Krimi qё i bёn pluhur e hi “fitoret”

anazapta

Email në adresën

[email protected]

Shqiptarёt dёgjuan nga goja e Edi Ramёs pёr njё kriminalitet fiskal;pёr devijim tё milionave euro nga arka e shtetit. Dhe fjala ishte pёr bosёt e lojrave tё fatit; dhe fjala ishte se ato miliona kanё pёrfunduar nё xhepa familjesh oligarkike tё lidhura ndoshta edhe me vetё familjen Berisha. Fjala ishte se ato ishin publike dhe i kishin emrat e pёrveçёm. Ishin tё njohur edhe rivalёt. Problemi qёndron tek pjesa qё eksponentё tё pushtetit tё Berishёs, ministra tё tij , kishin tek kёto lojra fati pёr krimin. Problemi qёndron  dhe tek tmerri pёr familje tё shkatёrruara prej tyre. Dhe kёto nuk janё pak.

Pёrfitimi, ose “pjesa qё i takonte”, nga tatimet, nga doganat, nga tenderat, nga dietat, nga monopolet, nga gjobat e bizneseve”, ishte moto qeverisёse.

Miliona e miliona tё futura nё xhepa nga varfёrimi e grabitja e njerёzve; nga shpёrblimi  pёr shkretimin qё i ёshtё bёrё vёndit. Ky ёshtё njё krim qё i bёn pluhur e hi tё gjitha “fitoret” e Berishёs.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *