Me ftesë të kryeministrit Nikolla Gruevski, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të vizitojë nesër Maqedoninë. Kjo është vizita e parë e Ramës si kryeministër i vendit në Maqedoni.
Mediat maqedonase bëjnë të ditur se, axhenda e kryeministrit Rama përfshin takime me presidentin e Maqedonisë, George Ivanov, kryetarin e parlamentit Trajko Veljanovski, si dhe me krerët e partive shqiptare Ali Ahmetin e BDI-së dhe Menduh Thaçin e PDSH-së.
Zëdhënësi i kryeministrit të Maqedonisë, ka theksuar se: “Do të bisedohet për shumë tema të interesit të përbashkët, për përparimin e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimit tregtar, për realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore si dhe për perspektivën euroatlantike si dhe integrimet rajonale, që janë përcaktime strategjike të të dyja vendeve”.
