Pranvera Kola
Nesër nis konkurimi për raundin e tretë të pranimeve në universitetet publike, ashtu edhe në ato private për vitin e ri akademik 2019-2020. Qindra maturantë kanë ende një mundësi të fundit që të rikthehen në garë për studimet e larta, duke plotësuar formularin me 10 preferenca të reja konkurimi.
Në prag të nisjes së aplikimeve online, dikasteret e përgjegjëse të arsimit kanë zbardhur edhe listën e kuotave të lira për secilin institucion të arsimit të lartë në vend. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuar listën e të gjitha programeve të studimit të cilat kanë kuota të lira për aplikimet e raundit të tretë.
Në degë të caktuara si: mjekësi, mami, arkitekturë, degët e Universitetit të Sporteve, si dhe programeve të caktuara të Arteve nuk do të zhvillohen pranime të reja, kjo për shkak të plotësimit të kuotave të pranimit në dy raundet e kaluara. Sikundër ka ndodhur në dy raundet e shkuara, edhe për raundin e tretë, zgjedhja e degëve të studimit do të bëhet online në portalin www.ualbania.arsimi.gov.al. Regjistrimi i preferencave do të bëhet në të njëjtën kohë, si për kandidatët që duan të fitojnë të drejtën për të vijuar studimet në një nga degët e universiteteve publike, ashtu edhe për strukturat private të arsimit të lartë që veprojnë në vendin tonë.
Autoritetet e arsimit bëjnë me dije se sistemi online do të pranojë për regjistrim vetëm kandidatët që janë pajisur me dokumentacionin ligjor që fakton përfundimin e shkollës së mesme, që kanë mesataren e përcaktuara nga Këshilli i Ministrave për çdo program studimi, si dhe që plotësojnë kriteret e tjera shtesë që mund të kenë vendosur vetë universitetet për programet që ofrojnë.
Në këtë raund kanë të drejtë të aplikojnë, duke përzgjedhur deri në 10 programe studimi, të gjithë maturantët që kanë plotësuar formularin A1/A1Z dhe rezultojnë kalues në provimet e Maturës Shtetërore, dhe që plotësojnë një nga këto kushte: Nuk kanë arritur të regjistrohen në raundin e parë, ose të dytë, kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë, ose të dytë dhe nuk janë shpallur fitues, kanë kryer procesin e aplikimit online në dy raundet e mëparshme dhe nuk kanë arritur të regjistrohen, si dhe ata që janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të parë ose të dytë.
Sistemi online do të pranojë për regjistrim vetëm kandidatët që janë pajisur me dokumentacionin ligjor që fakton përfundimin e shkollës së mesme, që kanë mesataren e përcaktuara nga Këshilli i Ministrave për çdo program studimi, si dhe që plotësojnë kriteret e tjera shtesë që mund të kenë vendosur vetë universitetet për programet që ofrojnë. Ndërsa kandidatët që do të aplikojnë për t’u pranuar në një nga programet e studimeve 2-vjeçare me karakter profesional, nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare të kërkuar nga qeveria.
Lista e fituesve do të bëhet publike në datën 19 tetor. Një ditë më pas të pakënaqurit me renditjen mund të kryejnë ankimimin pranë fakultetit ku dhe do të marrin shpjegimin përkatës. Pas kësaj do të nisë procesi i regjistrimit. Në këto kushte, regjistrimet për fituesit e raundit të tretë fillojnë do të kryhen në datat 21 tetor deri 26 tetor 2019 (3 faza 48-orëshe: 21-22, 23-24 dhe 25-26 tetor). Në këto data të gjithë aplikantët që kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e tretë dhe janë shpallur fitues, kryejnë procesin e regjistrimit duke paraqitur dokumentacionin në sekretaritë mësimore, në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet.
Për regjistrim (mund t’i dorëzoni personalisht ose nëpërmjet një përfaqësuesi të autorizuar me prokurë nga ana juaj) duhet ky dokumentacion: dokument identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti). Në dosje mbahet vetëm fotokopja, fotokopja e noterizuar e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, deklaratën të cilën e gjeni në udhëzimin e plotë, duhet ta printoni dhe plotësoni të sekretaritë e degës së studimit ku do të regjistroheni.

KUOTAT E LIRA UNIVERSITETI I TIRANËS
Programi i studimit Kuotat e miratuara Kuotat e lira
Gjuhë Spanjolle 80 57
Shkenca Politike 100 5
Kimi Industriale dhe Mjedisore 100 14
Inxhinieri Matematike dhe Informatike 100 6
Gjeografi 180 45
Ekonomiks 100 4
Punë Sociale 100 7
Fizikë 90 65
Administrim – Biznes (Sarandë) 65 42
Biologji 100 8
Gjuhë Turke 60 52
Filozofi 90 51
Bioteknologji 100 9
Gjuhë – Letërsi 165 6
Gjuhë Angleze (Sarandë) 45 40
Gjuhë Gjermane 120 7
Administrim, Politika Sociale 100 11
Kimi dhe Teknologji Ushqimore 100 8
Gazetari 100 8
Gjuhë Italiane 130 79
Psikologji 110 7
Drejtësi 640 9
Informatikë 200 1
Arkeologji 80 5
Financë 440 3
Gjuhë Angleze 240 7
Histori 180 92
Gjuhë Frënge 120 77
Administrim – Biznes 420 5
Informatikë Ekonomike 240 6
Matematikë 100 7
Gjuhë Greke 30 26
Sociologji 80 6
Teknologji Informacioni 100 2
Kimi 100 45
Gjuhë Ruse 30 30
KUOTAT E LIRA NË UNIVERSITETIN POLITEKNIK TË TIRANËS
Programi i studimit Kuotat e miratuara Kuotat e lira
Inxhinieri Materiale 70 21
Inxhinieri Gjeoinformatike 50 2
Inxhinieri Elektrike – Energjitikë70 4
Inxhinieri Fizike 70 39
Inxhinieri Elektronike 100 1
PIND Arkitekturë profili Urbanist 40 0
Inxhinieri Matematike 70 25
Inxhinieri Telekomunikacioni 100 2
Inxhinieri Mjedisi 70 6
Inxhinieri e Burimeve Minerare 50 18
Inxhinieri e Naftes dhe Gazi 50 6
Inxhinieri Gjeodezi 50 3
Inxhinieri Gjeomjedis 50 8
Inxhinieri Gjeologjike 50 14
Inxhinieri Ndërtimi 150 5
Inxhinieri Mekanike 145 7
Inxhinieri Hidroteknikë 70 2
Inxhinieri Informatike 100 2
Inxhinieri Tekstili dhe Mode 70 13
Inxhinieri Ekonomike 85 8
PIND Arkitekturë profili Arkitekt95 0
Arkitekturë Interieri dhe Dizajn 30 0
Inxhinieri Mekatronike 70 3
Inxhinieri Elektrike – Automatizimi i Industrisë 70 2
KUOTAT E LIRA NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË
Programi i studimit Kuotat e miratuara Kuotat e lira
Shëndet Publik 20 4
Teknikë Dentare 35 2
Fizioterapi 45 4
Higjenist Dentar 70 2
Farmaci 100 1
Logopedi 25 6
Mami 35 0
Teknike Laboratori 45 2
Stomatologji 100 1
Teknike Imazherie 45 2
Infermieri e Përgjithshme 260 2
Mjekësi 260 0
KUOTAT E LIRA UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS
Programi i studimit Kuotat e miratuara Kuotat e lira
Biologji Marine, Akuakulture 50 47
Informatikë Biznesi 90 1
Inxhinieri Agroushqimore 102 4
Inxhinieri Agrare profili: Arkitekture Peizazhi 90 32
Hortikulturë 60 47
Inxhinieri Agromjedisi 100 4
Profesional 2-Vjeçar “Zooveterinari”30 8
Agronomi 50 34
Agromekanizëm 50 39
Financë Kontabilitet 120 1
Menaxhim Turizmi Rural 90 3
Përpunim Druri 30 23
Menaxhim Veterinar (2-vjeçar) 20 7
Shkenca e Ushqimit 85 5
Mbrojtje bimësh 90 57
Profesional 2-Vjeçar “Kopshtari”30 14
Menaxhim Agrobiznesi 120 0
Dizajn i Mobilieve dhe Interierit 55 33
Vreshtari Enologji 80 70
Ekonomiks i Aplikuar 90 0
Menaxhimi i Burimeve Natyrore90 13
Mbarështim Pyjesh 52 44
Mjekësi Veterniare (PIND) 80 4
Siguria e Produkteve Blegtorale 50 39
Ekonomi, Politikat e Zhvillimit Rural 90 0
KUOTAT E LIRA NË UNIVERSITETIN E ARTEVE TË TIRANËS
Programi i studimit Kuotat e miratuara Kuotat e lira
Koreografi 10 1
Violonçel 4 3
Fizarmonikë Klasike 4 3
Korno 3 1
Dirizhim 3 2
Regji Filmi TV 7 1
Trombë 6 3
Kontrabas 4 1
Kanto 20 0
Klarinetë 6 2
Muzikologji 3 0
Pikturë 50 0
Fagot 3 2
Piano 12 3
Regji 8 0
Trombonë 3 2
Flaut 6 0
Skenografi -Kostumografi 10 0
Violë 5 3
Oboe 3 2
Kompozicion 4 0
Kitarë 8 0
Skulpturë 20 0
Violinë 11 0
Aktrim 10 0
Pedagogji Muzikore 15 0
Bastubë 1 1
KUOTAT E LIRA UNIVERSITETI “A. MOISIU”, DURRËS
Programi i studimit Kuotat e miratuara Kuotat e lira
Matematikë Informatikë 80 65
Menaxhim Ndërtimi (2-vjeçar) 42 16
Mami 40 0
Shkenca Politike 70 21
Menaxhim Hoteleri Turizëm 30 22
Administrim Biznesi 60 15
Gjuhë Angleze 70 31
Gjuhë Letërsi – Anglisht 80 53
Teknik Elektrik 42 12
Shkenca Kompjuterike 100 18
Marrëdhënie me Publikun 70 18
Informatikë Praktike (2-vjeçar) 34 15
Sisteme Informacioni 100 83
Financë Kontabilitet 106 2
Mësuesi për Arsimin Fillor 75 29
Psikologji 60 36
Gjuhë Gjermane dhe Angleze 45 26
Histori 70 68
Asistent Administrativ (2-vjeçar)35 14
Menaxhim Turizëm Kulturor 50 36
Menaxhim i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme 30 29
Fizioterapi 45 1
Administrim Publik 70 19
Menaxhim Marketing 70 20
Teknologji Automobilash (2-vjeçar)40 2
Komunikim me Marketing Digjital 60 36
Menaxhim Turizëm Arkeologjik 50 45
Hidroteknikë Ujësjellës Kanalizime (2-vjeçar) 42 10
Politikat Ekonomike 70 48
Informatikë Anglisht 60 52
Menaxhim Transporti Detar/Tokësor (2-vjeçar) 42 8
Mësuesi Arsimi Parashkollor 55 33
Bankë Financë 106 12
Drejtësi 240 5
Multimedia dhe Televizioni Dixhital 60 32
Asistent Ligjor (2-vjeçar) 35 12
Menaxhim Hotel Restorant 60 33
Navigacion Menaxhim Detar 35 13
Specialist Rrjetesh Kompjuterike (2-vjeçar) 34 13
Shkenca Ekonomike 75 27
Teknologji Informacioni 100 23
Filozofi – Sociologji 60 56
Infermieri e Përgjithshme 110 0
Ndihmës Dentist (2-vjeçar) 45 8
Menaxhim i Bankave 30 19
Profesional 2-Vjeçar “Specialist i Sistemeve të Kondicionimit” 0 0
Program Profesional 2-Vjeçar “Mekanik Impiante Industriale dhe Bujqësore” 0 0
KUOTAT E LIRA NË UNIVERSITETIN “EQEREM CABEJ”, GJIROKASTËR
Programi i studimit Kuotat e miratuara Kuotat e lira
Matematikë Informatike 15 14
Turizëm 20 15
Biologji Kimi 20 17
Infermieri Mami 20 14
Edukatore për Zhvillimin e Fëmijërisë së Hershme 0-3 vjeç (2-vjeçar) 40 5
Ndihmës ekonomist (2-vjeçar) 40 19
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 20 19
Asistent Menaxher në Shërbimet Turistike (2-vjeçar) 40 19
Udhërrëfyes turistik (2-vjeçar) 30 20
Gjuhë Angleze 30 27
Kontabilitet Financë 60 33
Histori Gjeografi 20 17
Asistent administrativ (2-vjeçar) 40 15
Mësuesi per Arsimin Fillor (kl. I-VI)20 18
Teknologji Informacioni 20 14
Administrim Publik 60 51
Infermieri e Përgjithshme 80 20
Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Grek15 7
Program Profesional 2-Vjeçar “Librar dhe Biblotekar” 40 29
Gjuhë dhe Letërsi Shqipe 20 19
Histori dhe Gjuhë Italiane 15 15
Fizikë dhe Teknologji Informacioni 10 10
Gjuhë Italiane 15 15
Matematikë Fizikë 4 4
KUOTAT e lira Universiteti “Fan,S.Noli”, Korçë
Programi i studimit Kuotat e miratuara Kuotat e lira
Matematikë Informatikë 35 28
Teknika të Prodhimit të Farave dhe Fidanëve (2-vjeçar) 35 14
Biologji Kimi 30 23
në Filozofi Sociologji 30 29
Gjuhë dhe Kulturë Frënge 20 18
Menaxhim 60 26
Asistent Menaxher (2-vjeçar) 45 5
Informatike Biznesi 30 17
Ekonomiks 30 20
Agroushqim 35 28
Gjuhë Letërsi 30 27
Teknologji Informacioni 35 8
Administrim dhe Politika Sociale60 4
Mami 30 0
Gjuhë Angleze 45 31
Mbështetës Zyre për Komunikim Bibliotekë dhe Arkiv (2-vjeçar)25 8
Administrim Biznesi në Marketing 30 16
Edukim për Foshnjërinë dhe Fëmijërinë e Hershme (2-vjeçar) 25 5
Biznes dhe Tregti 30 27
Inxhinieri Agronomike 40 38
Histori Gjeografi 25 17
Menaxhim Veterinar (2-vjeçar) 35 7
Infermier i përgjithshëm 60 0
Menaxhim Agrobiznesi 30 25
Matematikë Fizikë 35 25
Mësuesi për Arsimin Fillor 30 22
Financë Kontabilitet 71 7
Shërbim Social (2-vjeçar) 40 6
Menaxhim Biznesi Bujqësor (2-vjeçar) 35 9
Edukim Fizik dhe Sporte 30 8
Administrim Biznesi në Turizëm30 21
Mjekësi e Bimëve dhe Hortikulturë 20 20
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 25 25
KUOTAT E LIRA UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI”, VLORË
Programi i studimit Kuotat e miratuara Kuotat e lira
Informatikë 30 19
Ekonomiks 80 54
Infermieri e përgjithshme 190 0
Kontabilitet 53 43
Pedagogji e Specializuar 30 13
Inxhinieri Elektrike 50 11
Drejtësi 220 88
Administrim Biznesi 104 64
Histori Gjeografi 50 44
Navigacion 45 38
Menaxhim Turizmi 50 32
Mësuesi për Arsimin Fillor 50 46
Inxhinieri Mekanike 50 24
Infermieri Mami 90 0
Mësuesi për Arsimin Parashkollor50 39
Inxhinieri Navale 40 35
Teknologji Informacioni 40 30
Gjuhë Angleze 80 59
Financë 135 74
Shkenca Kompjuterike 40 11
Biologji 53 43
Matematikë 35 27
Gjuhë Letërsi 50 43
Marketing 50 45
Kimi 20 20
Fizikë 25 25
Gjuhë Italiane 25 25
KUOTAT E LIRA UNIVERSITETI “LUIGJ GURAKUQI” SHKODËR
Programi i studimit Kuotat e miratuara Kuotat e lira
Gjuhë – Letërsi 50 42
Gjuhë Gjermane 40 33
Informatikë 60 34
Turizëm 80 18
Pikturë e grafikë 25 4
Infermieri (Mami) 70 1
Gjeografi 50 46
Gjuhë Angleze 60 28
Punë Sociale 60 4
Administrim – Biznes 100 11
Matematikë 40 24
Gazetari dhe Komunikim 43 29
Gjuhë Frënge 38 36
Edukim Fizik dhe Sporte 70 9
Financë – Kontabilitet 110 7
Pedagogji muzikore 25 12
Infermieri (Fizioterapi) 40 0
Mësuesi për Arsimin Fillor 50 35
Biologji – Kimi 40 29
Histori 40 36
Drejtësi 300 142
Mësuesi për Arsimin Parashkollor50 40
Infermieri e Përgjithshme 80 0
Gjuhë Italiane 38 34
Psikologji 50 28
Fizikë 25 25
KUOTAT E LIRA UNIVERSITETI “ALEKSANDËR XHUVANI”, ELBASAN
Programi i studimit Kuotat e miratuara Kuotat e lira
Logjistikë (2-vjeçar) 80 32
Administrim Biznesi dhe Inxhinieri70 61
Imazheri 100 24
Histori dhe Gjeografi 50 48
Matematikë – Fizikë 50 43
Mësuesi Arsimin Parashkollor 55 50
Infermieri Mami 130 0
Filozofi – Sociologji 39 38
Informatikë Ekonomike 115 80
Program Profesional 2-Vjeçar “Operator Turistik në Gjuhë Gjermane” 50 25
Teknologjitë e Informacionit 110 52
Fizioterapi 100 11
Administrim – Biznes 115 77
Shkencat Juridike në Biznes 70 57
Gazetari dhe Gjuhë Angleze 55 32
Edukator për fëmijët 0-3 vjeç (2-vjeçar) 55 13
Financë – Kontabilitet 115 48
Edukim Qytetar 39 38
Mekatronikë (2-vjeçar) 80 20
Shkencat Juridike në Sektorin Publik 70 40
Biologji – Kimi 50 44
Psikologji 27 20
Ekonomi Turizmi 70 60
Teknik Laboratori 100 6
Teknologji Laboratori (2-vjeçar) 100 12
Gjuhë Gjermane 25 23
Edukim Fizik dhe Sporte 70 5
Gjuhë Angleze 85 68
Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 55 42
Infermieri e Përgjithshme 200 2
Mësuesi për Arsimin Fillor kl. I-VI 55 44
Gazetari 40 26
Ekonomia dhe e Drejta 115 97
Punonjës Social 75 32
Gjuhë Shqipe dhe Frënge 25 20
Sekretar I Specializuar dhe Administrativ (2-vjeçar 55 14
Program Profesional 2-Vjeçar “Teknik Mjedisi” 100 28
Logopedi 80 47
Histori dhe Gjuhë Gjermane 25 25
Fizikë Kompjuterike 30 30
Gjuhë Frënge 28 28
Matematikë – Informatike 50 50
Gjeografi dhe Gjuhë Italiane 25 25
Gjuhë Italiane 28 28
Gjuhe Shqipe dhe Rome 18 18
