Kane mjaftuar vetëm pak minuta reshje të furishme shiu për të sjellë probleme në disa zona të Kurbinit.
Me dhjetëra hektarë tokë dhe disa banesa ndodhen të rrethuara nga uji, ndërsa është bllokuar nënkalimi i autostradës në Fushë-Mamurras.
Mjetet kanë devijuar rrugën, pasi bllokimi i rrugës është nga autostrada deri në qytetin e Laçit.
Po ashtu uji ka dalë nga kanali duke u shpërndarë në rrugë, në aksin e rrugës Mamurras – Laç, ndërkohë pranë fshatit Gjorm rruga kalohet me vështirësi.
o.j/dita
