Makina e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është djegur në rrethana të paqarta. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:26, në lagjen “Lef Sallata”, pranë zyrave të bashkisë.
Burime zyrtare nga policia thanë se ka marrë flakë automjeti tip ‘Range Rover’ në pronësi të Bashkisë Vlorë (mjet që përdorej nga Kryetari i Bashkisë Vlorë), ku si pasojë e flakëve ka marrë zjarr edhe një automjet tjetër tip ‘Ford’, parkuar në afërsi.
Drejtuesi i mjetit Range Rover, shtetasi me inicialet E.T, shoferi i Kryetarit të Bashkisë, e kishte parkuar mjetin pranë pallatit ku banon. Të njëjtat burime sqarojnë se mjeti tjetër tip ‘Ford’ është në pronësi të shtetasit me inicialet B.A.
Si pasojë e flakëve, të dy mjetet janë dëmtuar plotësisht.
Ka dyshime që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm, ku shenjestër ka qenë makina tip ‘Range Rover’ në pronësi të Bashkisë, që përdorej nga Leli.
Sipas banorëve, nuk është dëgjuar asnjë zhurmë, derisa kanë parë makinën që digjej.
Policia ka ngritur një grup hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve të mëtejshme në lidhje me përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

j.l./ dita

Eshte reagim kamikazesh nga prishjet e objekteve qe kane zaptuar buzen e detit.
Pa dyshim mos kryerja e reformes per kthimin e pronave pronarve te ligjsjem do te prodhonte luften civile qe po perjetojme per 30 vjet.Ligji 7501, i hartuar nga tradhtaret e kombit ,ka shkaterruar e do te shkaterroje bazen e qendrishme te shoqeris ne demokraci.Kapitalizmi shqiptar, qe i ngjan nje lufte kaubojsash,do te shoqerohet me kosto per kedo qe lufton te mbi jetoj.Ne kete lufte jane te rezikuar dhe organet ligjzbatuese qe kerkojne korigjimin e gabimeve te ketij ligji vrases.
Tani vlora ka kryetar apo kryetare, qe ta sqarojme njehere e mire kete pune.
Flaken te gjitheve, duke filluar qe nga mustaqemiu i Bashes
Avash avash se nuk e ka ndermar bashkia prishjen …nuk ka me nder b…..bashkia….te qe per bashkin…per 100 vjet aty i kishe