KPA shkarkon gjyqtarin e Apelit në Korçë, Sotiraq Lubonja

Ornela

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin nga detyra të Sotiraq Lubonjës, gjykatës në Gjykatën e Apelit në Korçë.

Vendimi është marrë nga trupi gjykues në KPA i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Luan Daci relator, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo, anëtarë, dhe është bërë publik sot.

Në seancën e zhvilluar në KPK, Lubonja nuk justifikoi dot llogarinë bankare prej 5 mijë dollarësh të djemve, dhuratën prej 4 milionë lekë të së ëmës dhe dhuratën nga vjehrri prej 25 mijë dollarësh.

Por, edhe pse gjyqtari këmbënguli se ishte e ëma ekonomistja e shtëpisë dhe se vjehrri me vjehrrën kishin standard të lartë ekonomik pasi jetojnë në Amerikë, ky qëndrim nuk u konsiderua.

KPK-ja gjeti të dyshimta edhe udhëtimet e shpeshta në Amerikë të gjyqtarit.

Por, Sotiraq Lubonja ishte gjithashtu edhe anëtar zëvendësues në Këshillin e Emërimeve të Drejtësisë, që përfundimisht ka dalë jashtë loje.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *