Një simptomë që kërkon menjëherë kurë për trajtim. Të tillë e ka konsideruar humbjen e thellë të PD në Korçë për zgjedhjen e Kryebashkiakut, ish-kryetari i PD, Tritan Shehu. I ftuar në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News, Shehu tha se PD duhet ta lexojë qartë këtë sinjal, vazhdimësi e humbjes së madhe në 23 qershor, për ti paraprirë zgjedhjeve të ardhshme lokale në rang vendi. Shehu ka shtuar se “pavarësisht nga faktorët justifikues e shfajësues gjendja në tërësi është shumë shqetësuese” dhe këtu ai vëren “ekuilibra politikë të deformuar .
“Në analiza duhet të jemi realist në mënyrë që të nxjerrim konkluzione të qarta. Është një humbje serioze, mjaf problematike. Kemi një rezultat të përmbysur, gjë që tregon diçka dhe është humbje serioze. Mendoj se nuk duhet trajtuar me tragjizëm, por as ta neglizhojmë. Rezultati i Korçës duhet parë si një simptomë dhe duhet analizuar bashkë me rezultatin e 23 qershorit për të marrë dhe masat. Është një element që tregon se hapat e mëtejshëm duhet të jenë energjikë që nga qendra deri në themel për të bërë të mundur që në zgjedhjet lokale të ardhshme të arrijmë të dalim me një ndryshim të thellë të rezultatit. Është një element shumë serioz jo vetëm për PD, por një tendencë e prishjes së konfiguracionit politik në Shqipëri. Pluralizmi politik kudo bazohet në një qëndër të djathtë të fortë dhe një qëndër të majtë të fortë. Përgjegjësia jonë është shumë e madhe, jo vetëm ndaj PD dhe demokratëve , por dhe vlerave të pluralizmit politik.PD është gati të fillojë proçesin e riorganizimit dhe kjo shenjë serioze e bën më interaktive këtë proçes. Hapat e mëtejshëm janë të qarta për PD, ka kryetarin esaj, ka një eksperiencë të madhe dhe potenciale të nevojshme. Duhet shoqëruar kjo me proçesin e zgjedhjeve të brendshme të PD dhe pastaj me një luftë politike aktive në pengesë të revanshit të shkeljeve ligjore të së majtës dhe hedhjen përpara publikut të alternativave të qarta zhvilluese të vendit pa pritur në dështimin e plotë të alternativave që e majta ka hedhur. Nuk duhet të presim që njerëzit të lodhen nga ky pushtet dhe të rendin pas nesh. Duhet të jemi ne që ti tërheqim” tha ai.
Sipas Shehut PD i duhet një riorganizim urgjent, për të forcuar identitetin e saj. Shqiperia, demokracia jone, pluralizmi i vertete shqiptar ka nevoje per nje qender te djathte, pra per nje PD, te forte e te mirorganizuar, tha më tej ai, duke shtuar që detyrë e kreut të ri të PD është të vërë në punë kapitalet njerëzore , për ti dhënë fund këtij konfiguracioni politik.
“Edhe zhvillimet në Korçë treguan se e vetmja forcë e qëndrës së djathtë është PD. PD duhet të merret me veten e saj, në forcimin e identitetit. Humbja në 23 qershor ka shumë shkaqe, që lidhen me PD dhe jo. Koalicioni në 2009 ishte i detyruar, por funksionoi mirë. Aleatëve të tjerë u dha më shumë seç duhej, kjo u reflektua më pas edhe në lista. Forca e së djathtës është PD dhe PD duhet të forcojë veten e saj. Basha po vë në lëvizje mekanizmat e nevojshëm për këtë proçes. Ky nuk është viti zero, PD është një forcë që ka eksperiencë, ide, njerëz. Zotësia është që të vihen në punë të gjithë këto kapitale, padyshim duke përthithur dhe elementë të rinj, në mënyrë që ky konfiguracion i deformuar që ka sot Shqipëria ti jepet fund. Askush smund të zëvendësojë peshën e qëndrës së djathtë”theksoi Shehu.
I pyetur nëse PD i duhet një rishikim ideologjik, për të shkuar drejt një të djathte tipike europiane, Shehu u përgjigj:
“PD ka qenë gjatë gjithë këtyre viteve në konceptin ideologjik, një e djathtë europiane. Ka qenë një forcë politike pionere e privatizmimit, iniciativës së lirë, ekonomisë së tregut, integrimit të Shqipërsië në BE, hyrjen e Shqipërsië në NATO. Ka qenë forca kryesore për mbrojtjen dhe ruajtjen e stabilitetit të rajonit. Berisha ka qenë gjithmonë figura kryesore në këtë drejtim në rajon, po ta krahasosh me figurat e tjera në rajon unë nuk gjej një figurë tjetër që mund të ketë kontribuar sa ai për stabilitetin e rajonit dhe konceptin e integrmit të rajonit në BE, jo vetëm Shqipërisë. PD ka qenë gjithmonë e ushqyer nga këto ide të mëdha. Në këtë rrugë ka pasur elementë që duhet të korrigjohen, padyshim që ka. Por të marrësh 8 vjeçarin e qeverisë ka qenë i suksesshëm, por kjo s’mund të na bëjë ne të flemë, por të ngremë ide të reja të së ardhmes, duke korrigjuar ato elementë të humbjes së 23 qershorit dhe këtij rezultati në Korçë” përfundoi ish-deputeti i PD.

Shqiperia,nuk ka mbetur kurre pa lidere “te perbotshem”.Per mbreteroret, injoranti Ahmet Zogu,per komunistet “Feneri ndricues i Europes” ,diktatori Enver Hoxha,per demodhjeret,”lideri historik i Rajonit”,krimineli Sali Berisha.Derisa nuk do na mbarohen te tillet,mos prisni te bejme perpara…Perpara do te bejme, kur populli te hedhe ne koshin e plehrave, kedo qe nuk punon dhe mendon per te dhe jo per vehten dhe klanin e tij.
Ky Tritani eshte njeri qesharak –Nuk eshte ndonje humbje e rende humbja e PD-se ne Korce
Dihet muhabeti jone qe ne behemi me fituesin…dhe duke pas parasysh qe ne Korce ka edhe shume minj te grekut te shperndare ngado, ata kane bere manipulime te ndryshme se kane pas edhe perkrahjen e pushtetit,
shto pastaj faktin qe me shume se gjysma e elektoratit ne Korce nuk votuan fare
Keshtu qe humbja e PD-se ne Korce per kushtet e tanishme eshte normale…
Sidoqofte ne total rethin e Korces PD-ja eshte me e votuar se PS-ja
Po akoma ka fytyre ky qelbesire qe te flase. Amani bre cojeni edhe nje here ne “Kavaje” jo ne lushnje qe ta haje tamam se nuk u ngop.
akoma nuk po zhdukesh nga ekranet ti ?!
nuk e kupton…kete e dime por…
ti nuk paske as nonje qe te do (as pjesetaret e familjes )
PD nuk ka qene nje parti e djathte,por ka qene nje mashtrim i djathte.Parti e djathte do te jete ajo parti qe do te marre persiper kthimin e pronave tek pronaret me tapi te para 44,pa kufizim,fizikisht edhe neqoftese ato jane zaptuar nga 2 mlion hajdute.Neqoftese asnje parti e shtirur e djathte nuk merr persiper te ktheje tek pronari i ligjshem tokat e rrembyera me 7501,kurre mos paste te djathte,RRofte e majta!Me mire djepi bosh,se djalli brenda!