Nga Bedri Islami
Në politikë është e vështirë të bësh “Kasandrën”. Askush nuk do e kishte menduar 30 vite më parë, edhe më pesimisti i mundshëm, se kjo kohë e tashme do të ishte kaq e përmbytur nga nepotizmi, hajdutëria dhe mungesa e jashtëzakonshme e vlerave dhe e ndjenjës së përgjegjësisë; po aq sa nuk do e kishte menduar se, në skakierën e shahut lëvizin po të njëjtët mbretër e ushtarë, të njëjtët formacione politike, nuk do e kishte menduar se ata që na qeverisen dhe që na qeverisin nuk demonstrojnë as kreativitet, as guxim e , aq më keq, as lidership.
Megjithëse në regjistrin e Ministrisë së Drejtësisë janë të regjistruara më shumë se 100 parti politike, gjithçka sillet rreth tri prej tyre dhe, ndonëse kemi dhjetëra e dhjetëra drejtues partish, bota politike shqiptare, në 30 vite, sillet rreth fare pak emrave, sa që shpesh herë nuk i kalojnë as gishtat e njërës dorë. Më shumë se hapësirë e mendimit politik, qoftë edhe ndryshe brenda tyre, partitë politike janë kthyer , disa që nga fillimi e të tjera më pas, në detashmente politike të liderëve të tyre; janë pjesë shpesh herë e pa pyetur për asgjë dhe e numëruar si turmë, nga e cila nuk është e vlefshme as mendimi i saj politik, as jeta dhe as idetë që mund të kenë.
Partitë në Shqipëri po personalizohen në emra të veçantë dhe këto të fundit po e shkallmojnë këtë vend, duke krijuar një klasë oligarkike politike të mynxyrës , si një humnerë që e ndan një shtresë politikanësh nga njerëzit që i votojnë duke i besuar.
Sa më të egërsuar shfaqen ata me njëri-tjetrin, aq më tepër nxitin ndarjen; sa më të pasur bëhen ata, aq më e thellë bëhet humnera mes tyre dhe njerëzve; sa më dëshmuese është harbutëria e tyre, aq më tepër e ul kokën partia që i mban si liderë.
Fakt është se, pas 30 viteve jetë plurale, pluralizmi i ideve, vizioneve, mendimit dhe alternativës është i barabartë me zero, e për të përsëritur njërin nga këto liderë, është “ zero me xhufkë”.
Edhe pas 30 viteve jetë plurale dhe drejtim nga një grusht dorë politikanësh, më të shumtët harbutë dhe hajdutë të klasit të lartë, përsëri e keqja gjendet tek Enver Hoxha dhe regjimi i tij, kur, të gjithë ata, së bashku, nuk kanë ngritur as një të dhjetën e uzinave, hidrocentraleve , kombinateve dhe ndërmarrjeve të mëdha që ngriti pushteti i së djeshmes. Megjithëse pluralizëm i shpallur, lufta brenda llojit është e egër, me pasoja, dërrmuese; mendimi ndryshe shpallet tabu, bartësi shpallet armik, i mallkuar, nisin fushatat denigruese, i hapen të gjithë fletët e jetës së fisit të tij, dhe, edhe nëse i ka të vyera, i zezohen.
A do të vazhdojë gjatë kjo lojë politike e shtrirë mbi jetën e njerëzve, e cila po e zbraz këtë vend, po e dëbon një pjesë të madhe të rinisë së shkolluar, po mbyll çdo lloj perspektive për të ardhmen, shpall të huaj çdo njeri të lart arsimuar, i tregon rrugët një mendjehapuri dhe mban pas vetes, ose një debil, por njeri politik, ose një hiç?
Çfarë roli luajtën në këtë katrahurë partitë politike shqiptare dhe a do të vazhdojë më tej kjo lëvizje e stërmadhe drejt shuarjes së jetës në një vend që shquhej për jetë edhe në ditët e rënda të regjimit të shkuar?
Mund të vazhdojë Shqipëria të qeveriset nga njerëz që e mbajnë veten për Skënderbe, dhe sot kemi të paktën dy të tillë që e krahasojnë shtatin e tyre me atë të Mic Sokolit, Vojo Kushit, që mendojnë se pas tyre le të bëhet qameti në këtë vend; nga liderëth, të cilët, pasi komandohen të drejtojnë kujtojnë vërtet se kanë lindur për të qenë shefa qeverie, nga “ burrnesha”, që edhe burrit të vet ia fshehin të vërtetat, ashtu si kishte nga ata që mburreshin duke thënë se prapa na vjen historia”? Cila histori? E atyre që më parë mendojnë ikjen se sa ringritjen? Që fëmijët i kanë sekserë me çanta në duar? Që pinjollët i kanë dërguar në shkollat më të shtrenjta të Europës dhe, për më tepër, me shoqërues? Që ndërtojnë vila , qofshin moderne, qofshin si bunkerë dhe askush nuk e di se si u vendos tulla e parë dhe tjegulla e fundit?
Në fund të fundit, a do të ketë shkërmoqje, apo si e quan me të drejtë eruditi Moikom Zeqo, vdekje të bardhë të këtyre partive politike?
Nuk do të ishte çudi. Simotra politike të tyre, edhe pse me një traditë më të hershme dhe të drejtuara nga liderë të vërtetë, janë shuar dhe vendin e tyre e kanë zënë forca të reja gjeneruese. Socialistët francezë, për shembull, 14 vite radhazi kishin në postin e Presidentit, figurën më të shquar të tyre, Fransua Miteran, i nisur nga e djathta për t’u bërë lideri më i famshëm, më i kulturuar dhe më me autoritet i së majtës franceze, e cila tani , në hartën politike të vendit të saj, jo rastësisht, është një pikë e pandjeshme? Demokristianët italianë, po ashtu, duke i ngrënë brenda vetes gangrena e korrupsionit, nepotizmit dhe shuarja e vizionit politik, u zhdukën nga harta politike.
Shembuj të ngjashëm ka mjaft, ashtu si ka edhe të kundërt; forca politike që vazhdojnë të jenë në lojën e rëndë të politikës, nga një shkak i vetëm; përgjithësisht luajtën rëndë, por në dobi të vendit të tyre.
A do të bëhej qameti nëse, edhe në Shqipëri, si rrjedhë e kohës dhe e mendimit të ri politik, të ketë shkërmoqje e partive të mëdha, ose transformime të rëndësishme të tyre, në varësi të kohës, ideve të reja në Europën e plakur, një brezi të ri, pa komplekse nga e shkuara, pa rëndesa në jetën e tyre, të shkolluar shumë më mirë se sa liderët e tashëm, brutaliteti politik i të cilëve ta heq dëshirën për të qenë diku, në radhët e tyre?
Asgjë nuk do të ndodhte. Nuk e di pse, por më duket se kjo duhej të kishte ndodhur.
Në vitin 1997 vetëm toleranca budallaqe e një grupi drejtuesish të së majtës e mbajtën në lojën politike PD-në, e cila e kishte mbushur kupën me zullumet e saj, ku “piramidat financiare” do të dukeshin e keqja më e vogël, ballë asaj që erdhi apo që u synua të vinte edhe më tej se paraja: gjaku i derdhur nga diktatura e rrugës. Duke menduar se hapësira e së djathtës ishte zënë nga një grup renegat i njerëzve të politikës ata i bënë shërbimin më të keq, jo vetëm vendit, jo vetëm vetes, por edhe së djathtës, e cila ngeli në të njëjtën mendësi të së majtës ekstreme, nën petkun e së djathtës. Më shumë se 4000 të vrarë në harkun e pak viteve do të jetë fatura e “tolerancës socialiste”, por edhe rebelimet , grushti i shtetit 1998, ai i 21 janarit , tentimet e tashme sipas Presidentit të republikës, për një grusht të ri shteti, duke zaptuar Kuvendin dhe duke e djegur atë, e kanë të keqen fillestare pikërisht në mos reformimin e së djathtës, liberalizmin dhe hajdutërinë e së majtës, në dy kohë, dhe perceptimin se, politika është shkalla më e mundshme e pasurimit korruptiv.
