Pronari i një lokali që ndodhej në lagjen “Partizani” të Vlorës është arrestuar nga policia këtë të hënë.
Sipas njoftimit të policisë, në lokalin e biznesmenit A.J., 55 vjeç mbrëmjen e së dielës ka ndodhur një përplasje fizike.
Biznesmeni ka hezituar të kallëzojë në polici faktin që një person ka mbetur i plagosur në këtë ngjarjë dhe ka tentuar të dëmtojë provat.
Në njoftimin e policisë thuhet: “Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas pas ngjarjes së ndodhur nuk ka kallëzuar në organin policor për plagosjen e shtetasit G.Ll dhe ka mbyllur lokalin duke kryer veprime të tjera me qëllim dëmtimin e provave”.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
e.ll./dita
