Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në Kosovë (PZAP) ka deklaruar se nuk do të ketë rinumërim të fletëvotimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.
Vendimi PZAP u mor pas shqyrtimit të kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Koalicionit NISMA-AKR-PD për rinumërimin e të gjitha votave në nivel vendi.
Ky vendim erdhi pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi të martën se ka përfunduar procesi i numërimit të votave të rregullta.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 25.48% të votave, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.82 %.
Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 21.24 % të votave, Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë dhe Partia Socialdemokrate 11.57 %, ndërsa Lista Serbe 6.61 %.
Në këto rezultate nuk janë të përfshira votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta, pasi ato nuk janë numëruar ende.
e.ll./dita
