Botaniku, pronë e Bashkisë. FSHN çon në gjykatë VKM-në e qeverisë

J L

Fakulteti i Shkencave të Natyrës i Universitetit të Tiranës ka vendosur të çojë në Gjykatën Administrative të Apelit, vendimin e qeverisë për të kaluar Kopshtin Botanik në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të ditës së djeshme, Asambleja e FSHN ka vendosur unanimisht ta dërgojë këtë çështje në gjykatë. Në një deklaratë për shtyp, FSHN thekson se Gjykata Administrative duhet të vendosë në favor të shpëtimit të këtij institucioni unik me vlera kombëtare të pazëvendësueshme.

“Të shqetësuar për fatin e Kopshtit Botanik dhe në pritje të përfundimit të procesit gjyqësor, Asambleja unanimisht mori vendim që të përcjellë nga afër të gjitha hapat e këtij procesi, me praninë e të gjithë trupës së saj para Gjykatës Administrative të Apelit, ditën e mërkurë, datë 09.10.2019 ora 11:00, me shpresë të një vendimi të drejtë në favor të shpëtimit të këtij institucioni unik me vlera kombëtare të pazëvendësueshme”, thuhet në deklaratën e FSHN.

Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e 17 korrikut 2019 të kalojë Kopshtin Botanik në pronësi të Bashkisë së Tiranës, teksa më parë ai ishte pronë e Universitetit të Tiranës.

j.l./ dita

Share This Article
10 Comments
  • Te dashur kolege te Fakultetit te Shkencave te Natyres mjerisht nuk ka asnje force ne Tirane qe te ndaloje grabitjen dhe cimentimin e hapesirave te gjelberta. Nuk e shihni se po grabisin edhe hapesiren dhe jo me token..Jemi ne epoken e AL Kapones, ku secili boss po mundohet te ndertoje kullen me te larte se shoku i tij.

  • Kopështi botanik, si dhe ai zoollogjik duhet të jenë pronë e gjithë qytetarëve.
    Qytetarët e çdo qyteti përfaqësohen nga bashkija përkatëse. Kështu qytetet moderne.
    Universiteti, deri tani, e ka lënë në gjëndje të mjeruar. Le të thotë kush çfarë studimi apo kontributibkanë dhënë për rrogat që kanë marrě.
    Në se ai personel “shkencor” është i bindur se bashkija është grabitěse, PSE NUK I NGRENË KËTO ARGUMENTE GJATË ZGJEDHJEVE, POR TANI QË U PRISHET REHATI FINANCIAR?

    • nese eshte sic e shtroni ju, atehere nje marrje arbitrare e prones nga ana e bashkise eshte zgjidhje e gabuar

      por nuk eshte sic thoni ju
      Kopshti botanik e zoologhik jane prone e komunitetit shkencor dhe ato perbejne Institucione Shkencore ne vetevete.
      Ne gjithe boten Qytetaret nuk jane prioritet por faktor sekondar sa i takon ketyre institucioneve.
      Kjo eshte e verteta.
      turp bashkia e Tiranes!

      • O ish student, e kupton qe ky pordha Shefqet Cela as e ka idene cfare eshte kopeshti botanik i Universitetit Publik?
        Kopeshti eshte parcele eksperimentale dhe laborator natyror per ruajtjen dhe kultivimin e bimeve ne zhdukje.
        Ky pordha as nuk e di ca ka brenda, por ben nje verejtje te pergjithshme sikur Tirana dhe bashkia kane vuajtur nga gjendja e “mjerueshme” e kopeshtit.
        Nderkohe qe Universiteti Publik ka ambientet e tij te detyrueshme per te zhvilluar programin mesimor dhe shkencor. Bashkia nuk mund te behet pjese e kesaj. I bie qe te pronesoj Universitetin dhe gjithcka.
        Po ja qe shteti ka rregulla dhe jo teka si te Ramutit dhe Lali Dhjerit qe u ka hyre grykesia e madhe per Kulla.
        Kopeshti duhet ti ngelet Universitetit.
        Ramuti dhe Lali Dhjeri jane hajdute te deklaruar. Dhe Ramuti nuk eshte hera e pare qe tregohet me qendrim antishqiptar, antikulture dhe antiedukim.
        Ne fillim ju turr Gjeollogjikut per ta zaptuar, pasta shkaterroi Akademine e Shkencave, dhe tani po shkaterron gjithcka ka trashegimni shkenca dhe vendi.

  • Alegria:
    Kopeshti zologjik,qe perfshin gjithe territorin shqiptar,grindet se kujt duhet ti takoj kopeshti botanik:
    Duket qe kafshet mishngrenese brenda tij,kerkojne per me tej sallate dhe supe barishtore.

  • Universitetet publike nuk mbajne dot vehten e tyre , jo me nji objekt qe kerkon investim dhe kujdes te vazhdushem dhe sigurisht nuk sigurojne fitim!

  • Eshte qeveria organi kompetent per te vendosur se e kujt eshte pronesia apo kujdestaria e nje prone publike. Dhe ketu nuk i merret dora askujt. Ndryshe gjithçka behet çorbe derri. Kopshti botanik dhe zoologjik kane qene qe më 1975 prone shteterore dhe jane administruar nga Komiteti Ekzekutiv i kohes. çuditerisht ata qe mbushen Tiranen me kioska, qe e kthyen Lanen ne nje shurrtore gjigane, na qajne sot per gjelberimin apo parkun! Siç bene para 2 vjetesh per nje park lojerash per femije?! Ku vajten deri me koburre ne brez! Po me mbushet mendja çdo dite e me shume se demokracia nuk qenka per shqiptaret dhe zulutë. Paskemi pasur nevoje edhe per 200 vjetet e ardhshem te qeveriseshim nga nje dore te forte. Diktature me nje fjale. Ne fakt edhe vendet e sotme perendimore kane kaluar shekuj nen diktature dhe absolutizem para se te kalonin pak a shume ne demokraci pas Luftes se Dyte Boterore. Kur do filloje ta njohe qeni te zonë edhe ne Shqiperi?!

      • Ti duhet te ishe lidhur me kohe or plak i mbaruar. Ke rrjedhur i tëri. Por siç duket edhe vendet ne çmendine jane zene. Je bere si kone e terbuar. Ngele duke iu sulur me terbim dhe kapur nga fundi i pantallonave te gjithe atyre qe nuk kane saçme ne tru si puna jote. Te meshirofte Zoti dhe ata qe te durojne ne shtepi.

  • Nuk u ngopkan Ro****t njeher filloi Sala me banden e tij duke zen cdo cep te tiranes duke e ber pallate ,tani radhen e kan Ro****t Socjalist te vjedhin pronen private U dhkerdh***ha rop e shpis ku i kan PD -PS-e LSI tre familjet me te poshtra qe ka pasur ky komb duhen djegur ne furr te gazit megjith ca kan mbrapa pjella e PPSH 30 vjet demokraci vetem shkatrrim e vjedhje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *