Ndeshja Inter Juventus, ka përfunduar me rezultatin 1-2.
Juventus ka arritur të triumfojë mbi Interin në ndeshjen kryesore të javës së 7-të dhe ka marrë kryesimin e Serie A.
Sfida u hap që në minutën e 4 pas golit të argjentinasit Dybala, për Juventusin..
Lautaro barazon në minutën e 18, pasi arrin të shënojë me një 11-metërsh.
Kur ndeshja dukej se po shkonte drejt barazimit, është Higuain ai që shënon golin e fitores për miqtë në minutën e 80..
Juventus momentalisht ka 19-pikë, ndërsa Inter 18.
e.ll./dita
