Gjatë një takimi me studentët e ekselencës në Tiranë të martën, presidenti Ilir Meta i është referuar si zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të zhvilluara më 6 tetor në Kosovë ashtu edhe situatës politike në Shqipëri.
Presidenti Meta i cilësoi zgjedhjet në Kosovë si të shkëlqyera, ndërsa ka theksuar se “drama” e Shqipërisë në lidhje me zgjedhjet vjen qe nga ndryshimet e Kushtetutës në vitin 2008, pas mbylljes së listave të partive.
Presidenti u shpreh: “Zgjedhjet në Kosovë na duket sikur ishin zgjedhje në Danimarkë. Zgjedhje të shkëlqyera. Drama jonë fillon në 2008. Ajo që ndodhi me këto lista të mbylluara është një problem i madh. Edhe partitë u mbyllën dhe sistemi është bërë më i mbyllur. Nuk ka më deputetë që bëjnë oponencë. Kjo e ka goditur në thelb demokracinë parlamentare dhe ky problem duhet parë me kujdes edhe në reformën zgjedhore”.
Po ashtu,presidenti Meta foli dhe për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri, ku theksoi se ato duhet të jenë më frytëdhënëse.
Presidenti tha: “Mendoj që marrdhëniet tona ka mundësi të jenë edhe më frytdhënëse. Në Kosovë u votua për të bërë një ndryshim. Ishte Haradinaj që i hapi rrugën ndryshimit. Ai ishte bërë një koalicion i vështirë për të ecur më tej. Tani qytetarët do kenë mundësinë të kenë një qeveri më të qëndrueshme dhe funksionale, edhe në përparimin e Kosovës edhe për dialogun me Serbinë”.
e.ll./dita

e verte i ndryshimeve 2008 por dhe ti si hajdut qe je ke paguar per vota sa je lodhur dhe ke vjedhur vota gjithashtu ti do litarin i pari zoti korrupsin floriri