Fund i lumtur për Kukësin, barazim në “Loro Boriçi”

anazapta

Kukësi arriti një fitore të pabesueshme në Laç, kur përmbysi në ekstrem epërsinë e skuadrës vendase. Igli Allmuça shënoi golin e fitores nga pika e penalltisë, në minutën e 96-të të takimit. Edhe pse goli erdhi mjaft vonë, nuk mund të flitet për një fitore të vjedhur nga ana e skuadrës mike, e cila pati raste të pastra brenda zonës dhe mund të kishte fituar më herët. Suksesi i parë për trajnerin Naxhi Shensoj, i cili ka hequr një barrë të madhe nga supet. Ndeshja u duk se do të përfundonte si shumë të tjera për Kukësin kur Tanushi shënoi për Laçin në minutën e 58-të.

Kuksianët u hodhën me të gjitha forcat në sulm dhe barazuan me anë të Cikalleshit, i cili devijoi me kokë në rrjetë një top të lartë të ardhur nga e djathta. Miqtë treguan më tepër dëshirë për fitore, çka u pa edhe te nxitimi për të marrë topin nga rrjeta e për ta vendosur në mesin e fushës për të rinisur pa vonesë lojën. Daljet e Laçit ishin të pakta dhe të pafuqishme në minutat e mbetura, ndërkohë që Shazivari prishi një kundërsulm të shpejtë e me epërsi numerike teksa bëri një gjuajtje të kotë e shumë të dobët nga një distancë e largët.

Kukësi doli i gjithi përpara në minutat e fundit dhe rrezikoi disa herë me gjuajtje brenda zonës, por portieri Llani u tregua i saktë. Në një prej rasteve, portieri u mposht nga gjuajtja me kokë e Malotës, por topi u largua nga vija fatale nga një mbrojtës, duke e nxjerrë jashtë. Ishte goditja e këndit prej së cilës erdhi penalltia, kur një nga lojtarët kuksianë u pengua në zënë dhe gjyqtari tregoi nga pika e bardhë. Allmuça gjuajti saktë dhe Kukësi mori një fitore të merituar për atë çka dha në fushë. E vetmja pikëpyetje mund të ngrihet për gjyqtarin Sokoli, i cili u tregua i saktë në lojë, por penalltia u dha në minutën e 95-të, ndërkohë që kishte dhënë katër minuta shtesë.

 

Barazim në Shkodër

Vllaznia dhe Bylisi ndanë nga një pike në “Loro Boriçi”, në një takim që dhuroi emocione të shumta, pavarësisht se asnjëra nga skuadrat nuk mbeti e kënaqur nga rezultati. Bylis kaloi në epërsi i pari dhe mund të ishte kthyer me fitore nëse do të ishte treguar pak më i kujdesshëm. Takimi nisi me ritëm të lartë dhe miqtë ishin më kërkues e më të rrezikshëm, gjë që e shfaqën edhe në pjesën e dytë. Përpjekjet e shumta u konkretizuan vetëm në minutën e 72-të, kur Kuli shënoi një gol të shkëlqyer, me një goditje nga larg. Goli i kavajasit fitoi edhe duartrokitje e tifozëve shkodranë, por ndërkaq futbollistët vendas u hodhën përpara për të mos lejuar që ai të mbetej goli i vetëm i gjithë takimit. Barazimi erdhi nga i zakonshmi Bushiç, në minutën e 80-të, pas një aksioni model të vendasve. Vllaznia kërkon më tepër dhe Bërdulla rrezikon, por vetëm kaq, përfundimisht barazim. Dy pikë të humbura për shkodranët, të cilët mund të ishin ngjitur në vendin e dytë, por nga ana tjetër edhe një pikë e fituar, duke pasur parasysh se Bylis krijoi mjaft raste për shënim.

 

 

4

Ndeshje pa fitore kishte Kukësi deri dje, që nga 28 shtatori, kur mundte 1-0 Kastriotin në Krujë.

 

5

Barazime ka arritur Bylis, gjysmën e ndeshje që ka luajtur deri tani, më tepër se gjithë të tjerët.

 

 

Kategoria Superiore

KATEGORIA SUPERIORE

Java e 10-të

 

Dje

Laçi–Kukësi          1-2

Tanushi 58′ / Cikalleshi 79′, Allmuça  96′ (p)

Vllaznia–Bylis       1-1

Bushiç 80′ / Kuli 72′

Të premten

Teuta–Kastrioti      1-2

Muriqi 38′ / Abraham 45′, Turdiu 59′

Të shtunën

Skënderbeu–Partizani 3-0

Pejiç 32′, 93′, Ribaj 91’

Lushnja–Besa         1-0

Bjelkanoviç 18′

Tirana–Flamurtari    0-2

Zeqiri 53′ (P), 83′

 

Renditja

 

N  Skuadra      P    Gol  F    B    H

1  Skënderbeu   22   17:8 7    1    2

2  Teuta        19   16:11 5    4    1

3  Vllaznia     17   16:10 5    2    3

4  Lushnja      15   8:8  4    3    3

5  Partizani    14   7:9  4    2    4

6  Laçi         13   7:10 4    1    5

7  Kukësi       12   9:11 3    3    4

8  Kastrioti    12   8:11 4    0    6

9  Bylis        11   12:11 2    5    3

10 Flamurtari*  11   10:10 4    2    4

11 Tirana       10   3:10 3    1    6

12 Besa         8    8:10 2    2    5

* Flamurtari -3 pikë

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *