BBC ka shkruar për rezultatet e para të zgjedhjeve parlamentare të Kosovës, ku si titull ka vendosur fitoren e dy partive opozitare.
Gjigandi britanik shkruan edhe për koalicionin e mundshëm mes VV-së dhe LDK-së.
Shkrimi i plotë:
Partitë e opozitës pretendojnë numrin më të madh të votave në zgjedhjet e përgjithshme të Kosovës.
Vetëvendosja e qendrës së majtë dhe Lidhja Demokratike e qendrës së djathtë (LDK) pritet që secili të fitojë rreth 25% të votave.
Zgjedhjet u thirrën në korrik, kur Kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqjen për t’u përballur me marrjen në pyetje nga një gjykatë për krime lufte në Hagë.
Këto janë zgjedhjet e katërta që nga koha kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008.
Serbia nuk e njeh vendin dhe me Rusinë e ka bllokuar atë të bëhet anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe organeve të tjera ndërkombëtare.
Në bisedimet para votimit, Vetëvendosje dhe LDK nuk arritën të bien dakord për formimin e një koalicioni.
Të dy palët premtojnë të trajtojnë papunësinë dhe të luftojnë krimin dhe korrupsionin.
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se do të “trokiste në derën e LDK” të hënën për të filluar negociatat.
Artikulli origjinal: https://www.bbc.com/news/world-europe-49955689
j.l./ dita

Merita e Ramush Haradinajt me doreheqjen ne dobi te atdheut nuk e mbajti peng Kosoven,.Zgjedhjet evropiane demokratike ,numurimi brenda disa oreve e bejne Kosoven shtet demokratik perendimor.Sot Kosova ka terhequr simpatine e gjithe botes demokratike.
Rusia,Serbia dhe Greqia nuk kane c`i bejne fare Kosoves.
Sot Kosova ne OKB po se po,por eshte ne BE.