Bashkëkryetari i komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri i ka dërguar këtë të mërkurë një ftesë zyrtare Partisë Demokratike për të marrë pjesë nesër, te enjten e 10 tetorit në mbledhjen e komisionit.
Ftesa i është drejtuar përfaqësuesit të PD, Ivi Kaso.
Gjiknuri e fton Kason të enjten në orën 10:00, në Kryesinë e Kuvendit.
Ndër të tjera, në këtë ftesë theksohet se do të diskutohet mbi ecurinë e tryezës së përbashkët mbi reformën zgjedhore të 25 shtatorit, “ku ju morët pjesë”.
Ndërkohë, PD më herët është shprehur se reforma zgjedhore nuk mund të bëhet me Gjiknurin në këtë komision, emti i të cilit është përfshirë në audiopërgjimet për blerjen e votave në Dibër.
e.ll./dita

E nxori surratin ky hajduti i Unazes?
Jo Z.Gjinkuri,nuk mund te behet reforma zgjedhore me antarin e Grupit KÇK”(Grupi të kapësh çfarë të kapësh”),se siç thote Edvin Escobar D’Rama,pordhitikane si ty jan shpallur ne kerkim,nuk kalojn dot procesin e vetingut,dhe e kan vendin ne burg.