Jovan Jano
Një çerek shekulli më parë, aty nga muaji prill i vitit 1987, ndërsa gjendesha në zyrën e punës, dikush më troket. U ngrita, hapa derën dhe përballë meje qëndron veterani i LANÇ –it, Novruz Gjergjova. Meqë në ato kohë ishim në valën e punës për ngritjen e Muzeut Historik të rrethit menjëherë më shkoi mendja se veteranin duhej ta kishte shqetësuar diçka që lidhej me muzeun. Ky veteran, përveçse kishte qenë në formacionet partizane të çetës së babë Myslimit unë e respektoja edhe për faktin se ishte edhe mik i babait tim. Pasi u përshëndetëm, futi dorën në xhepin e brendshëm të xhaketës kadife dhe më vuri përpara syve një fotografi, e cila gadi më bëri të shtangesha. Në celuloid pashë një njeri të vrarë, të mbështetur pas murit të një godine me tulla e i fiksuar me dy dërrasa. Ishte një fotografi makabre e Heroit të Popullit, Kajo Karafili, njerit prej heronjve më të lavdishëm të Luftës së Dytë Botërore dhe njërit prej luftëtarëve më të sprovuar të Çetës së Parë Partizane të Europës në luftën kundër fashizmit. “Kur kisha Kajon në krah, më dukej sikur kisha një batalion”, thoshte shpesh Myslim Peza, kur bëhej fjalë për këtë hero. Ai dhe i vdekur, duket sikur na thotë: “Nuk dua të më qani, por mos më harroni !”.
Kajo Karafili, një mit që nuk u thye kurrë
Kajo Karafili ishte kthyer në mit. Populli i Pezës, Kavajës, Durrësit, Shijakut e Tiranës nuk besonte në vrasjen e tij. Prandaj e ca më shumë kjo fotografi i duhej propagandës naziste dhe veglave të tyre mercenare për të çmitizuar në popull figurën e Kajos. Spiunët, shërbëtorët e fashizmit, në kundërshtim me normat dhe traditat morale të popullit shqiptar, në bashkëpunim edhe me forcat naziste, e përdhunuan varrin e tij. Qëllimi i kolaboracionistëve ishte që të thyhej miti i Kajo Karafilit si njeri i pavdekshëm, si emblema e guerilieve të Tiranës. Por në fakt ky mit nuk u thye. Populli i Kavajës, duke mos përfillur urdhrat e autoriteteve pronaziste të qytetit, e ngriti trupin e Kajos, trupin e birit të vet dhe e vendosi në varrezat e qytetit. Më shumë se sa me dhe, e mbuloi me lot e me lule. Njerëzit e një bote, që po vdiste nuk mund të arrinin dot të fiksonin vdekjen e një njeriu, që i përkiste botës së re, që po lindte.
Në kërkim ngjarjes
Kur ia tregova fotografinë babait tim, ai ndjeu keqardhje për Kajon, sepse i donte shumë trimat dhe të tillë ai quante vetëm ata që vetësakrifikohen për të tjerët si dhe ata që dinë ta përmbajnë zëmërimin. Trimat, gjithashtu, janë edhe të zgjuar, – më thoshte babai im, i cili qysh në vitin 1942 ishte futur në çetën antifashiste partizane të Myzeqesë. Babai më rekomandoi të shkoja në Tiranë dhe të takoja shokët më të mirë të Kajos, Safet Kurtin ose komisarin e bataljonit të tretë, Sali Verdhën, dy nga partizanët më të guximshëm të njesiteve guerrile të Tiranës e të Pezës në vitet e okupacionit fashist, për t’ua treguar këtë foto. Edhe Safeti, i cili në kujtesën time ka mbetur një njeri i kulturuar, i thjeshtë dhe i qetë, kishte një arkiv të mrekullueshëm për shokët e luftës dhe i ruante ato me shumë kujdes. Ai më tregoi disa fotografi të Kajos, i veshur si milic, xhandar e i maskuar për të kryer atentate kunder fashisteve dhe kolaboracionisteve. Ai më dhuroi një fotografi më të pastër, më të madhe dhe më të qartë që po botojmë sot. Kur takova veteranin Sali Verdha, më habiti elokuenca dhe bukuria e të treguarit. Ai e ndjente atë që më thoshte. Nga ky veteran i nderuar mësova se në ç’rrethana u vra ky hero, si u zbulua pas 11 ditësh pas vrasjes varri i tij dhe kush ia tregoi varrin komandantit ballist, Ram Habili.
Më tej veterani i nderuar më thotë se në Pezë babë Myslimi dhe ne partizanët kishim një mik, i cili ishte në gjëndje të mirë ekonomike. Nuk ka dëshirë të jap emrin e tij, jo vetëm për etikë, porse ky person qe i lidhur me luftën dhe nuk qe njeri i keq. Por, ja, një ditë në fshat erdhën ballistët e Ram Habilit dhe ia rrëmbyen 50 dele e dhi dhe nja 5 lopë, pa llogaritur pulat. Ballisti Ram Habili, i cili deri në kapitullimin e Italisë kishte qenë pjesëtar i çetës se Babë Myslimit, dhe me ardhjen e gjermanëve u bashkua me ta, duke ditur miqësinë e këtij personi me Babën e shtërngoi me kobure në kokë, që t’i tregonte vëndin se ku ishte varrosur Kajo Karafili duke i dhënë fjalën se bagëtitë e grabitura do t’i ktheheshin. Ky person, kishte miqësi të dyfishtë: dhe me Myslim Pezën dhe me Ram Habilin. Por kur Rama u bë bashkëpunëtor me gjermanët, ai nuk e përfillte më atë. Ai, ca i kërcënuar nga koburja e Ramës dhe ca nga dëshira për të marrë bagëtitë, e tregoi vendin ku ishte varrosur heroi ynë Kajo Karafili. Pra në ditën e njëmbëdhjetë pas vrasjes, pra më 21 janar 1944. Rama, si i pabesë nuk e mbajti premtimin për kthimin e bagëtive të vjedhura.
Nëpër rrugët e Kavajës e Shijakut
Partizanët dhe disa fshatarë nga Cikalleshi e kishin varrosur Kajon në një lëndinë të vogël të rrethuar me pemë shekullore. Pasi e çvarrosën, komandanti ballist, Ram Habili me të vetët dhe gjermanët, e shëtitën trupin e pajetë të Kajos nëpër rrugët e Kavajës e Shijakut me karrocë, e ekspozuan atë katër ditë në një faqe muri me tulla, atje, ku sot gjendet kinemaja, mu në mes të qytetit dhe një ditë në Shijak. Falë të ftohtit të madh, ngricave të atij janari të vitit 1944, falë varrit të thellë, që i bëmë ne shokët e tij dhe shëndetit të tij shumë të mirë, kufoma e tij rezistoi shumë ditë, pa marrë erën e të vdekurit – vazhdon rrëfimin komisari i partizanëve Sali Verdha.

Dhimbje që çan gurin
Kisha lexuar se Myslim Peza e donte tej mase Kajon, sepse e kishte provuar në Resnje të Maqedonisë, por edhe si komandant të batalionit të tretë të Grupit Partizan të Pezës. Ai e kishte rritur pothuajse vetë. Kajo Karafilin dhe më herët, Lam Lekën e Ndroqit, ai i vlerësonte për trimërinë dhe besnikërinë e tyre. Thonë që Myslim Peza, nga dhimbja, që ndjeu, shkuli qerpikun e syrit. Imagjinova dhimbjen dhe dëshpërimin e partizanëve.
Përfytyrova në ato çaste të fejuarën e Kajos, mbesën e babë Myslimit, Myrveten, e cila sapo mori vesh vrasjen e të dashurit të saj, vrau veten me një pistoletë tip – beretë. Në çastin që po jepte shpirt ajo u mundua të nxirte nga xhepi i pantallonave një monedhë, që xhaxhai i saj, Myslim Peza, ia kishte falur për t’i bërë një unazë të fejuarit të saj, Kajos. “Jepja xhaxhait, s’më hyn më në punë” – i tha komisarit të batalionit, Sali Verdhës dhe menjëherë perëndoi sytë përgjithmonë. Në këtë ditë u vranë në pozicione luftimi edhe partizanët Mustafa Lleshi e Bajram Tusha.
Ç’më kujtoi fotografia!…
I mbërtheva sytë mbi fotografinë e Kajos me një mall si të doja të shikoja një njeri që kisha vite pa e parë. Plumbi e kishte marrë Kajon në vetullën e majtë. Megjithatë, fytyra e tij, me flokët e valëzuara e ballin e gjerë, të linte përshtypjen e një njeriu, që e ka zënë gjumi pas një marshimi të gjatë. Unë përfytyroja dhe xhaxhain tim, Mihal Jano, edhe ai dëshmor i Luftës Antifashiste Nacional – Çlirimtare, rënë në luftën për liri në fshatin Çemerricë të Korçës më 10 janar të vitit 1944, me të gjashtë shokët e vet antifashistë nga Myzeqeja. Ai u vra po në atë ditë kur është vrarë dhe Kajo Karafili, pra, kundër gjermanëve dhe bashkëpunëtorëve.