Të gjithë forcat politike, kur ishin në opozitë, si ndodh edhe sot, janë përbetuar se me ardhjen në pushtet do të dërgojnë turravrap drejt strukturave të drejtësisë të gjithë mëkatarët, politikanët hajdutë dhe vrasës, grush-shtetasit e njohur, gardën që qëndronte pas tyre, gjyqtarët e prokurorët e korruptuar, do të ketë rindarje më të ndershme të pasurisë, pra, do të sjellin ndëshkimin e së keqes.
Askush nuk e ka bërë deri tani. Gjyqet qesharake të Berishës ndaj bllokmenëve dëshmuan se klasa e re politike e sapo ardhur në pushtet, ishte veçse skalioni i dytë i komunistëve, se ata kishin të njëjtat rrënjë dhe aspirata për të qenë “ bllokmenët e rinj”, se vizioni i tyre për Shqipërinë do të ishte hajdutëria dhe masakra e natyrës, ideve, pasioneve, të drejtës dhe të bukurës.
Gjyqet e provuara nga e majta, pas vitit 1997 ishin po ashtu qesharakë, sa që nuk mund të dënonin as ata që i kishin ndjekur me tankse, i kishin përzënë me armë nga godina qeveritare, ndonjëri duke ikur me çorape, i kishin goditur. Rotacioni i vitit 2005 dhe ai i vitit 2013 ishin të njëjtë me ndryshimet e mëparshme. Si një rrotë që sillet e ndryshon drejtimin në çdo tetë vite, ashtu u bënë ndryshimet qeveritare. Herë ta hipia, herë ma hipe – thonin politikanët, ndërsa njerëzit mbanin mbi kurriz këtë klasë politike që e përtallte!
Në njërën nga intervistat e tij të para , në vitin 1991, Berisha ende me teserën e PPSH në xhepin e majtë, afër zemrës, do të deklaronte se në pluralizëm kryetari i një partie do të qëndronte në atë post vetëm një mandat, pasi vendi kishte vuajtur nga kulti i individit. Mendim i shkëlqyer, por çfarë ndodhi. Berisha qëndroi kryetar de jure e de fakto deri sa u lodh, dhe tani është ende faktikisht kryetari i PD-së. Dy herë që i afruan seriozisht postit të tij, një herë Azem Hajdari e herën tjetër Sokol Olldashi, dihen përfundimet e tyre. Edi Rama ka më shumë se 14 vite kryetar i së majtës dhe, ndonëse në pushtet, e quan të panevojshme rizgjedhjen e tij si lideri socialist, duke e ligjëruar në statutin e partisë së tij, çka nuk gjendet thuajse në asnjë statut partiak. Ilir Meta bëri vetëm një pushim të shkurtër nga partia e tij familjare; ia kaloi për disa muaj Vasilit, dhe pastaj, tek bashkëshortja e tij. Pa folur për kryetarët qesharakë të partive pa anëtarë që po vegjetojnë aty. Mediu, Ndoka, Shehi, Duka, Dule – më të njohurit, se të tjerët as nuk njihen e as nuk dihen, janë zgjedhur kryetarë e do të mbeten të tillë….kur për të mbijetuar, duhet të mbahen pas treshes së madhe, si kungujt pas gardhi…
Partitë nuk janë qenie të dhëna një herë e përgjithnjë. Ata lëvizin, zhvillohen, rriten, por edhe largohen, duke i lënë vendin dikujt tjetër.
Këtë frikë kanë treshja e madhe: afrimin e forcave të reja politike, të afta për të zmbrapsur vërshimin e së keqes, një klasë politike zvetnuese dhe grykëse.
Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 të cilat asnjë nga treshja nuk do i shkulë kanë dy qëllime kryesore: rritjen e rolit të liderët, duke e bërë partinë një varëse pa vlerë, dhe së dyti mbylljen e dyerve për një mendim të ri, duke e kanonizuar gjithë jetën politike në vend.
Sistemi i tyre është qarku i ngushtë ku janë futur ata që duheshin, dhe duhen lënë jashtë ata që mendojnë ndryshe.
A mund të thyhet ky qark?
Me dëshirë treshja e politikës sonë nuk do e bëjë kurrë. Është harakiri politik i liderëve.
Nëse kjo ndodh, atëherë nis edhe shkërmoqja e së keqes politike!
A mund të ndodhë?
Le ta trajtojmë në numrat në vazhdim…
*****
Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë.

Po shume mire e ke thene klasa politike ishte nje skalion i Byrose Politike e njejta klase mediokre e falimentoi vendin dy here por loja mbaron ketu kush ka kulture politike perendimore e shikon si klase dordolece kete klase politike qe nuk e kupton se misioni historik i saj ka mbaruar nuk ka as me tr voglin dyshim qe kjo klase politike do rrezohet nga themelet se bashku me bazen ekonomike qe eshte nje lloj hibridi ekonomik i semure se bashku me superstrukturen qe eshte po aq mediokre dhe nuk paraqet asnje lloj vlere pervec pornizimit te jetes kulturore Ideore artistike, Era e re po vjen dhe do te kemi nje sistem kapitalist fleksibel ku do te respektohen te drejtat e njeriut dhe konkurenca ne treg dhe ku politikanet e tipit druvar Ndoka do te zevendesohet me nje elite te re politike pro perendimore qe do te kthehet se shpejti mbas reformes ne drejtesi administrate dhe sistemin politik
NE SHQIPERI JO, SEPSE POPULLIT, KA FILLUAR
PO I PELQEN QE TA “PUNOJNE” NGA PRAPA.
RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM HEROIK
DHE LGTB.
Z.B.ISLAMI…JU PERGEZOI PER ANALIZEN.D I T A ME PARE DHE JU PARASHIKUAT FITOREN E ALBIN KURTIT NE KOSOVE.DHE MESADUKET PO NDODH.DHE KJO PASI POPULLI KOSOVAR LEXOI SI EDHE NE PASURINE MARRAMENDESE NE PAK VITE TE LIDERVE TE TYRE.KY ESHTE NJE NESIM I MADH PER TE DEGJENERUARIT TANE 30 VJEÇAR.
-GJEMA TEK NE ESHTE E MADHE. KJO PASI AI QE KA VJEDHUR E VRARE PO E THOT TROÇ “DO DJEG,SHKARERROI E VRASE PERSERI. ”
-NDRYSHIMET E 2008 PO VAZHDOJNE TE QENDROJNE GUR VARRI PER PARTIT E MEDHA PD+PS.AJO U KERKUA NGA SALIU KUR E PA SE E KISHTE HUMBUR BEREJEN ME POPULLIN SHQQPETAR PER KRIMET QE KA BERE NE VITE, PASI NE 92 KAPI DREJTESINE ME KURSIN 6 MIJOR TE PLEPAVE,NE SAJE TE TOLERANCES FRIKAMANE TE P .SOCIALISTE,NE SAJE TE HIPOKRIZISE TE DISA ND/KOMBERAREVE QE I CILESUAN VRASESIT NE BULEVARD “BURRA SHTETI ” E “YLL NE NGJITJE.”.OSE LLERE PERVESHUR U PAJTUANE ME BERISHIZMIN PER TI DHENE PUSHTETIN NE TAVOLINE L.BASHES NE 2011.
-PD+LSI NUK JANE PARTI-POR BANDA HAHDUTEVE VRASTARE,KU BOTA NUK DO KET ME NJE TE TRETE.DHE ESHTE RASTI QE ATO DUHET TE REFORMOHEN PA SALINE,LULIN,LIKEN,MONEN..DHE HORRAT E TIPIT MULI,SALIANI QE SAJOI BABALEN,VASILIN,PALOKEN,ETJ. DHE ATY TE DALIN NE KRYE NJERZ SI BAMIR TOPI,MAILINDA BREGU..ETJ,.PASI ME KETE KONTIGJENT VENDI DO TE NGELI PA OPOZITE PER SHUME KOHE.
-BESOJ SPAK+BKH DISA PREJ KETYRE MATRAPAZVE PARAPOLITIKE DO TI SKARTOI..NESE DO JENE ME TRU NE KOKE.NDRYSHE NUK HAPEN NEGOCIATAT DHE VENDI DO QENDROI NE STATUCUO OSE KTHIM PAS NE 2938.
-EDHE PS DUHET TE NDRYSHOI KALIN E BETEJES NE 2021.DHE KJO PASI:
1-E.RAMA NUK QE I ZOTI TE DENOI TE DEGJENERUARIT E SHEKULLIT NE PD+LSI,DUKE GJETYR FORMAT DHE MJETET PER TE FEALIZUAR ATE QE PREMTOI.
2-REABILITOI KRYEBALLISTIN M.FRASHERI..PER TI BERE KARSHILLEK BUSTIT TE TRADHETARIT A ZOGU DHE LARTESIMIN E AGRON TUFES.
3-NUK PO RREZATON SHPRESE PER LNÇ DHE 28000 DESHMORET E RENE.
4-NUK PO RRIT RROGAT E PESIONET NE TE ULTAT NE EUROPE
5-NUK PO UL INFORMALITETIN..
6-DREJTESIA E RE ME KETE TEMP REFORMIMI PO ZGJAT TEJ MASE..MESADUKET E QELLOMESHME..! NUK KA MUNDESI QE VENDI TE RRIJE PA KRYEPREKUROR KAQ GJATE
-FLM -DITA,FLM B.ISLAMI.
Dokument i Sigurimit i vitit 1949: Mit’hat Frashëri i kulturuar, nacionalist, i ndershëm dhe antifashist.Në dokumentet e Degës së Parë të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjendet edhe një dosje me biografi të personaliteteve të emigracionit politik shqiptar. Ndër të tjera në këtë dosje të vitit 1949 që është e i vdekjes së Mit’hat Frashërit, gjendet edhe karakteristika e mëposhtme. Ajo që bie në sy është fakti se Frashëri vlerësohet si njeri i ndershëm, i kulturuar dhe antifashist, krejtndryshe nga na thonë edhe sot persekutorët komunistë që fshihen si “veteranë”.Mit’hat Frashëri-Lindur në Frashër. Mbaruar universitetin në Turqi. Dhanë mbas kulturës. Qysh në kohën e Turqisë ka treguar një nacionalizmë të jashtëzakonshme. I ndershëm, në pikëpamje të jetës private dhe politike. Njeri i …, por si njeri Shteti i paaftë dhe drejtohet nga miqtë e tij personalë. Ka qenë ministër fuqiplotë në Athinë. Ka marrë pjesë gjithmonë në çdo lëvizje në favor të popullit shqiptar. Gjatë okupacionit italian dhe gjerman, ka ba propagandë kundër tyre dhe në favor të anglezëve. Shumë herë ka ra viktimë e bashkëpunëtorëve të tij. Njeri tepër modest pa asnjë pretendim.
Z Bedri ..Banden komunisr do ta qeroje SPAK .Keta jane te vdekur . I pret RECI .E vetmja qe i shpetoni eshte te kerkojme azil Politik tek Kimi ne KORENE e VERIUT. I GARANTOJ SE KIMI do ja beje letrat e punes.
Mos u hidh ne 2008 o Islami, po bej nje analize te qeverisjes 6 vjecare Rama te ciles i ke lepire b…6 vjet me shkrime. He, a ta mban?
Fajtore direkt per katrahuren shqiptare eshte pozita,Qeveria e sotme,prandaj edhe shenjestra ku duhet te qellohet, eshte ajo dhe vetem ajo,çdo shperqendrim nga kjo shenjester eshte dashakeqese,ka per qellim çorientimin e shqiptareve per jetegjatesine e pushttetit te bandes se “rilindjes”.Lista e aferave korruptive te “rilindjes”eshte pa fund,dhe te tjerave qe behen me qellim qe te harrohen te meparshmet,te bindur se do te jene gjithmone shumice dhe te paprekshem nga ligji,do te vazhdojne po me te njejtin ritem.Edvin Escobar D’Rama nuk i shpeton dot burgut,ku do te beje vetvrasje qe do te deshtoje prej mjeteve rrethanore,prandaj do ta ngrysi pjesen tjeter te jetes ne psikiatri,ku gjithashtu do te pretendoje se eshte akoma Kryeminister,dhe per kete do te ekzekutohet nga te çmendurit e çmendur prej çmendurise se tij dhe hajduteve te “rilindjes”.Le te shpresojm qe te çmendurit mos ta hedhin ne gropen e hales,qe t’mos qelbet haleja.
