OSHEE punime për rikonstruksionin e kabinave, zonat ku do të ketë stakime

Leda Hysa

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton të gjithë abonentët që ditën e nesërme dhe pasnesër do të ketë ndërprerje të dritave.

Shkak i ndërprerjes janë bërë punimet për rikonstruksionin e kabinave. Sipas njoftimit të OSHEE, ndërprerje energjie do të ketë në disa zona në Tiranë, me intervale të ndryshme.

NDËRPRERJET E ENERGJISË SIPAS ZONAVE

8 tetor

09:00-15:00

Pjesërisht rrugët: “Hoxha Tahsim”, “Arkitekt Sinani”, “Ali Demi”, “Ferit Xhajko”, rruga e Dibrës pranë Medreses, “Thanas Ziko”, “Ibrahim Buzhiqi”

12:00 deri 14:00

Pjesërisht rrugët: “Asim Zeneli”, rruga e Elbasanit, “Dervish Hima”

10:00-12:00

Pjesërisht rrugët: “Ludovik Shllaku” pranë sheshit “Avni Rustemi”,

Ibë, Mullet, Dobresh

09 tetor

09:00-15:00

Pjesërisht rrugët: “Petro Nini Luarasi”, rruga e Dibrës, “Thanas Ziko”, “Ibrahim Buzhiqi”, “Hoxha Tahsim”, “Arkitekt Sinani”, “Ali Demi”

12:00-14:00

Pjesërisht rrugët: “Todi Shkurti”, “Petro Nini Luarasi”

 

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Jam banuese tek rr.,Thanas Ziko,dhe veten ne Mars e prill 2019 s,kemi patur drita 23 dite ( kuptohet orari 9-15) As ne vitin1997 s,kemi patur kaq nderprerje.Edhe neser e pasneser s,do i kemi drita E tmerrshme ne shek.21 te mos jesh une e drita.

    • Lili, po ndertojme kulla shumekateshe qe shkaterrojne vazhdimisht infrastrukturen e Tiranes. Jane dhene leje ndertimi per 900 mije metra katror qe kerkojne nderhyrje ne kanalizimeve, asfaltime , rehabilitime, linja te reja, hapje rrugesh e tjere e tjere. Nuk ka te mbaruar etja per ndertim. Ka shume para ne xhiro. Sapo u hap unaza e re pas Hotel Tiranes ne qender menjehere u bllokua trotuari, madje u synua qe te grabitej edhe njera korsi e unazes, per nje kulle me shume se 100 metra e cila kerkon REHABILITIMIN e Bulevardit Zogu i pare si dhe shume probleme te tjera urbanistike qe po i paguan Bashkija. Mos u merzit po e rregullojme Tiranen!!! Ka 30 vite qe po grabitet cdo pellembe toke, rruge e rrugice dhe tani grabitjet jane ne 3D, ne hapesire. Ne qender te Tiranes ben sot rreth 40 minuta qe te hysh nga rruga e Durresit per shkak te trafikut. Tani me ndertimin e disa kullave ne qender sasia e makinave qe do te sulet drejt Sheshit Skenderbeg do te rritet rreth 5 mije. Me duket se prane Kryeministrise eshte nje Keshill i Shkaterrimit te qendres te Tiranes. Pasi shkaterruan Bllokun tani e ka rradhen qendra. Kam nje muaj ne Tirane dhe cdo dite ose nuk kemi uje, ose nuk kemi drita me ore te tera. Nuk perdori me ashensorin pasi nga shkeputjet e korrentit, ai ulet e ngrihet sikur eshte ne zhvillim nje termet vertikal i magnitudes 7. Lili mos u merzit kur nuk merzitet askush ne Tirane. Duro si gjithe te tjeret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *