Limoni është një prej agrumeve më të përdorura në kuzhinën shqiptare. Dimër a verë, limoni nuk mungon kurrë dhe pasuron shumë prej recetave të përditshme të amvisave.
Lëngu dhe tuli i limonit janë padyshim ndër më të përdorurat në kuzhinë e megjithatë vlerat më të mëdha të kësaj agrumeje gjenden tek pjesa e lëkurës.
Shëndeti Dentar
Lëkura e limonit është e pasur me substanca anti-bakteriale të cilat pengojnë rritjen e bkterieve në gojë. Këto baktere janë përgjegjës për kavitetin e dhëmbëve por edhe infeksionet e mishrave.
Për rrjedhojë, lëkura e limonit ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit dentar.
Mjafton të përzieni një lugë çaji me lëkurë limoni me pastën e dhëmbëve dhe vazhdoni ta përdorni si zakonisht.
Sistemi Imunitar
Për shkak të nivelit të lartë të antioksidantëve dhe vitaminës C, lëkura e limonit është një aleat i sistemit imunitar.
Vitaminat dhe mineralet e forcojnë imunitetin dhe e bëjnë atë më të aftë të luftojë virozat dhe inflamacionin.
Filloni ta përfshini lëkurën e limonit në të gjitha recetat tuaja, mjafton ta përdorni si erëz.
Shëndeti i Zemrës
Pektina tek lëkura e limonit mund të ulë nivelet e kolesterolit të keq dhe tensionin e lartë.
Ekspertët thonë se vitamina C, pektina dhe flavonoidët ulin ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Tumoret
Konsumi i lartë i flavonoidëve, vitaminave dhe mineraleve ndihmojnë në rritjen dhe zhvillimin e rruazave të bardha të gjakut dhe eliminon qelizat kancerogjene.
Gurët në Tëmth
Studimet thonë se disa prej substancave aktive tek lëkura e limonit ndihmojnë funksionin e tëmthit, parandalojnë formimin e gurëve dhe ndihmojnë në eliminimin e tyre.
Nëse nuk e duroni dot athtësinë e limonit, atëherë shtoni një ose dy lugë çaji me lëkurë limoni në një gotë me ujë dhe pijeni çdo mëngjes.
Përdorime Alternative
Lëkurat e limonit mund të përdoren për pastrimin e kuzhinës, frigoriferit dhe eliminimin e erës së keqe të koshit të plehrave.
Ato janë shumë të mira për përthithjen e erës së keqe, por edhe pastrimin e tenxhereve.
Në lidhje me trupin përzieni pak sheqer, vaj ulliri dhe lëkurë limoni të grirë hollë për të masazhuar lëkurën dhe eliminuar qelizat e vdekura.
Lëkura e limonit mund të përdoret edhe si maskë lëkure duke u përzier me qumështin./ Agroweb
l.h/ dita

Perfitimet nga lekura e limonit jane keto:
1-Shkaterrim i dhembeve prej aciditetit.
2-Ulcer ne stomak
3-Acarim i mukozes se gojes
4-shkaterrim te cipes mbrojtese te bajameve qe sjell infeksione dhe qelb te herepashershem.
5-Laringjit akut,gerryerje dhe shkaterrim te kordave zanore,deri sa te perfundoni memece.
provojini mire perfitimet nga lekura limonit.konsumoni limon pa e hequr lekuren fare dhe do me kujtoni.
= PO JAP PERVOJEN TIME VETJAKE ””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
= Ne dukje perdorimi limonit , ne vecanti me shumice duket i frikshem. Ndersa pjesa e jashtme e lekures duket akoma me e frikshme
”””””
— Deri tani , Cipen e jashtme te limonit e kam perdorur me pakice por duke e perzjer me Mjalt.
==NDERSA:== Kam 4 vjet qe perdor CDO VIT, 1400-1500 korra limoni [lengun se bashku me bulbin] . Pra rreth nje kuintal e gjysem ne vit
== CDO 3 MUAJ ; kam perdorud kuren e limonit me 200 kokrra per 12 dite, , e perpjestua pe cdo dite : =5+10+15+20+25+25+25+25+20+15+10+5=(4×200=800)
== CDO DITE konsumoj rreth 2 kokrra lmoni [lengun dhe bulbin] , si dhe po cdo dite 1/2 – 1 kokerr hurdher (thelpij qerohen , grihen ose shtypen shume imet dhe se bashku me limonin persjehet e fresket me ushqimin e nje ose 2 vakteve ditore .
==== Per kurjozitet. ; Kur perdor 20 dhe 25 kokrra ne dite , sasija e lengut limonit qe koonsumohet brenda dites arrin 1100- 1600 ml. Per ata qe kane probleme me stomakun duhe te jene te vemendshem
=== Kam rret nje vit , qe 2 JAVE CDO 3 MUAJ,perdor ne cdo mengjes esell , leng limoni te perzjer me vaj ulliri .
=== NJE vit para kures me 200 limona provova cdo 2 muaj kuren me 40 limona ne 12 dite (1+2+3+4+5+5+5+5+4+3+2+1=40)
== KETE E BEJ ME QELLIM , per te penguar sa do pak perparimin e nje paralize te pegjitheshme, shkaktuar nga nje aksident i rende para 5 vitesh . (behet duke ditur se shpresa vdes e fundit)
Populli ka nje shprehje popullore; GJELLA ME KRIPE e KRIPA ME KARAR. Çdo frut qe prodhon toka sidomos ato bio te ben mire, por kujdes me sasine .