dhe e festës për të gjithë popullin e kombin shqiptar . Kjo ditë e bashkon të gjithë popullin për të festuar dhe gëzuar përtej besimeve e bindjeve partiake, panvarsishtë se “pseudodemokratët” trumbetojnë të kundërtën e së vërtetës historike.
Të gjitha këto zhvillime, populli i di sepse historia e LANÇ-it është e shkruar nga historia e çdo sokaku, lagjeje, qyteti, fshati, mëhalle e krahine të çdo rrethi e qarku të cilat janë në themel të historisë kombëtare si pjesë e pandarë, që ka mbajtur të bashkuar rreth saj të gjith dashamirësit atdhetarë dhe patriotët e vërtetë të kombit ton që trashëgojnë vlerat, traditën e kulturën e çdo krahine nga kanë prejardhjen e familjes së tyre, të pa shkëputur nga jeta e përditëshme dhe historia që kemi trashëguar e mësuar nga prindërit e të afërmit tanë që kontribuan drejtpërdrejtë në këtë luftë , të cilën s’mund ta mohojë asnjë njeri, kushdoqoftë ai e sidomos ballistat që populli ja u ka ngritur e kënduar këngën që kur vunë qylafin e bardhë me zhgabën e zezë me dykrere.
Zhgaba e ka vëndin në flamurin tone kombëtar. Para këtij flamuri u betuan partizanët. Ky flamur u mbajt lart nga brigadat partizane si simboli më shënjtë që s’u kap asnjëher nga armiku por u valvit nëpër fitoret e njëpasnjëshme të partizanëve, ndërsa ballistat populli i ka të rregjistruar në memorjen e tij për “veprat e tyre” si plaçkitja, grabitja dhe bastisja e popullit, për të ngrë pula, revani e baklava, qef o qef, o qerata , e lum balli që i pati, nëpër fshatra gjer te Mit’hati….
Nuk është shaka, por e vërtetë “lufta“ që kanë bërë ballistët , një prej të cilave e ka parë dhe përjetuar vëtë e ndjera nënë Fatimeja, nga fshati Osmënzezë i Krahinës së Shpiragut, e cila kur binte flala për kohën e luftës ajo e tregonte me shum detaje sikur ajo histori të kishte ndodhur një ditë më pare e jo para gati 40 vjetësh. Po ashtu edhe nënë Safetja edhe pse në atë kohë kishte qënë 13 vjeç i ka mbetur në kujtesë historia e ballistëve që kishin vajtur në fshatin Osmënzezë në verën e vitit 1943…
Ja si e përshkruante nënë Fatimeja këtë histori.
Aty nga muaji qershor i vitit 1943, qindra ballistë të Mallakastës me në krye Isa Toskën kishin vajtur në fshatin Osmënzezë të Krahinës së Shpiragut të rrethit Berat, e cila është në kufi me fshatrat e Mallakastrës. Kjo prani e madhe e ballistëve ishte bërë për shkak se Krahina e Shpiragut dhe veçanërisht fshati Osmënzeze ishin lidhur 100% me LANÇ-in, prandaj kërkohej nga ana e tyre që ata të kalonin me Ballin Kombëtar. Por burrat e Osmënzezës ia patën dhënë përgjigjen me kohë se “nuk do ti bashkoheshin ballit” Në atë kohë ata kishin bërë raprezalje të mëdhaja në fshat për kundërvënie duke rrahur shumë rëndë me dhjetra fshatarë patriot, të cilët djemt e tyre kishin dalë partizanë. Edhe pse fshatarët u rrahën dhe u torturuan në mënyrë çnjerëzore, ata nuk i tradhtuan djemtë e tyre dhe rrugën e nisur në mbështetje të LANÇL. Ballistët të çakërdisur nga qëndrimi I tyre dhe urrejtja që kishin fituar në popull për sjelljet e tyre, pothuajse bastisën çdo shtëpi dhe rrëmbyen çfar gjetën e sidomos në gjënë e gjallë si dele, dhi, pula e tjerë.
Në shtëpinë e tim eti i cili kishte dalë partizanë shkuan ballistët por gjetën vetëm gjyshen time nene Fatimenë të cilës s’ja bënte syri terr fare.Nën Fatimeja ishte anëtare e Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar të fshatit dhe bij në një der të fisme në fshat.
Ballistët e dinin që Bektash Selimaj (djali i madh i familjes Selimaj ) kishte dal partizan që në fillim të vitit 1943 dhe ishte radhitur në Çetën e Malit të Bardhë ku Komandant kishin patriotin Musa Abedini I cili i kishte braktisur me kohë radhët e milicisë Zogiste. Të sigurt për informacionin që kishin marë dhe të krekosur (që sipas tyre e kishin gjetur në faj nënë Fatimenë ) i thanë asaj duke i bërtitur se “ku e kishte djalin”. Në mal i ishte përgjigjur ajo. Dëgjo ti, i kishte thënë asaj një ballist që e kishte ngjeshur qylafin gati gjer te vetuallat. Do më bësh një bakllava me aq peta sa vjeçe je ti dhe djali yt që ke në mal. E bashkë me të do të pjekësh edhe një kaposh nga ata të farës që të zgjon në mëngjes. Po ti gatuash me gjalp ama… Se për ndryshe ta rregulloj qejfin ty dhe djalit tënd, qe veç po e kapça….
Ik kape i kishte thënë nënë Fatimeja, po ta mbajti. Sa për bakllava e kaposh koteci, unë s’kam, prandaj këput qafën dhe ik. Po mirë i kishte thënë ballisti, po s’ke këto gjëj mjell dhe më bëj petulla, të pjekura me gjalp, duke vajtur afër vatrës, te oxhaku e u ul këmbëkryq. E pa nën Fatimeja që ballisti s’po shkulej me të mirë , kishte marë furkën në brez dhe kishte ikur tatpjet nga lëmi duke i thënë se po shkonte që ti bënte petullat dhe tja çonte. Kjo është njgjarje e vërtetë, dhe sa herë që vinte muhabeti e ngacmonim nënë Fatimenë e cila, s’mërzitej por e tregonte,me shum humor të holl. E të keqen nëna na thoshte duke mbyllur muhabetin nën Fatimeja, kështu bënin ata, po ku kishim ne të shkretët at’here të bënim ato gjëra që kërkonin ata !
Pra populli i di të gjitha dhe s’ka faj që i ka kënduar e thurur parodi ballistëve që prej luftës e deri tani, ndërsa kryetari i ballistëve bën thirrje nga foltorja e parlamentit që të rishikohet historia.. Por cila histori e kush do ta shikoj? Populli i di të gjitha historitë, nga jugu në veri , se të gjith dërrat kishin një turi…
Populli shqiptar është krenar për veprën që bëri LANÇL, ajo do të mbetet në histori si e vetmja periudhë e lavdishme e këtij kombi që u krye nga partizanët dhe u lartësua në pjedestalin e vlerave historike të këtij kombi nga gjaku i dëshmorëve që ranë për çlirimin e atdheut.
Prandaj:
Nderimi dhe respekti për ata që kontribuan dhe luftuan me trimëri e vetmohim përmes sakrificave në emër të jetës për interesat e larta të atdheut, të cilët me veprën dhe aktet e tyre heroike lartësuan vlerat e kombit shqiptar në arenën ndërkombëtare, që hynë në histori dhe mbeten në gjerdanin e artë të kurorës së monumentit historik të LANÇ-it , që kosoliduan dinjitetin njerzor të vlerave të kombit shqiptar në luftën për çlirimin e atdheut e të bashkuar rreth flamurit kuq e zi, e radhitën vëndin tonë përkrah aleatëve të mëdhenj të luftës së dytë botërore “Për kauzën e një shoqërie të lirë dhe demokratike, pa sundues dhe të sunduar, por të lirë e të barabartë “ me parullën “para partizanë” “Atdheu mbi të gjitha ““Shqipëria mbi gjithça”, është mirnjohje, respekt dhe detyrim kombëtar”.
Pjesë e kësaj vepre të lavdishme të historisë së LANÇ-it , është vetë populli i qindra fshatrash e dhjetra krahinash e qytetesh të cilat e kanë shkruar këtë histori me gjak e sakrifica , prandaj demagogët e çdo ngjyre qofshin , nuk mund ta ndryshojnë as edhe një gërëm të saj pasi vet populli me atdhetarizmin që e karakterizon, me mënçurinë urtësinë , dhe kulturën që mbart në vetvete, do ta ruaj ndër shekuj si gjënë më të shtrënjtë dhe të çmuar që ka trashëguar ky komb nga paraardhësit e tij .
Krahina e Shpiragut , është një nga krahinat që është shquar në të gjitha etapat e zhvillimit historik për qëndrimin patriotik në mbrojtjen e vlerave të tabanit kombëtar dhe pjesmarjen aktive në luftën për pavarsin e Shqipërisë dhe çlirimin e atdheut nga pushtuesit nazifashist e bashkëpunëtorët e tyre, prandaj në këtë 75 vjetor të çlirimit të atdheut u shprehim mirnjohje nderim dhe respektin e pakufishëm të gjith pjesmarësve të kësaj lufte , veteranëve të LANÇ-it të cilët janë krenaria e këtij kombi dhe veçanërisht mirnjohjen e pakufishme dëshmorëve të atdheut pjes e të cilëve janë dhe dëshmorët e Krahines Shpiragut të cilët me gjakun e tyre qëndisën kurorën e artë të memorialit Kombëtar “Nënë Shqipëri” i cili në çdo 5-Maj popullin do ta ketë pranë tij duke e nderuar në jetë të jetëve.
Nderim, respekt dhe mirnjohje dëshmorëve të atdheut që i sollën 29 nëntorin e madh Kombit Shqiptar, ditën e çlirimit të atdheut .
Emër Atësi Mbiemër Fshati I lindjes Data e Rënies Vëndi I Rënies Rep.ku bënte pjes
Kristaq Irakli Laçka Sinjë 12.02.1945 Jugosllavi Br.7S
Kici Vasil Thanasi Sinjë 15.12.1943 Malinat Kala .Mallakastër
Joti Spiro Kule Sinjë 1944 Berat Korier
Gani Hekuran Sinani Mbjeshovë 18.06.1944 Hermov –Tepelenë Br.7S
Sami Banush Behari Mbolan 15.06.1944 Qafa e kumbullave Br.7S
Sherif Shaqir Sejdo Mbolan 20.12.1944 Jugosllavi Br.7S
Xhemal Rakip Sadiku Mbolan 13.07.1943 Mbolan Çeta e Shpiragut
Zenel Abedin Blana Mbolan 07.04.1939 Bestrovë Vlorë Vullnetar
Ramadan Shaban Sadikaj Mbolan 13.07.1943 Mbolan Çeta e Shpiragut
Halim Rushit Tahiraj Paftal 10.10.1944 Mirdit Br.7S
Muamet Luan Kosova Paftal 29.06.1943 Palikësht Çeta e Shpiragut
Selfo Aredin Tahiraj Paftal – 7.1944 Lushnje Br.7S
Kadri Sali Delibashi Galinë – 4.1945 Jugosllavi Br.7S
Mino Vezir Xhindi Galinë 28.06.1943 Palikësht Çeta e Shpiragut
Nikollaq Kozma Bega Sadovic – 11.1944 Lezhë Br.7S
Lluk Neim Koroveshi Mbreshtan 02.1945 Jugosllavi Br.7S
Sefret Rakip Muametaj Mbreshtan – 9.1944 Berat Br.7S
Sali Halit Dalipi Mbreshtan 15.02.1945 Jugosllavi Br.7S
Faslli Ramadan Hoxha Mbreshtan 05.10.1944 Mirditë Br.7S
Riza Neim Mulita Starovë – 9.1943 Paftal Çeta e Shpiragut
Shefit Ymer Arapi Starovë – 10.1943 Paftal Çeta e Shpiragut
Asim Rakip Lybeshari Starovë 28.06.1943 Palikësht Çeta e Shpiragut
Jonus Xhemil Ceno Starovë 29. 06.1943 Palikësht Çeta e Shpiragut
Ismet Abas Demaj Veterik – 09.1943 Polovin Batalioni i Myzeqes
Sali Abas Demaj Veterik 01.09.1943 Roskovec Çeta e Shpiragut
Zoi Gori Vangjeli Velabisht 12.12.1944 Jugosllavi Br.7S
Barjam Rushit Zylali Velabisht 29.06.1943 Velabisht Çeta e Shpiragut
Shefit Mehmet Dhija Velabisht 29.06.1943 Velabisht Çeta e Shpiragut
Xhemal Muarrem Toroveli Velabisht 12.10.1944 Mirdit Br.7.S
Ismail Arif Zyli Gjeroven 13.09.1944 Berat Br.7S
Kadri Qerim Grëmshi Gjeroven 29.06.1943 Palikësht Çeta e Shpiragut
Qemal Sherif Shanaj Gjeroven 20.07.1945 Jugosllavi Br.7S
Tetem Meleq Merkaj Gjeroven 15.02.1944 Velabisht Çeta e Fshatit
Islam Mehmet Skarani Palikësht 28.06.1943 Palikësht Çeta e fshatit
Sali Sali Llanaj Veleshnje – 1.1945 Jugosllavi Br.7S
Bajram Muharrem Dalipi Molisht – 06.1944 Qafë Shkozë Grupi I Skraparit
Nazif Ramadan Shyti Molisht 16.11.1944 Tiranë Br.8S
Veli Banush Metaj Molisht Molisht – 06.1944 Konispol Br.8S
Xhemal Muharrem Dalipi Molisht 29.06.1943 Palikësht Çeta e Malit te Bardhë
Xhafer Riza Shyti Molisht 01.10.1944 Mirditë Br.7S
Xhoxhi Pjetër Tumani Mali I Bardhë 01.09.1944 Kuçovë Br.7S
Avdulla Myslym Merkaj Osmënzezë -06.1943 Palikësht Çeta e Osmënzezës
Muharrem Muamet Selimaj Osmënzezë 10.12.1944 Jugosllavi Br.7S
Jaçe Myslim Merkaj Osmënzezë 24.06.1944 Osmënzezë Kryetar I KANÇL
Të gjithë nga krahina e Shpiragut, pjesmarës aktivë në formacione të ndryshme luftarake. Luftuan për asgjësimin e nazifashizmit dhe veglave të tyre, në gjithë Shqipërinë e përtej kufijve të saj, për çlirimin e viseve Jugosllave , si pjesëmarës të formacionit aleat ndërkombëtar.
Ranë dëshmorë, për çlirimin e atdheut, për një “Shqipëri të lirë dhe demokratike”
Janë nderi i kombit. Piedestal për ta është zemra e një populli të tërë
*Ish ushtarake e lartë e FA në Ministrinë e Mbrojtjes

Shoqe nga fshati ;;;Luften e beri populli ;per liri se ben kamunistat qe e perfituan per interesat e tyre personale ;;; Enver Mehmeti dhe te tjere perfituan nga naiviteti i cobaneve ;;; nga Vlora ;;Para se te flisni per herojte per luften tone ;;; Mesoni perpara per luften e AMERIKANEVE Anglezeve te aleateve ;;Qe Enver
juaj Hitleri juaj quajti tradheater sepse nuk kishin ide komunista nazstat fashiste si enver ;;;;Ndoshta per ju dhe disa coban edhe aleatet qe cliruan boten ishin ballista ishin trashetare te popujve ;;,Noshta ju dhe Enveri cdo njeri qe ka ide demokrate liberale ishte tradhetar ndoshta ;; Ju lutem shume mjaft me rrena mjaft me barcaleta mjaft me perralla ;;;Herojte e vertete jane Amerika Anglia aleatet ;dhe jo disa cobane me opinga ;;;Per partizanet tan Gjermanet do te jetonn edhe per 500 vjet ne Shqiperi dhe tradhetari me i madh ishin komunistat qe ja dhane Kosoven Serbit ;;Titos tradhetari me i medh ishte Enveri qe na la vendin me te varfe ne europe ;;; DHE JU SFLISNI ASNJE FJALE PER PUSHTIM ME TE MADHE TE GJITHA KOHERAVE … E shikoj si jetuan ne France ne Belgjike ne Hollande ne europe;;; ne demokracie ;;ne liberte ;;Qe ju se dini cdo te thote ma ha mendja se shkruani perralla por harroni gjen me te ndesishme per njeriun per popullin ;;; merci ;;shkriet tuaja jane mire per coabent per lopcaret ;;;;
Zinete moj Zinete.Isa Toska ka qene ballist aq sa je ti historiane.Isai ishte trim i cartur,kriminel,xhahil,vrau per hesap te talaneve dhe gjermaneve,vrau patriote dhe njerez pa parti,vrau te pasur dhe fshatere,te kuq dhe balliste.Balli,Isan donte ti bente varr.
I qenka perveshur ballistave moj Zenepe,si armiqve te kllases ne mbledhjen e kolektivit.
Partizanet e tu nuk u betuan per flamurin shqiptar,por u betuan tek flamuri Miladinit..Shoh tek ajo lista jote me partizane te vrare nga Shpiragu,por shumica qenkan vrare ne 1945 ne Jugosllavi.
Cfare kerkonin ne Jugosllavio partrizanet e tu?Gjermanet?
Jo jo ata nuk kerkonin gjermanet,sepse gjermanet ne 1945 kishin arritur ne Gjermani.Vendin e vrasjes e ka shenuar Jugosllavi.Po te ishte ndonje fshatare pa shkolle,kjo i falet,por kjo zenepja paska qene oficere e ushtrise shqiptare.Kaq gje e ka mesuar kjo,qe ata partizane nuk u vrane ne Jugosllavi,por u vrane ne SHQIPNINE ETHNIKE.U vrane ne Kosove dhe token shqiptare te rrembyer nga Mali i zi.Pra u vrane ne perpjekje me shqiptaret,qe keta partizane shkuan tja dorzojne Serbosllavise,Jugosllavise.
Keta vrane vellezerit tane shqiptare,qe nuk pranonin pushtimin serbosllav.
Keta luftuan kunder shqiptareve te Kosoves qe nuk duronin Jugosllavi.
Ti Zenepe je nje ndyresire antishqiptare.Eshte neveri te besosh qe keto lloj bushtrash antishqiptare kane qene pjese e ushtrise shqiptare.Keto do na mbronin nga serbi dhe nga greku???!!!!!!!!!!!!!
Demo a i vrare qenke lope nga mendja.Fute ne koke se edhe italianet edhe Gjermanet ishin pushtues dhe nuk ka emertim tjeter.U derdh shume gjak per ti debuar nga vendi. Ata qe ndihmuan Italianet dhe Gjermanet gjate luftes verja ti emrin se cfare lloji jane.Partizanet qe luftuan dhe dhane edhe jeten nuk luftuan as per Enver e ndonje tjeter por luftuan per vatren e tyre.Nuk di o DEMO ke ndonje pasuri apo je bythegrisur.Enver vampiri erdhi ne pushtet dhe mori me qafe shume intelektuale qe kishin studiuar ne perendin futi ne burg edhe nga ata qe luftuan por te kishte marre edhe ty me vete do kishte bere mire.Mos shiko gazetat koqe por lexo arkivat brenda dhe jashte vendit dhe te vertetat egzistojne do apo nuk do ti.Ne nje artikull tjeter Demo na i nxirrte gjermanet ne kufi me Austrin ne 1944 dhjetor.
ZINETE ÇELA:29 NANDORI ESHTE DITA E OKUPIMIT KOMUNIST E JO ÇLIRIMIT
Shoqja Zinete,interesi i semure vetjak,te mban ne ato nivele ligesie,qe te paraqet dhe si rob i trashe kur shkruan:
´´Rane deshmore per clirimin e atdheut,per nje Shqiperi te lire dhe demokratike´´
Po keshtu eshte:Ata populli,perjetesisht do ti mbaje ne panteonin e tij te lirise.
Kurse ishte specia juaj,shoqja zinete,qe nen kushtrimin diktatorit te kuq hoxha u sulet si bisha,mbytet ata dhe idealin e tyre,jo vec per te rembyer poste,por qe dhe ju jepte kenaqesi kjo mesymje kanibale kundrejt idealit te deshmoreve dhe atyre partizane qe mbeten gjalle,por qe i qendruan besnik idealit te tyre human.
Si mundesh del ketu dhe cfaqesh,me pafytyresine ekstreme te asaj qe te vret diten te qan po diten.
Keta te jugosllavise, dhane jeten duke masakruar shqipetaret e kosoves, qe tja dhuronin ate te paster serbise.
Ndersa te tjeret duke vrare intelektualet e shqiperise qe mekembesi serb, enver krimineli, te kryente me kollajllek c’shqipetarizimin e shqipetareve
Doni me per belulin???!!!