KLSH: Ministria e Financave nuk zbatoi ligjin për PPP

Edona Llukacaj

Gjatë punës së tij në ministrinë e Financave, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar një përformancë aspak të kënaqshme për sa i takon financave publike gjatë vitit 2018.  Sipas KLSH, shqetësim kryesor është rritja e detyrimeve të prapambetura me 12 miliardë lekë, çka bën që niveli i deficitit buxhetor të jetë më i lartë se 1.6%.

Gjithashtu KLSH evidentoi se nuk është zbatuar ligji sa i takon prokurimeve publike dhe janë miratuar kontrata me vlera më të larta se fondet e vëna në dispozicion.

Edhe kontratat koncesionare që i përkasin vitit 2019 për Kontrollin e Lartë të Shtetit janë shqetësuese.

Në raportin mbi buxhetin e vitit 2018, ndër të tjera KLSH evidenton se 32% e shpenzimeve janë bërë në muajin dhjetor. Kjo ka rritur ndjeshëm riskun e efiçencës në punët publike. Për më tepër, është vënë re se të dhënat sa i takon problemeve me rimbursimin e TVSH-së dhe rritjen e faturës së gjyqeve për largimet nga puna nuk janë të gjindshme./ scan

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *