Kryeministri, Edi Rama, gjatë takimit me Presidentin e Greqisë, Karolos Papulias, ka shprehur gatishmërinë e qeverisë shqiptare për t’i dhënë përmasa të reja bashkëpunimit me Greqinë, në kuadër të miqësisë e të fqinjësisë së mirë, si dhe në kuadër të partneritetit strategjik.
Në takim u theksua vullneti i përbashkët për avancimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe u shpreh besimi se një kapitull i ri do të shënojë bashkëpunimin e dyanshëm, si dhe atë rajonal.
Rama u shpreh se roli i Greqisë si një vend anëtar i BE-së dhe NATO-s ka një rëndësi domethënëse për rajonin dhe se qeveria shqiptare konstaton me kënaqësi vëmendjen që Greqia po i kushton rajonit. Kryeministri nënvizoi se një epokë e re është hapur në bashkëpunimin mes vendeve të rajonit, pas marrëveshjes midis Beogradit dhe Prishtinës.
Papulias siguroi për mbështetjen e Greqisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian. Greqia tha ai, e pret Shqipërinë sa më parë në BE dhe ajo do të jetë në krah të saj, në këtë përpjekje.
Kryeministri paska shtuar ca kile. Si duket e ka leshuar pak veten pas stresit te fushates.
Me kaq informacion sa na jepet, nuk mund te gjykosh dhe te shprehesh opinion. Keto qe lexova jane shprehje standarte diplomatike, qe i kemi degjuar ne çdo takim diplomatik. Gjykimi yne do te ishte i plote, nese do beheshin puplike detyrimet konkrete, qe ka marre persiper sejcili nga bashkebiseduesit. Mesa pashe ne informacionin qe jep Gazeta Dita, edhe pse shume shkurt, me duket se perseri politikanet tane ja kane “rritur nje çike veshin” z. Papulias.
shum pak infomacion qe dote thote shum pazare
U presim ne BE???? E ka te sigurte??? Se do nje kohe te gjate qe Gjermania ti fusi shqipot ne BE…. dhe deri atehere…sic po duken bathet…. Greqia mundet te jete perzene me ceremoni. Me borxhin qe ata kane, dhe qe nuk e lajne dot sikur nami te behet, nuk e kane te gjate. Nje gje eshte e sigurte: kur te vije ajo dite (e larget), Shqiperise do i kerkohet nga EU te provoje qe nuk do te veproj sic veproi Greqia…. vetem athere do merret ne konsiderate. Papulias ka privilegjin dhe shansin e fundit (per moshen qe ka) te normalizoj marredheniet. Nqs nuk njihet Kosova, nuk hiqet ligji idiot i luftes, nuk njihet ceshtja came, dhe nuk rikthehen te gjithe emrat e shqipove ne Greqi ne ato origjinale, sic i kane ne Shqiperi, Greqia humb miqte e paket qe i kane ngelur ne rajon, se me tej i ka humbur ka kohe. Fatkeqesisht Greqise u be kohe qe po i mungon nje politikan largpames. U be vite qe po rreshqet ne nje spirale te thelle poshte e me poshte. Shqiptaret do ti kete miq nqs do te dije ti fitoje ata me miqesi reale.
Vizita e zotit Papulias eshte pozitive ne mardhenjet e dy shteteve tona . jam i bindur se kjo vizite do prodhoje permiresim mardhenjesh e shtim te bashkepunimit ekonomik e tregetar ., Nje fryme dhe ere e ngrohte ne mardhenjet e shqiperise ne rajon , shume ndryshe me frymen konfliktuale te Sahli intrigantit , hipokritit , i nje politik berje individuale shume djallezore , kam mendimim, se edhe deshtimi i vizites te pare te zotit Palulias me zotin Mojsiu , ka shume mundesi te jete sabotuar me dashakeqesi , duke hedhur gurin e fshehur doren , nga shpirt ziu, anti – shqiptari Sahli Jud Berisha . tashme i deskridituar teresisht , i cili ka qene i pa deshiruar gati nga te gjitha kancelarite serioze edhe kur ai ishte kryeminister .
Le te shpresojme se KM yne nuk ka harruar ta falenderoje Papuliasin,per urdherin qe i dha uzurpatorit te KOASH,qe te zhvillonte meshen ne gjuhen e te pareve te tij.Ishalla se merr vesh presidenti jone cfare une po shkruaj se me siguri do ti jape nje medalje ne krishtlindjet e radhes.