Ergys Verdho është drejtuesi i komanduar i Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Kjo u bë e ditur nëpërmjet një njoftimi të Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës mbi inspektimin që bëri ministrja Belinda Balluku në segmentin rrugor Tiranë-Ndroq-Plepa. Në njoftim bie në sy edhe emri i drejtuesit të ARRSH.
Në shtator, drejtuesja e Autoritetit Rrugor Shqiptar që nga muaji maj, Sonila Qato dha dorëheqjen. Në vend të saj, u emërua Vasilika Vjero por edhe kjo njoftoi largimin nga detyra pa i mbushur dy javë.
Nga ana tjetër, Ergys Verdho mbante më parë detyrën e zëvëndësdrejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe si i tillë është komanduar drejtues i ARRSH-së. Mbetet për t’u parë nëse qeveria do të miratojë një drejtues tjetër apo do të vijojë duke zyrtarizuar si drejtues të përhershëm, drejtorin e komanduar./ scan
e.ll./dita
