Ulet mosha e pubertetit për vajzat. Fenomeni sipas mjekëve lidhet mbi të gjitha me obezitetin apo mbipeshën. Përfundimet kanë dalë nga një studim i publikuar në revistën “Pediatrics”. Autorët thonë se ka ardhur momenti për të rishikuar parametrat sipas të cilave gjykohet nëse puberteti është i parakohshëm, i vonuar apo në normë.
Studimi është bazuar në vëzhgimin e 1200 vajzave të vogla gjatë harkut kohor 2004-2011. Zhvillimi i gjoksit, si një nga treguesit e hyrjes në pubertet, ka rezultuar për vajzat e bardha mesatarisht 1 vit më i shpejtë në krahasim me një studim të ngjashëm të kryer në 1997, me 14 mijë vajza.
Rezultatet janë të ngjashme edhe për gajzat e grupeve të tjera etnike. Sipas autorëve të studimit, pesha trupore ka rezultuar treguesi kryesor i pubertetit të parakohshëm.
“Vajzat me zhvillim të parakohshëm përballen me një seri pasojash psikofizike, që nga vetëvlerësimi deri te depresioni; nga hipertensioni te rreziqet më të mëdha për disa lloje tumoresh. Ky studim tregon se mjekët duhet të ripërkufizojnë atë që quhet pubertet i hershëm dhe i avancuar”, thotë Frank Biro, i cili ka udhëhequr studimin. / Gazmira Sokoli

TE CMENDUR DHE KRIMINELE
ne Europe dhe gjithe vendet e tjera ku industria ushqimore eshte e “zhvilluar” eshte nje problem shume i madh qe do tia degjoni zerin ne kete drejtim .Kerkoni ne You Tube dhe shikoni gjendjen e hormoneve ne mish, qumesht bile dhe uje te pishem. Mundohuni te ushqeheni femijet me ushqime tonat. Mos harroni se jane bere me shume se 6 miliard njerez ne toke. Do zhvillohen akoma shume metoda per pakesimin e races njerezore.