Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të dielë në fshatin Alarup të Pogradecit.
Sipas raportimeve, nëna sëbashku me të bijën janë mbytur në një rezervuar.
Viktimat janë të moshës 34 dhe 10 vjeçe.
Ambulanca është thirrur, por kur ajo ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ato kishin ndërruar jetë.
Sipas njoftimit të policisë, vajza ka rrëshkitur aksidentalisht në rezervuar ndërsa nëna ka humbur jetën kur ka hyrë në ujë për ta shëptuar.
Njoftimi i policisë:
Më datë 06.10.2019, rreth orës 17.00, në një rezervuar, në fshatin Alarup, aksidentalisht dyshohet se ka rrëshkitur dhe është mbytur shtetasja E.M, rreth 10 vjeçe.
Në afërsi të vendngjarjes, ndodhej duke punuar nëna e saj, shtetasja L.M, 35 vjeçe, e cila ka ndërhyrë për të shpëtuar vajzën, por ka gjetur vdekjen edhe ajo, si pasojë e mbytjes në ujë. Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
e.ll./dita