Toleranca budallaqe e PS ne 97en!?
Mire je nga trute o “deshmuesi” Bedri?
Nuk ka dhe nuk ka patur tolerance “budallaqe”, por pazare te ndyra.
Jane pikerisht ato pazare qe kane legjitimuar krimin kombetar ekonomik, shitjem dhe shkaterrimim e shtetit.
Dhe PSja ka qene pale ne kete pazar te ndyre. Cfare brockullit tjeter, fajin nuk ta kane zagarett e PDse dhe LSIse, por bushtrat e PS dhe Rilindjes.
Ato u nderzyen me ta dhe sollen lukunine e horrave prape ne pushtet ekonomik, strategjik dhe politik.
Bashke po vjedhin dhe po gajasen me rrenimin e shtetit.
Në qoftë se SPAK dhe BKH do të jenë të pakorruptueshëm, gjë që unë nuk e besoj, ata do të jenë shpëtimi i Shqipërisë. Melhem tjetër për të shpëtuar nga kthetrat e hajdutëve që janë organizuar në mënyrë të përsosur në partitë e tyre PD, LSI dhe PS nuk ka. Ne nuk kemi intelektualë me mëndje të kthjelltë, me duar të pastra nga korrupsioni dhe që të guxojnë që të ngrenë dhe të organizojnë popullin për të shkatrruar të keqen që po na shpërbën si komb.Intelektuali që vetëm bën një shkrim të mirë demaskues rehatuar ulur në byth pran laptopit,është një pemë pa koqe. Pse ju intelektualët, si artikullshkruesi që po komentojmë, që thot të vërteta që qëndrojnë në të gjithë shkrimet e tije, nuk mblidheni dhe të bëni një thirrje për shpëtim kombëtar, sepse të kërkojnë vizë amerikane 400 000 mijë shqipëtarë në një vit, është tronditse. Të gjithë shqipëtarët duan të ikin se u është bër jeta e padurueshme në vëndin e tyre, në qytetin e tyre, në fshatin e tyre, në shtëpinë e tyre. Nuk durohen më kusarët Sali Berisha , Ilir Meta e Edi Rama që, pa ndaluar asnjë sekondë vjedhjet e tyre, tallen për ditë me popullin në kanalet televizivë servilë, në emisione që u krehen bishtin këtyre qelbësirave. E si mund të durohet tallja e kusarit Edi Rama që,mbasi e bën çmimin e energjisë elektrike nga 7,5 l për kwh në 11,3 (me gjithë megaTVSH që është 20%, gati sa çerku i çmimit), thotë “Vetëm budallenjtë nuk e kuptojnë që çmimi i energjisë është ulur”. Vetëm për këtë akt shtetëror kusarie shoqëruar me një tallje shumë poshtëruese për një popull të tërë, populli, po të kishte shpirtin e respektit ndaj vehtes dhe shpirtin e mospranimit të baltosjes dhe talljes, do ta kishte tërhequr zvarr këtë mega sharlatan dhe do ta kishte lidhur në shtyllën e turpit në sheshin Skënderbej. Një sharlatan që grabit , tallet dhe përqesh një popull të tërë, të cilin, me mekanizmat djallëzore të mashtrimit të sofistikuar politik e juridik të kthyer nga banda e tij PS dhe kolegët në PD dhe LSI në shkencë, e kanë privuar nga aftësia për tu organizuar që të vetmbrohet. Mbase Albin Kurti do të arrij të bëj zap luftëtarët e UÇK të shëndrruar në kusarë profesionist të popullit shqipëtar të Kosovës dhe ndoshta do të jetë një shëmbull për popullin e lodhur e të mpirë të truallit amë që u mësua të mbaj mbi samar Salinë , Fatosin, Ilirin dhe Edin me sorollopin e tyre në PD, LSI dhe PS.
100 per 100 dakort me ty. Problemi eshte qe nuk duhet shpresuar per nje te ndershem, se asnje nuk mund the arrije kurre te bej ndryshimin i vetem. Duhet protesta popullore te imponoje ligjij dhe ligjshmerine e ligjeve antishqiptare dhe korruptive, sic jane ligjet e prones, PPPve..koncesioneve, shperblime per deputetet, cmimet e energjise, naftes, tarifat e rrugeve publike, taksimet ..etj.
Populli duhet te imponoje te drejten, jo te uli kurrizin per te provuar mjerimin dhe ikjen rrugeve te botes si arixhinj.
.
I nderuari Bedri!
Ju vleresoj si idealist,pa folur si gazetar i shquar!
Ju me te drejte gjykoni se kjo treshe e ka cuar vendin ne kete gjendje pa shprese,sa qe shqiptaret ne mase po largohen nga vendi,por ne radhe te pare ju duhet te gjykoni edhe vetewn tuaj se cfare kontributi real po jepni per te shrrenjosur kancerin e antishtetit dhe korrupsionit ketu!
Kam mbi nje muaj,qe moderatoret tuaj me bejne bllok te gjitha komenteve te mija me kritika te faktuara zyrtarisht dhe te argumentuara llogjikisht!
Ne se ju pretendoni se beni pjese ne eliten e atyre mediave qe e mbajne veten per pushtet i katert,atehere bllokimi i komenteve te mija,ku nuk ka asnje fjale fyese nuk ju nderon!
Nuk eshte puna se juve u prishin pune keto qe them une,por per njerez idealiste dhe te ndergjegjshem per misionin qe i kane vene vetes ne sherbim te popullit shqiptar,asnjehere nuk duhet te shkoni me synimin cfare fitojme apo cfare humbasim me kete politike editoriale qe ndjekim!
Kam bere disa komente lidhur me raportin e BB te para dy muajve se ne Shqiperi gati gjysma e bizneseve jane informale dhe se 37$ e te punesuarve punojne ne te zeze,shifra keti qe vertetojne mos ekzistencen e shtetit ligjor,te demokracise dhe lulezimin e korrupsionit!
Keto shifra tregojne se arkes se shtetit i eshte shkaktuar nje dem kolosal,i pa shembullt ne bote,qe gjysma e bizneseve nuk paguajne talsa e tatime,nuk derdhin kontribute per sigurimet shoqerore dhe shendetesore ,duke mos u njohur mijra punonjsve vitet e punes per efekt pensioni dhe as te perfitojne sherbime shendetesore falas!
Per keto arsye nga buxheti i shtetit jane derdhur miliona euro per pagesat e pensioneve!
Nje shtet i tille verteton se ka nje administrate te pa afte,militante qe nuk mbeshteten tek shteti ligjor por tej “maliqi” i korruptuar!
Rasti i tenderit skandaloz te Unazes se Re ku Rama ju hakerrye gazetareve se “Ku eshte ketu korrupsioni?” vertetoi se ai eshte jo vetem mbrojtesi i korrupsionit ne vend,por se edhe tenderat e tjere para tij do te jene bere njelloj si ky!
Cfare ka ndodhur ketu qe komentet e mija jane bllokuar,kur per dite te tera jane mbushur faqet per plagjiaturen e Tufes,qe nuk i ka sjelle as 0.0001 dem arkes se shtetit sa keto shifrat korruptive te raportuara nga BB apo PPP e shumta teper te ekzagjeruara!
Edhe kete koment mund ta bllokoni,ne se e keni bere me ndergjegje kete veprim me pare!
na e shpife o Bedri me keto qe shkruan!!
qendro nje here drejt qe ta mbajme mend nga ty!!
Ah jo disa qe nuk jane komunista qe heret ju kane thane se me bijte e ppshse nuk shkohet askkund! Kjo ishte deshtim i programuar mbasi bijte e etereve te keqinj te keqinj do jene edhe do deshtojne sikur ato.