Ato ditë egërsie, ekspozimi i Heroit të Popullit, Kajo Karafili në atë gjendje ishte një nga shfaqjet më të shëmtuara, jo vetëm për qytetarët e thjeshtë të Kavajës dhe Shijakut, por edhe njerëzit e pasur të qytetit. Emrin e tij e njihnin që të gjithë, por për së gjalli nuk e kishin parë. Trupin e tij e vështronin plot plaka të moshuara nga më fetaret, plot gra dhe vajza me sy të trishtuara, të cilat fshehurazi fshinin pikat e lotit të dëshpërimit. Pastaj ato largoheshin dhe në gjumin e thellë iu çfaqeshin në ëndërr kufoma të përgjakura dhe, që klithnin në gjumë aq fort, sikur të ishin pjesëtare të komunitetit të çmëndinave. “Ah, ç’torturë, ç’tmerr të shohësh spektakle të tilla!” – pëshpërisnin diku midis turmës ca djem të shkolluar. Disa diskutonin me zjarr, të tjerë, por të pakët në numur, ishin nga ata njerëz që vinin nga dopo lavorot e që vështronin çdo gjë që ndodh në këtë botë më kapadaillëk, duke kruar hundën.Vetë fakti që populli i Kavajës e mori trupin e Kajos me lot në sy, e rivarrosi në varrezat e qytetit duke ia mbushur varrin me lule të freskëta, tregon se ai i kishte rezervuar këtij trimi një vend të pavdekshëm në zemrën e tij.
Falsifikatorët e historisë qëllojnë bustet me gurë!…
sa “demokratë” janë sot pinjollët e kolaboracionistëve të djeshëm, e tregon edhe goditja me gurë e sende të forta ndaj bustit të Kajos para ca vitesh në qendër të qytetit të Kavajës, i cili tashmë ndodhet edhe i zhvendosur nga qendra e qytetit dhe është i vendosur në një skutë lagjeje si për të ruajtur errësirën nga ndriçimi i dritave dhe si për ta zhdukur nga kujtesa e brezit të ri. Në ate skute të asaj lagjeje te qytetit, mbi bustin e tij erresiren e ndriçon edhe medalioni gjigand i hënës që ndrit errësirën. Edhe ata, që urdhërojnë veprime të tilla gjenden “pak metra” larg nga veprimtaria antikombëtare e kolaboracionistëve të djeshëm.Vetë fakti që u hoqën për gjithë natën nga varrezat e Dëshmorëve të Atdheut eshtrat e komandantit të lavdishëm të LANÇ-it dhe bashkëluftëtarit të ngushtë të Kajo Karafilit dhe Heroit të Popullit, Myslim Peza, tregon se ky pushtet e dha shëmbullin i pari se si duhen “vlerësuar” ata, që luftuan për çlirimin e atdheut nga nazistët dhe tradhëtarët, ata, që kryen sakrifica supreme në emër të lirisë e të demokracisë së vërtetë. Është ky shëmbull i pushtetit të lartë, që “frymëzon” për guxim kolaboracionistët e vegjël të ditëve tona, që të përdhunojnë bustet e heronjëve e të dëshmorëve të atdheut, që luftuan për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit e huaj, që të heqin emrat e rrugëve te heronjëve dhe të vënë në vënd te tyre emra pa identitet heroik. Madhështia e rënies së dëshmorëve të LANÇ-it qëndron tek madhështia e vdekjes për Shqipëri të lirë.


Tani eshte viti 2019 o muzhike.
Edhe cfare pastaj? Duhet te harrojmë heronjt tone? Apo tju bejme festen ballisteve, kolaboracionistëve e zogestë tradhëtar të atdheut? Rroftë lufta nacional clirimtare, vdekje fashizmit dhe kolaboracionistëve.
Bre Artur pionier pensionist muzhik. Tani eshte viti 2019. Ato qe shkruan ti i prralliste sekretari i partise te kooperatives sovjetike, bre Artur. Sa keq per ty, o plako.
Ato ishin terrorioste agjente te jugosllaveve. Sllavo-komunistet e Shqiperise qene kolaboracionstet me jugosllavet qe para L2B.
Edhe historia e Titanikut eshte interesante!
Sipas jush, o Shyt, nuk u dashka shkruar per lavdine e Atdheut! Demek, dashkeni gjera te vitit 2019!!! Atehere merre e lexo dhe gezoju droges, krimit dhe prostitucionit. Se, me sa duket, i kesaj kategorie qenke. Shyt me brire!
Kajo Karafili si nje shqiptar trim e me zemer luani luftoi me shpirt e zemer kunder pushtuesve e treadhetareve te vendit dhe e dha jeten ashtu si i takon nje trimi te kalibrit si vet ai. Sa per opinionin e Shyterve mos u shqetesoni sepse ata e kane tmerr t’u kujtosh te kaluaren. E kane frike sepse i kane lyer duart me gjak, nemos jane pjesmarress ne turturat dhe vrasjen e Kojo Karafilit. Autori Jovan Jano meriton falenderime nga te gjithe ata qe e quajne veten shqiptar.
Te vjen keq qe njerez si ky Shyti pa brire gjykojne ne menyre kaq naive. Sipas tij na qenka viti 2019 dhe nuk u dashka permendur Kajo Karafili! Po kush duhet permendur, o Shyt? Mos duhen kujtuar e nderuar kriminelet balliste, qe zhvarroasen Kajon? Kajo Karafili me shoke dhane jeten per çlirimin e Atdheut, ndersa ti, Shyt,me ato mend qe ke, nuk denjon as te punosh, por te jetosh vetm duke vjedhur. Paç faqern e zeze!
Ti luan me makabritete mor jovan,nuk ben mire.
I pa harruar kujtimi I deshmoreve te Atdheut .Poshte pinjollet e tradhetareve .
nje hajdut e gjobaxhi, nje vrases dhe injorant qe frymezon po injrantet e kriminelet sot.
Kajo Karafili ka qene nje luftetar i shquar dhe zemer luan, por shokun me te mire dhe me te besuar me te cilin bente atentatet ne mes te Tiranes e kudo, Enveri me te tjere e mohuan.Edhe ai ishte nje djale 24 vjecar i vrare ne janar 1944 ne rrethin e korces nga gjermanet.ka qene ne ceten e Pezes me Kajon qysh ne tetor te 1940.Ne shtator te 1943 u kthye ne zonen e korces ku vazhdoi te luftonte si luan ndaj gjermaneve qe e rrethuan dhe vrane ne nje fshat afer Korces.Ate e kishte Kajo Karafili si vella qe kishin pire edhe gjakun e njeri tjetrit si betim.edhe ai luftetar i madh antifashist por jo komunist, vinte nga familje me gjendje te mire ekonomike te gjithe me luften N Cl.E njihte edhe Enver Hoxha se ishte komandant i partizaneve qe ruajten konferencen e Pezes.Trim dhe luftetar si Kajo Karafili, por fatkeqesisht ata qe mbeten i lepine bythen Enver Hoxhes, Kajo Karafili e Pali Rembeci nuk ndaheshin kurre por nuk ishin komuniste ishin antifashiste para komunisteve te Enver Hoxhes.
Njerez si Kajo Karafili do ngalen ne piedestalin e kombit shqiptar.Vete fakti qe e zhvarrosen tregon sa i temerrshem ka qene ky kundershtar per pushtuedit e tradhetaret e kombit.Edhe te vdekur e kishin frike dhe donin qe gjithkush te merrte vesh per vdekjen e tij.Por kombi kurre nuk i harron bijte e vet qe luftuan per te pavarsisht bindjeve politike.
Ja ky dalin shyti i ndyre dhe kompani bien ballistesh
Kajo Karafili ka qene nga Pogradeci, por populli e njeh si kavajas.
Artikulli eshte shume i sakte.
Problemi eshte, a do dilte Kajo ne pension ?
Aktiviteti ne jeten civile per te, ka qene i dyshimte.
Ka fjale qe edhe vrasja e tij mbetet e dyshimte, i futur ne kurth.
Kajo njihej si njeri qe rrembehej, humbte shpejt ekuilibrin e nuk ta zgjaste.
Ne Kavaje ka pushkatuar nje fshatar, qe lypte bageti neper fshatra se na duhen per partizanet, por qe i mbante per vete.
Ata qe luftuan duhet nderuar.Po Jo ti supervlersojm.Itain e gjerma qe sulmunan Shqipnin shin rreth 4000 ne faKt 3800.Par I takon nje ushtar I huaj te Ket rare 7shqiptar.Ne fair jan vrar 6300 vete.Megjithse Pjesa ma e made ja Vrar me mes shqiptarve.
RESPEKT Per Legjenden Kajo Karafili,dhe te Gjithe ata qe Luftuan Okupatorin…por Resdpekt edhe per ata qe Ndihmuan Luften…lol
Jo ore shoke si do kujtojme Kajon ne e te tjere….kemi tema plot tani shume here me edukative…kemi Marsiden qe i hyjne shoket nga dera e dritarja….ja keshtu o miq erdhi dita te bejme muhabete burrash
..per Tocin Marsiden
i gjori Kajo ;;;; e dh jeten qe Enveri Mehmeti te jtonn si pashallare dhe poulli i kavajes t a blente buken me rracion ;; More Kajo trimi more je nje hero i popullit por duhej ta filloje spastrimin me tradhetaret si enveri mehmeti qe ja dhane Kosoven Serbit ;;; Por ti smun ta dije isha naive ;;; Dhe per varin ndoshta ja ka teguar kunati i Enverit spiun nazistave se hante e 2 luge ;;s del nje historian nje veeran te tregoje realitetin e nhite Tirona e mbare dhe shqiperia e mbare ;;;por se njihni veteranet e luftes ;;;,,,,,??? po ta dinte kajo qe enveri do t vriste te gjithe trimat e luftes ;;;ose do te vriste veten ose do do mbyste me duart e veta enverin ;;
Nga dhimbja babe Myslymi , elifmatraf e kakcak pylli , shkuli qerpiket per guerilasin Kajo!!!!!! Une kam degjuar se ka shkulur dhe nje qjime bythe dhe ja ka derguar shokut Enver.
Kajo Karafili eliminoi me atentat informatorin e Qemal Stafes,nje spiun i rrezikshem i fashizmit shqiptaro-italian, permetarin Jani Kristo i cili merrte rroge nga Min.Brend. e fashizmit shqiptaro-italian.Per informaten qe i mori jeten Qemal Stafes, e kane pare me 5 maj Jani Kriston duke dale nga min.brend. ku ishte marre shperblimin me napolona ari.
Per kete poshtersi qe beri Jani Kristo u denua me vdekje nga Partia dhe kete detyre e mori persiper Trimi Legjendar Kajo Karafili me porosi te Babe Myslym Pezes.Atentati u be ne Rr.Mbretnore.Per kete kishte dijeni edhe prefekti Qazim Mulleti i cili dha OK qe ky spiun i felliqur te eliminohej edhe per shkak se babai i Qemal Stafes kishte miqesi te ngushte me vellezerit Haki e Qazim Mulleti.Lavdi martirit te kombit shqiptar,Kajo Karafili.Kurre mos u harrofte emri i tij !
Respekt per Herojt e Luftes Nacional Clirimtare. Ata luftuan dhe dhane jeten per lirine e vendit dhe te popullit. Idealet e tyre ishin te lidhur ngushte me demokracite medha si SHBA, Aglia, Franca dhe me tere ata qe luftuan murtajen nazifashiste, racizmin dhe diktaturen. Kajo Karafili ishte njeri nga ata. Kam njohur nga afer mikun e tij te ngushte dhe bashkeluftarin e tij Safet Kurtin. Enver Hoxha e nxori ne pension shume para kohe. Safet Kurti me tregonte se nuk luftuan per komunizmin dhe diktaturen e proletariatit por ne tere partizanet e cetes te Pezes zoteronte ideali i lirise te vendit dhe te bashkimit te tere forcave ne lufte per kete qellim. Gjate tere jetes se tij ai dhe shoket e tij mbajten gjalle idealet e Konferences te Pezes. Ne luften per mbrojtjen e Pezes Safet Kurti humbi vllaun dhe xhaxhain, fashistet italiane i dogjen shtepine po ashtu edhe dy vite me vone edhe gjermanet. Keta veterane atdhetare kurdohere ruajten frymen e unitetit te popullit, idene e bashkimin kombetar. Enver Hoxha i largoi shume shpejt drejt pensioneve te parakoheshem pasi ata nuk ishin militant te diktatures te proletariatit por patriote qe luftuan per popullin dhe atdheun, per liri e demokraci. Keto ishin idealet e verteta te Luftes Nacional Clirimtare prandaj Herojt e saj jane heroj te popullit dhe e meritojne plotesisht respektin nga ne dhe brezat qe do te vijne.
Bre Artur pionier pensionist muzhik. Tani eshte viti 2019. Ato qe shkruan ti i prralliste sekretari i partise te kooperatives sovjetike, bre Artur. Sa keq per ty, o plako.
Ato ishin terrorioste agjente te jugosllaveve. Sllavo-komunistet e Shqiperise qene kolaboracionstet me jugosllavet qe para L2B.
lavdi te perjeteshme heronjve te LANC
kurre nuk do te mund te nxijne figurat e heronjve, kurre sepse edhe femijet tane e dine se partizanet dhe komunistet bene LNC
sepse e dine edhe se cfare te zeza solli malokëria pas 1990
se si u dhje Shqiperia nga kafshet qe zbriten dhe mbushen qytetet tona me spiune te UDB