Ruçi me ambasadoren e Libanit: Koha të njihni pavarësinë e Kosovës

Edona Llukacaj

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi priti në takim ambasadoren e Libanit në Shqipëri, Dona Barakat.

Në një njoftim për mediat nga Kuvendi thuhet se kryeparlamentari Ruçi e ka vlerësuar si pozitive marrëdhëniet aktuale dypalëshe dhe ka shprehur vullnetin e Shqipërisë për forcimin e tyre të mëtejshëm.

Ai tha: “Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Libanit janë historike dhe ato duhet të forcohen. Marrëdhëniet shumë të mira politike duhet të pasohen nga fuqizimi i bashkëpunimit ekonomik e tregtar. Kjo kërkon që marrëveshjet në proces për tu nënshkruar midis qeverive duhet të bëhen sa më shpejt funksionale sepse ato e lehtësojnë këtë bashkëpunim, sidomos në fushat e bujqësisë, turizmit dhe transportit”.

Më tej kryetari i Kuvendit theksoi se ishte koha qe Libani të njihte pavarësinë e Kosovës – thuhet në njoftim.

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *