Nëse Shqipëria dhe Maqedonia Veriore do të fillojnë bisedimet e pranimit me Bashkimin Evropian varet nga Holanda, njoftoi stacioni televiziv holandez NOS.
Parlamenti holandez do të diskutojë sot për zgjerimin e BE-së dhe përafrimin e dy vendeve. Për vite me radhë, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore janë përpjekur të fillojnë bisedimet e pranimit në BE, por pa sukses.
Holanda është kryesisht kundër fillimit të negociatave të pranimit, veçanërisht kur bëhet fjalë për Shqipërinë. Gjermania gjithashtu ka kundërshtuar fillimin e negociatave, por Parlamenti gjerman kohët e fundit vendosi të hapë bisedime, me kusht që Shqipëria dhe Maqedonia Veriore të plotësojnë kushte të caktuara, përfshirë këtu për të siguruar funksionim më të mirë të gjyqësorit, si dhe luftë efektive kundër krimit të organizuar.
Ndërsa këto janë të njëjtat kushte si Holanda, pyetja e madhe është nëse Parlamenti holandez do të marrë të njëjtin vendim sot si Gjermania.
Argumenti më i rëndësishëm i paraqitur nga Holanda për të bllokuar fillimin e negociatave është korrupsioni dhe krimi i organizuar në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore.Nga ana tjetër, shumica e vendeve që mbështesin fillimin e negociatave të pranimit për të dy vendet në BE, si Italia, Austri dhe një numër i madh i vendeve të Evropës Lindore, besojnë se është pikërisht anëtarësimi në BE që mund të ketë një ndikim më të madh në këto vende, transmeton KosovaPress.
Për më tepër, mbështetësit e fillimit të bisedimeve, shpjegon korrespondentja holandeze nga Brukseli për NOS, kanë frikë nga ndikimi në rritje i Rusisë, e cila investon shuma të mëdha parash në këto vende, dhe duke hapur negociatat ata duan të kufizojnë atë ndikim.Ndërkohë, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore janë duke punuar intensivisht për të përmbushur kushtet e përcaktuara.Në veçanti, Maqedonia, ndryshoi emrin e saj në Republikën e Maqedonisë Veriore në fillim të këtij viti, duke i dhënë fund një konflikti shumë-vjeçar me Greqinë, një anëtar i BE i cili insistoi në ndryshimin e emrit, pas krahina në Greqinë Veriore mban të njëjtin emër.Ishte ky ndryshimi i emrit që ishte një nga kushtet e rëndësishme për pranimin e Maqedonisë Veriore në BE.
Për më tepër, Maqedonia Veriore po lufton intensivisht me korrupsionin, dhe autoritetet shqiptare janë duke kërkuar të ulin korrupsionin dhe krimin e organizuar. Kështu, muajt e fundit u zhvillua një hetim kundër të gjithë gjyqtarëve që duhej të jepnin qasje në llogaritë e tyre bankare dhe të tregonin të gjitha pasuritë e paluajtshme. Gjyqtarët që nuk mund të vërtetonin origjinën e shumave të mëdha të parave në llogaritë ose pasuritë e paluajtshme, u pezulluan.Ndërkohë, dyqind gjyqtarë janë dënuar derisa gati gjashtëdhjetë për qind e tyre nuk do të kthehen në gjykatë për korrupsion në të kaluarën.Pas debatit të sotëm në parlament, ministri holandez Stef Blok do të shpallë vendimin e Holandës në një takim të BE që do të mbahet në Luksemburg këtë fundjavë.Vetëm atëherë BE do të marrë një vendim zyrtar për pranimin e mundshëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore.
