Nga Jerola Ziaj
Ndërsa kanë filluar punimet për zgjatimin e Lungomares në pjesë të tjera të bregdetit të Vlorës, shëtitorja e përfunduar para dy vjetësh nuk është marrë ende në dorëzim plotësisht, ndërsa në të janë shfaqur defektet e para.
Dy vjet pas përfundimit të punimeve “Lungomare” e Vlorës – parë gjerësisht si flamurtarja e projekteve të qeverisë së kryeministrit Edi Rama të pagëzuara si “Rilindje Urbane“, është duke shfaqur shenja amortizimi.
Puseta të prishura, gropa të hapur në trotuar dhe pemë të thara bien lehtë në sy, ndërsa 4 kilometra shtëtitore që kanë kushtuar në total rreth 15.5 milion euro, nuk janë marrë ende në dorëzim prej bashkisë së Vlorës, për shkak të problemeve të shfaqura brenda asaj që ishte periudha e garancisë.
Mos marrjen në dorëzim për shkak të dëmtimeve e konfirmoi edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.
“Lungomare do të merret në dorëzim shumë shpejt, pasi të zvëndësohen disa pemë të dëmtuara dhe përmirësohen disa detaje”, tha ai.
Por disa banorë të Vlorës ankohen duke hiperbolizuar se projekti i përfunduar dy vjet më parë është amortizuar aq shumë, sa të marrë pamjen sikur ishte bërë para 20 vjetësh.
Zyra e Delegacionit të Bashkimit Europian i cili financoi përmes fondeve IPA pjesën kryesore të projektit, i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se kishte bërë “pranim përfundimtar të kushtëzuar”, për pjesën e projektit të financuar dhe kontrolluar prej tyre.
Ndërkohë Fondi Shqiptar i Zhvillimit, FSHZH, i cili ishte bashkë-investitor në projektin kryesor dhe finacues i katër projekteve të tjera që binin mbi Lungomaren nuk u përgjigj zyrtarisht për marrjen apo jo në dorëzim të tyre nga kontraktorët.
Jo zyrtarisht një burim pranë këtij institucioni i tha BIRN se projekti që kishte të bënte me gjelbërimin dhe që sipas kryebashkiakut Leli pengonte marrjen në dorëzim pasi pritej zëvendësimit të disa pemëve të thara, ishte marrë në dorëzim.
“Nuk mund të komentoj çfarë ka thënë kryetari i Bashkisë, nuk e di për çfarë pemësh bëhet fjalë, por di të them që ne kemi procesverbalet e komisioneve të vlerësimit përfundimtar që mbajnë edhe firmën e bashkisë”, tha burimi nga FSHZH.
Defekte dhe dëme
Edhe pse shihet si një projekt i vetëm, “Lungomare” në fakt janë pesë investime të ndryshme me vlerë në total prej 15.5 milion eurosh. Projekti kryesor financohet nga Instrumenti për Ndihmën Para-Anëtarësimit (IPA) me 9.4 milion euro, ndërsa 2.3 milion euro u paguan nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Bashkimi Europian financoi edhe 805 mijë euro të mbikëqyrjes së punimeve. Punimet për këtë fazë u realizuan nga një konsorcium grek kompanish i udhëhequr nga INTRAKAT, ndërsa mbikëqyrja u krye nga kompania italiane IRD Engineering s.r.l.
Ndërkohë FSHZH financoi 4 projekte të tjera të lidhura me “Lungomaren” dhe që u zhvilluan mbi të me vlerë rreth 3 milion euro. Këtu përfshihen “Rehabilitimi i Plazhit Vlorë – Mbushja me rërë” me vlerë 1.4 milion euro i ndërtuar nga “Ish-Consorzio Veneto Cooperativo Spa and Riviera, Kostruttiva S.C.P.A”, “Gjelbërimi i vijës bregdetare të qytetit të Vlorës” i kryer nga kompania “Garden Line” me vlerë 835 mijë euro, “Sistemi multifunksional “Smart City”, i zhvilluar nga kompania “Communication Progress” me vlerë 511 mijë euro dhe “Ndërhyrja për mbrojtjen detare të plazhit, të formuar nga projekti i Lungomares” i bërë po nga “Kostruttiva S.C.P.A” me vlerë 284 mijë euro.
Dy prej këtyre projekteve, ai për gjelbërimin dhe projekti për mbrojtjen detare të plazhit, u gjetën me probleme nga auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, KLSH, në vitin 2017. KLSH në raportet e saj vuri në dukje se gjeti dëme në vlerën 7.4 milion lekë në dy prej projektet e financuara nga FSHZH.
Sipas raportit rezultoi se “nga auditimi i dosjes teknike të objektit “Gjelbërimi i shëtitores së vijës bregdetare Vlorë” u konstatua se është paguar dy herë nga ana e Autoritetit Kontraktor, në favor të firmës “G L Sh.p.k”, sasia prej 35 pishave, me vlerë 2,3 milionë lekë”.
Po ashtu KLSH gjeti 5 milion lekë dëme në projektin e mbrojtjes së plazhit. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit një pjesë e punës nuk ishte kryer, por ishte paguar.
Në përgjigje të një kërkese për informacion Fondi pranoi disa prej gjetjeve të KLSH. Nga përgjigja zyrtare e FSHZH lihet të kuptohet se fillimisht dëmi ishte konsideruar më i madh. “Pas dokumenteve të ofruara dhe vizitave në terren, KLSH uli vlerën e dëmit në 5 milionë lekë“, thuhet në përgjigjen zyrtare nga Fondi.
Në përgjigje ndërkohë vihet në dukje se projekti në fjalë kishte qenë i vështirë dhe mosrakordimi i sipërfaqes që duhej mbushur me thasë me rërë me atë që ishte në projekt kishte ardhur për shkak se disa thasë ishin mbivendosur.
“KLSH ka llogaritur numrin e thasëve në bazë të gjatësisë së vendosjes së tyre, sipas projektit, ndërkohë që thasët janë të vendosur nën det. Gjatë vendosjes së thasëve nën det rezulton se ata janë mbivendosur me njëri -tjetrin duke shkurtuar gjatësinë totale“, thuhet në përgjigjen e FSHZH.
Megjithë mosdakordësinë me gjetjet e KLSH-së, Fondi ka pranuar shkaktimin e dëmit prej 5 milion lekësh në këtë projekt. FSHZH i tha BIRN se një pjesë e parave, 3.6 milion ishin rikuperuar. Ndërkohë 1.4 milion lekë mbeten të “humbura”, pasi kompania italiane që kreu punimet e mbylli degën e saj në Shqipëri dhe nga kompania mëmë në Itali përtej kërkesave nga FSHZH “nuk është marrë asnjë përgjigje”.
“Dega e “Kostruttiva” S.C.P.A në Shqipëri rezulton në likuidim. FSHZH ka dërguar kërkesa edhe pranë kompanisë mëmë në Itali. Gjatë korrespondencës me këtë kompani, kjo e fundit ka kërkuar të gjithë dokumentacionin mbi të cilin KLSH ka gjykuar se është shkaktuar dëm ekonomik. Edhe pse këto dokumente janë vënë në dispozicion (dërguar) nga Fondi, përsëri nuk është marrë asnjë përgjigje”, thuhet në përgjigjen e FSHZH.
Fondi i Zhvillimit ndërkohë pretendoi se dëmi i shkaktuar nga pagimi dy herë i 35 pishave ishte rikuperuar plotësisht.
“Ju bëjmë me dije se nuk ka pasur nevojë që kjo shumë të kthehet nga kompania përkatëse, pasi mbulohej nga sigurimi i kontratës, ose garancia”, thuhet në përgjigjen zyrtare.
Projekt i rrethuar me polemika
“Lungomare” është projekti më i përfolur i “Rilindjes Urbane” të iniciaur prej qeverisë Rama, jo vetëm pse ishte ndër të parët dhe një ndër më të financuarit, por edhe për shkak të një mori kostosh shtesë. Madje shëtitorja qe për një farë kohe një prej nyjeve të debatit politik në vend, kur qeveria vendosi të rrëzonte një pallat në pronësi të të afërmve të liderit të opozitës i ngritur buzë detit.
Puna për ndërtimin e shëtitores së Vlorës nisi menjëherë pasi Rama u votua si kryeministër në vitin 2013. Konkursi për projektin u shpall më 28 nëntor 2013, ndërsa fituesi u përzgjodh mes 45 projekteve në garë, ku 5 më të mirat u shfaqën për publikun e gjërë në teatrin Petro Marko në 21 Shkurt 2014, ku u përzgjodh nga një juri ndërkombëtare si fituese studioja belge e projektimit XDGA.
Punimet filluan pas sigurimit të financimit nga IPA në vitin 2015 dhe projekti u inagura në vitin 2017 dhe qe pjesë e rëndësishme e dekorit të fushatës elektorale të Partisë Socialiste në atë vit.
Por mjaft njerëz nuk janë të bindur që kostot justifikojnë vlerën e projektit. Në fakt veç 15.5 milion eurove që ka kushtuar ndërtimi, disa dhjetra milionë euro të tjera iu shtuan projektit prej shpronësimeve të bizneseve.
Ndërsa prishja e kompleksit të pallateve “Jon” në pronësi të të afërmve të kreut të opozitës Lulzim Basha i kushtoi buxhetit 16.8 milion euro të tjera, pas vendimit të Gjykatë së Strasburgut që e gjeti të padrejtë mënyrën e shpronësimit.
Përfaqësues të opozitës në Vlorë ankohen se kanë qenë gjatë gjithë kohës në errësirë sa i përket projektit. “Lidhur me shëtitorën bregdetare, këshilli bashkiak i Vlorës ka marr vetëm një vendim që lidhet me zerimin e taksave për bizneset përgjate 4 km ku shtrihet projekti” tha për BIRN Ardit Hoxha, ish-këshilltar bashkiak.
Një pjesë e banorëve megjithatë e mbështesin projektin edhe pse gjejnë tek ai probleme dhe mangësi. Besmir Banushi, 30 vjeç çiklist profesionist, vlerëson hapësirat që janë krijuar me korsitë e biçikletave. “Është hera e parë pas shumë vitesh që po shiten dhe po blihen biçikleta në masë”, tha Banushi.
Ai megjithatë tha se kishte disa probleme kryesisht sa i përket sinjalistikës dhe ndërprerjes së rrugës së biçikletave nga makinat në kryqëzime, por që sipas tij me “pak dashamirësi mund të zgjidheshin”.
Ervin Sota, pronar i një vinoteke përgjatë “Lungomares”, i tha BIRN se ajo kishte përmirësuar biznesin dhe imazhin. “Përtej problematikave të hapësirës për parkim dhe gjërësisë së rrugës, që per hir të së vërtetës është problem serioz, Vlorës si imazh e rrjedhimisht bizneseve përgjatë saj i ka sjellë të ardhura”, tha Sota.
Ndërkohë një punonjës banke që nuk pranoit ë identifikohej i tha BIRN se projekti në tërësi nuk ka qenë serioz.
“Lungomare e Vlorës është një investim afatgjatë, i bërë jo më larg se 2 vite më parë dhe sot, të jep idenë e një investimi komplet të amortizuar të cilit po i vjen ora për tu ribërë”, tha ai. Bankieri kundërshtoi po ashtu edhe planet për zgjatimin e shëtitores deri në Orikum që sipas tij rrezikon të ndryshojë pamjen e plazheve të cilat janë të rëndësishme për kujtesën e qytetit.
Deri më tani është njoftuar tenderi për vazhdimin e shëtitores së Vlorës “segmenti jugor nga fushat e sportit deri te tuneli”, i cili u shpall më 19 gusht 2019 me fond limit 458 milion lekë. Ndërkohë prej ditësh Inspektoriati Kombëtar i Ndërtimit po prish godina që ndodhen në zonën e Rradhimës për t’i hapur rrugë zgjatimit të shëtitores deri në qytezën e Orikumit. Qëllimet e qeverisë në këtë pikë kanë hasur vetëm në kundërshtimin e pronarëve të bizneseve.
*****
Jerola Ziaj është gazetare që nga viti 2009. Aktualisht punon si korrespondente e Ora News.

Nuk keni pare gje akoma shokeni! Nese do te behej nje analize nga inxhiniere neutrale do te kishit nje lsite shume te gjate me problemet e ketyre nderhyrjeve por duke qene nje vend ku ligjin e bejne banditet e kriminelet shume inxhiniere preferojne te heshtin. Sinjali me shqetesues eshte numri i larte i aksidenteve te shkaktuara ne kete segment.
Juve nuk doni Edi Ramen qe ju zhvillon dhe po ju nxjerr nga shpellat! Ju spurdhjake doni dobicin e Vicidolit qe ju beri nenat, ju vodhi, ju vrau, ju ropi dhe i thoni daje. Jeni nje grusht me qelbesira te ndyra qe i meritoni te gjitha qe ju ka bere kerma e Serbise, dobici i dobicit te Esat Pashes.
O shoku rilindjot mua me pelqen puna dhe profesionaliteti i punes. Se cfare niveli zhvillimi ke e tregojne keto llafet e banalitetet te mbeshtjella me flamur mavi, njekohesisht edhe tregues i paaftesise dhe idiotesise qe mbeshtet shkaterrimtaret ne krye te shtetit. Kujdes nenen se Edi Rama nuk pyet as per Neten.
Keto jane pasojat e Sali babes e fundosi arsimin ,e la me pasoja vendin ,e katandisi popullin ,i kethehu ne shpellar Nuk behet vendi me kunguj ,kane kaluar tre dekada duke i share ??
Po, Saliu e ka fajin per prohektin e Ramutit.
jo ajo që ke në shtëpi e ka fajin mirela që të paska mbet muti në gojë merja rramës në sumatriçe se mbase të del nga goja muti o jashtëqitie e viçidolit ktheu në shpellë prej nga ke prejardhien
Jo vetem te shohim te metat,projekti i ka dhene frymemarje ambjentit,duke i dhene vlera Vlores.Duke qene se kam dobesi per Vloren e shoh shume te bukur nderhyrjen.
Projekti eshte i bukur, por si gjithandej zullumin dhe hajdutllikun me te madh e beri LSI -ja me Fatmir Merkajn ortakun e Haxhinastos
Tani ti po bën si ai që e ndërtoi shtëpinë me themele të dobëta e ishte i kënaqur se e kishte të bukur shtëpinë.
Keto difekte pa u hiperbolizuar jane normale ne gjithe boten ,(vjedhje , mosperfundim te sakte te punimeve etj ) ….por Vlora ka marre frymemarrje si asnjehere me pare , …problemi kryesor qe pashe personalisht kete vere eshte ai qe egziston ne te gjithe Shqiperine : PLERAT , PLERAT , PLERAT !! …eshte turp qe sa futesh mbrapa pallateve te Lungomares gjen ambient te botes se trete..eshte turp ne shekullin e 21 te tilla probleme qe jane edhe banale , te realizueshme , , por problemi kryesor qendron tek dhenia me tender biznesit te njohur ne Vlore dhe mbi te gjitha moskontrolli nga ana e Bashkise ne krye te se ciles eshte nje mish me dy sy…
Mire te tjerat po aman ky sistemi “Smart City” ku eshte ? Ca ka smart technology aty a mund te ma shpjegoje njeri?!?
Apo sajo emra modern kot qe te duket sikur coc po behet dhe oburra vidh-te-vjedhim.
Nuk mund ta kuptoj perse duhet perdorur nje fjale italisht
“LUNGOMARE”, kur shqipja mund ta zevendesoje ate me disa fjale te pastra shqip si psh “ANEDETARE”.
Perse kjo dashuri e madhe per italishten dhe percmim per shqipen tone? Si ia bejne anglishtja, frengjishtje e gjermanishtja pa kete fjale, mund ta beje edhe shqipja.
Harrova edhe fjalen PEDONALE qe kane filluar ta perdorin ne vend te fjales sone “SHETITORE”
Na mbyten barbarizmat keto 30 vjet.
Mos e percmoni dhe masakroni shqipen tone te bukur!
Si gjithenje, do peshtyje dreqi ne punet e mira. Kjo zili qelbesire na ben qe mos te na duan dhe Europa se ne nuk duam veten. Auditi , me ne krye vlonjatin qe ka mbaruar tre universitete ne tre vjet dhe s’po i gjen dot zevendesues me nder presidenti sotem, Bujar Leskaj, paska nxjerre difektet! Aty edhe po te kete ndonje gje te prishur sot, eshte pergjegjesi e Bashkim Lelit. Po vlonjatet qytetare e pelqejne lugomaren, ndersa vizitoret tiranas me gazete kane vrejtje!
Po he moj plere se ke komentuar 10 here, buce e Ramutit.
Per 5 peme te thara jane paguar dhjetra miliona. E betonizuan dhe vune pisha te thara. E mban dhe veten per vlonjate cope dhiare muti
Bjeri me top Ramut , prishi te gjitha dhe ver peme te thahen, se ka Vlora plot leke per ty dhe larot e tu.
Kushton zhavori ore, dhjetra miliona.
Ci q.temen vlonjateve, po hajt. Dhe nga nje karrige bythes dhe ne rregull jane