Një person ka humbur jetën dhe të paktën pesë të tjerë raportohen të jenë plagosur gjatë një sulmi me thikë nga një person në një qendër tregtare në Manchester, në Britani.
Oficerët e policisë arritën të neutralizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin në trotuarin jashtë qendrës tregtare Arndale, në qendër të qytetit mëngjesin e së premtes.
Sipas dëshmitarëve, autori, tashmë në pranga, vraponte nepër ambientet e qendrës me thikë në dorë dhe shënjestronte njerëzit e ndodhur atje, në mënyrë të rastësishme
Kjo rrit dyshimet se bëhet fjalë për një sulm terrorist.
Policia e Manchester ka rrethuar qendrën tregtare ndërsa vazhdon hetimet dhe kërkimet për bashkëpunëtorë të mundshëm të agresorit.
Forca policore të armatosura janë vendosur edhe brenda në Arndale.

e.ll./dita
