Madam Padam

redaktor

 

 

 

 

Nga Jeta Zhitia

“Urdhëroni, zonjushë”…

Ndoshta iu duka si vajzë e vogël sepse porosita ëmbelsirë përpara kryepjatës?

Unë thjeshtë nuk pëlqej ta mbaroj darken me diçka të ëmbel; më pas do m’duhet sërish diçka e kripur.

Gjithsesi, veshët e mi të rritur me gjermanishten, u ngritën menjëherë nga fjala “zonjushë”

Fräulein” nuk përdoret më prej dekadash në gjermanisht.

Konsiderohet… seksiste.

“Është seksiste, – i them kamarierit, – mos më thërrisni zonjushë, ju lutem. Sipas jush, duhet të martohem që të jem zonjë?”

Kamarjeri i sjellshem më dëgjon me shumë durim dhe vëmendje pa e humbur asnjë moment buzëqeshjen.

Nuk më kujtohet nëse reagoi; me sa duket kisha folur vetëm unë.

Vazhdova me ëmbelsirën. Sipas mendimit tim rastin e kisha shpjeguar shumë qartë.

“Hyjmë këtu. Këtu gatuan ai që krijon shije, të kam folur, ushqimi i tij ka identitet…”

Identitet? Me këtë fjalë miku im mjekrrosh me kishte joshur në këtë vend, i cili më ishte dukur përherë si një strehë për borgjezinë e pasuruar padrejtësisht të Tiranës.

Nuk e di pse, por jo prej çmimeve, kjo ishte e sigurtë: nuk ishin aspak në lartësinë e shërbimit të shkëlqyer dhe ëmbëlsirës së mrekullueshme.

Pas një “uau” për shijen e saj, riktheva në tryezë mendimet e mia për zonjushat, madmazelat, misat, senjoritat dhe sinjorinat e Europës.

“Mua n’Gjermani m’thonë frau Zhitia dhe nuk pyesin a jam e martume a jo. Kofsha, s’kofsha, prap Frau jam”,  – i drejtohem mikut tim.

“Po këtu nuk e mendojnë ashtu“, më përgjigjet butësisht, ndoshta duke u munduar të zbutë intensitetin tim mbi këtë temë.

Por unë, pikërisht për shkak të injorimit të kësaj teme jam gjithmonë këmbëngulëse:  – “E pra nuk e mendojnë fare, aty është problemi.”

Shefi i kuzhinës afrohet ndërkohë në tavolinë dhe na ndërpret biseden me një buzëqeshje të ngrohtë dhe zgjatje dore të fortë. U kuptua nga vinte identiteti i ushqimit.

“Ishim duke biseduar për atë që vajzat nuk quhen zonja pa u martuar kurse djemtë janë zotërinj edhe përpara, edhe pas martesës. Jeta thotë që kjo është diskriminuese dhe dëshmon sa ndryshe i shohim këtu burrat nga gratë”.

Shefi i Padamit i përgjigjet mikut të vet:

“Po. Ka të drejtë. Po edhe në Itali kështu është. Nuk është dobësi vetëm e shqiptarëve. Ka femra shumë të suksesshme, por nëse nuk janë të martuara, prapë signorina i thërrasin“.

Po pra, – ndërhyj prapë me nerv’ unë,  – duhet vetëdijësim për këtë. Pse mua me duhet bashkimi me një burrë që të ngrihem në nivelin e njëjtë me të? Nuk më duhet. I njejti nivel jemi edhe pa u martuar. Dhe makaronat qenkan të shkëlqyera.

Kujtimet e mia nga ajo darkë nuk janë të ngarkuara me muzikë të tepërt apo ndonjë stimulus tjetër që mund të rrëmbente vëmendjen nga ajo që është vërtet e rendësishme në një restorant.

Kamarieri u afrua për herë të fundit me shishen e verës. Ndërsa e kuqja rridhte në gotën time, ai tha: “Urdhëroni, Zonjë“.

Hë, nga Madmazel për një natë u bëra Madam…

 

*****

Jeta Zhitia është një shkrimtare e re gjermano-shqiptare në udhëtim në Shqipëri

 

 

Share This Article
2 Comments
  • Jo rrall her ,jeta befason e ben te konfrontohesh me shije e ndjenja nga me interesatete,pamvaresishte nga ambjenti ku ti ndodhesh ,ose ata qe te rrethojne !
    Eshte njelloj si te ndodhesh rastesisht ,papritur ne nji kuzhine ,gjelrrash te pajohura per ty e ti fillon ti provosh ato si me qen e ftuar e rastesishme ,ne nji Gosti turli lloj shijesh …

    Nji “suprize” e tille kerkon jovetem nji experience prej (so genante Feinschmecker) ,por edhe nji Stomak te Forte .
    ——–
    Ti provon ,
    shijon ,
    dhe mendon .
    Kto mendime ,ky Metalitet , ajo Kulture njohjeje te ksaj Bote ,
    befasojne dhe bejn te dihesh jokendshem ne kte Bote
    qe te perdredh ty gjithcka ,
    madje edhe ate pasion
    lindur nga ajop Muze e quajtur rastesishte Madam ,
    siedhe vlerat ,principet ne nji drejtim tjeter ,
    ku ti …s’ndihesh aspak (Ok) mire .
    ———–
    Ne nji vend ku gjithcka gatuhet ndryshe vlerave e principeve te verteta njerezore ,ku perballesh thjeshte me interpretime kulturash ,pa patur zhvilluar vet ,nji identitet tendin ,

    s’mundet te exzistoje asnji Shije e Vertete e zhvillohet asnji lloj jovetem Kulture -Arti -Litetarture ,shoqerie ,mbuluar nga absurditeti asaj Bote te mbrapshte , inkuizitoresh se lirise ,
    te nji shpirti mesjetare ,larg cdo ndergjegje e pergjegjesie shoqerore . Te jesh qytetar ,te jesh jeri sot ,nuk eshte
    aq e thjeshte …
    —————–

    [ Na ja was soll’s ! ]

  • Guzhina Shqiptare- ngadhnjon kudo..
    .
    Jeta Zhiti ju falenderoj, si gjysh edhe pse jam tej Oqeanit. Nje shembull qe duhet pergjithesuar,qe te themi te verteten;kjo eshte bere,jo vetem ne atdhte, po dhe nga emigrantet specialiste te ketij zhanri-profesion DOMOZDOSHMERI.Jo vetem; me- “ORI-LLOVI- ori Qefi”. Faleminderit mjeshterve te vertete,(te ushqimit social,do ti quaja),te tjerat s’ka rendesi. Te tille gjen jo pake ne Toronto,sa ne qytete te tjera te Kanadase. GUZHINA sa LOKALET Shqiptare-PREFEROHEN. Nje te tille mes Torontos kemi Lokalin “BARCEDO” illy ne rrugen PAPE’ me mjehteren Shqiptare, Alma Clea,me bashkeshortin Xhimi,Musai, ne Rugen “OSINGTON”Nr 550 dhe Ariani,ne “Oaington”ne kryqezim me “Stari klar”dy lakale model . Ate ne juge e ka me familien mjeshtere; Bardhyl dhe Oliana Musa, me origjine nga Filati, Kuse, ne ate rruge,kryqezim po nje familie,kjo origjine Gjirokastrie- Vlonjate me Arrian e Vjola Zholi. me te kerkuarat nga klientet TURISTE deri stdente..Ju urojme suksese jo vetem atyre po gjithe pasuesve,qe nuk mungojne kudo ku ka shqiptare.na nderojne.
    Suksese ne keto muaj pra festave te NENDOREVE
    Falemindeti jta Zhitia….

    Toronto 13-10-2019 Guri Naimit D.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *