Në Kosovë ka nisur votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku ndër votuesit e parë ka qenë kryetarja e Komisionit të Zgjedhjeve, Valdete Daka.
Pas votimit, Daka u ka bërë thirrje qytetarëve, partive politike që të kenë kujdes, pasi i gjithë procesi zgjedhor është në duart e tyre.
“Pasiqë e kam kryer obligimin tim kushtetues dhe qytetar. I ftoj të gjithë qytetarët, të gjitha subjektet politike, komisionet që ditën e sotme të kenë kujdes dhe nga ky moment procesi është në duart e tyre. Ta kemi parasysh se gjithçka që do të ndodhë i faturohet Kosovës, e jo atyre. Suksese të gjithëve e punë të mbarë”, tha Daka.
j.l./ dita