Shqipëria dhe Maqedonia Veriore nuk janë vendet e vetme që presin anëtarësimin në BE.Vendet kandidate janë gjithashtu Turqia (kandidat që nga viti 1999, filloi negociatat e pranimit në 2005), Mali i Zi (kandidat nga viti 2010, negociatat që nga viti 2012), Serbia (vendi kandidat që nga viti 2012, filloi negociatat e pranimit në 2014), ndërsa Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova janë në pritje të statusit të kandidatit për anëtarësim në BE. /Kosovapress
o.j/dita

Me mire thoni ne dore te lulashit dha saliut qe paguajne miliona kunder Shqiperise duke kujtuar se eshte e edit
Kjo nukmka asnpak te beje me Hollanden,Por, me opoziten e vete shqiptareve,opziten jashte paralamentare e institucionale shqiptare,me shkurt e shqip me Lulezim Bashen me shtetesi hollandeze dhe Salihun me “shtetesi kundershqiptare” dhe opoztes me destructive dhe me perkushtuese per njollosjen e perbaltimin e vlerave materiale, shpirterore dhe identitetit kombetar e shteteror te shqiptareve dhe Shqiperise.
menduam per pak se ishte ne doren e njerezve tane.
Un jam SHQIPTAR vendin tim e dua me zemer , por SHQIPERIA me kta politikan bastard te ktyre 30 vjetve , nuk e meriton te futet ne europ , nese pranohet do jet turpi europes , qe do i japi presligj kriminelve hajdutve kondrabandisteve dhe antishqiptarve pra llumit te kti populli ,nje PO do jet turpi europes , ne kur te nderrojm te ter politikanet e meritojm europen ne te kundert nje JO e madhe per ne.
Po kush i vuri keta politikane bastarde aty ku jane e ku kane qene? Kush i mbron e promovon zgjedhje pas zgjedhjesh? A e ke pyetur ndonjehere veten per kete? BE dhe USA te mos bejne ku….rven e virgjer, kur kane 30-vite rresht qe punojne ne bordellon Shqiptare.
U zgjua Hollanda e gjithe keta majmunet Europian e na zbuluan korrupsionin ne Shqiperi pas 30-vitesh. Thua se vendet e tjera qe u antaresuan nuk kishte hic korrupsion, thua se Brukseli apo vendet anetare te BE-se nuk kane korrupsion. Po shumica i mesuan pislleqet nga Europa kur iken te lebetitur nga buka e misrit te Ramiz Alise.
Kaq te veshtire qenkan Shqiptaret sa nuk u ujdisen per 30-vite nga kllounet e Brukselit dhe Washingtonit ne politiken e ketij vendi? Apo eshte dicka tjeter qe nuk na e thone.
Un jam SHQIPTAR vendin tim e dua me zemer , por SHQIPERIA me kta politikan bastard te ktyre 30 vjetve , nuk e meriton te futet ne europ , e ka vendin ne hale vetem , nese pranohet do jet turpi europes , qe do i japi presligj kriminelve hajdutve kondrabandisteve dhe antishqiptarve pra llumit te kti populli ,nje PO do jet turpi europes , ne kur te nderrojm te ter politikanet e meritojm europen ne te kundert nje JO e madhe per ne.
Pirdhni o pirdhni qe te shfryheni. Po te duan ata qe e kane prone te tyre BE-ne, qe neser e antaresojne Shqiperine, si bene me vendet e tjera te ish bllokut te Lindjes. Korrupsioni dhe mekatet e kesaj bote nuk linden ne Shqiperi dhe nuk jane eksluzivisht produkte Shqiptare. Po luajne me 100 porta njehereshi, njeri e pret e tjetri e percjell, duke u tallur me popujt e Ballkanit, per qellime te erreta. Po kur gjejne mire bejne. Ne kemi nje popull te lodhur e politikane si majtas dfathtas apo ne mes, te telekomanduar, te cilet shikojne xhepin dhe interesat e tyre, ne kembim te nje loje te ndyre.
Antishqipetarizem dhe antiislamizem
Zoterinj,keni pikasur ndonje interes te popullit per tu antarsuar ne BE?
Ka interes si do dali ndeshja kombetares,a do rriten rrogat dhe pensionet,si do te jete moti neser,,..
Anetaresimi ne BE nuk na duhet fare.
Keta qe duan te futen ne BE,jane femijet a atyre qe prisnin ftesat per Jubileun e Clirimit ne Pallatin e Brigadave.E prisnin ftesen ne darken e pallatit te brigadave si Muhibet ne festen e Hashures.
eta jane ata qe nuk i zinte gjumi deri sa u pranuan ne Traktatin e Warshaves