Rama, mbledhje me deputetët e Shkodrës për 3 çështje të rëndësishme

Edona Llukacaj

Pasdreken e së hënëns, në selinë e Partisë Socialiste po zhvillohet mbledhja e deputetëve të qarkut të Shkdrës nën drejtimin e kryetarit të partisë, Edi Rama, pasi shkarkimi i Ditmir Bushatit dhe dorëheqja e Valdrin Pjetrit në vijim, e ka lënë këtë qark pa drejtues politik.

Të pranishëm në mbledhje krahas Ramës, janë Senida Mesit, Arben Pëllumbi,  Musa Ulqini, Paulin Stërkaj, Tom Doshi si edhe kryetarja e Këshillit Bashkiak, Briseida Kadia.

Mbledhja pritet të vendosë për tre çështje të rendësishme, siç janë 1) përcaktimi i drejtuesit politik për Qarkun Shkodër, 2)gjetja e një zgjidhjeje ligjore për rizhvillimin e zgjedhjeve për bashkinë pas largimit të Pjetrit si dhe 3) emërimi e drejtorëve të rinj të institucioneve. /abcnews

e.ll./dita

Share This Article
2 Comments
  • ME SHUME TE SHKON PARULLA “PER SHQIPERINE QE DUA “.ME QE KE PER KRAH CUNIN E SERVETIT , MBESEN E TIJ ETJ , MERE DHE VETE SERVETIN , SI I VETMI QE NGA SA KE RROTULL I KISHTE “LEZET” FJALA …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *