Kreu i KLP: Në vetting edhe kandidatët për shkollën e Magjistraturës

J L

Vettingut do t’i nënshtrohen edhe kandidatët që pranohen në shkollën e Magjistraturës.

Ky proces bëhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kreu i të cili tha se nga 23 kandidatë, 4 janë skanuar.

“Ligjet e reja në kuadër të të cilave vepron këshilli, por edhe sistemi i drejtësisë në përgjithësi diktojnë që edhe kandidatët që pranohen për të ndjekur shkollën e Magjistraturës para se të fillojnë studimet duhet të vetohen nga ana e këshillit. Ky është një proces që këshilli e merr shumë seriozisht.

Në këtë proces ne kemi skanuar deri tani 4 nga 23 kandidatët që janë pranuar në shkollën e Magjistraturës. Sot do të shqyrtojmë raportet e verifikimit për 12 të tjerë”, ka thënë kreu i KLP-së Gent Ibrahimi.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *