Dhjetëra mijëra skocezë marshojnë për pavarësi

Edona Llukacaj

Me mijëra kanë qenë skocezët që mbushën rrugët e Edinburgut të shtunën për të ritheksuar paqësisht kërkesën e tyre të disa dekadave për pavarësi nga Britania e Madhe.

Manifestimi u organizua nga disa grupime pro pavarësisë së Skocisë dhe, sipas tyre, pjesëmarrja në këtë tubim i kalonte 100 mijë personat.

Të pranishmit lëshuan thirrje dhe mbajtën parulla në duar, dukekërkuar mbajtjen e një referendumi të dytë për çështjen e pavarësisë.

Kryeministrja Nicola Sturgeon nuk ishte e pranishme në këtë manifestimi, por nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale shprehu mbështetjen e saj të plotë për këtë kauzë që ajo e sheh me optimizim.

Kryeministrja shkruan: “Fat të mbarë të gjithëve që marshojnë për pavarësinë në Edinburg. Nuk mund të jem personalisht në këtë ngjarje, por me shpirt jam aty. Mos kini dyshime, pavarësia po vjen”.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *