E paqartë lidhja me gruan, ky është polici që kreu vrasjen e mbrëmshme në Kavajë

Ornela
Polici i burgjeve Toçi

Personi në fotot e mëposhtme është Bledar Toçi, punonjës i policisë së shtetit në Durrës, i cili ka vrarë shtetasin Dritan Haxholli.

Mësohet se viktima Dritan Haxholli ka hyrë në banesën e shtetases M.Q.,  brenda së cilës ndodhej në rrethana ende të pasqaruara edhe Bledar Toçi.

Haxholli raportohet se ka patur një lidhje me gruan, por kur ka mbërritur në banesë është konfliktuar me Toçin, i cili ka qëlluar mbi të me armën e shërbimit.

Lidhja e vetë Toçit me gruan mbetet e paqartë.

Polici Toçi punon në sektorin e burgjeve. Në shtëpinë e tij gjatë kontrollit pas vrasjes u gjendën 7 doza kokainë.

 

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Lidhjen me gruan nuk dua tja di fare. Si ti doje trapi..
    Problem jane 7 pakot e kokaines. Ja qe Hollanda ka te drejte kur thote qe shteti eshte i perfshire ne kontrabanden e droges dhe korrupsion.
    Demaskimi nuk vonoi. Dhe Ramuti e pa qe nuk i vlen lekura si europian, nuk e shiti dot me sakte, dhe iu kthye origjines se tradhetise serbe, si dobic i Zogut qe eshte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *