Holanda, si një nga vendet më skeptike ndaj hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE, ka parashtuar krimin shqiptar si arsye të këtij skepticizmi.
Ministri i brendshëm, Sandër Leshaj, gjatë inagurimit të rikonstruksionit të ambienteve të komisariatit të Malësisë së Madhe në Koplik, iu refruar qëndrimit të Holandës e të Francës, duke theksuar se Shqipëria i ka përmbushur kërkesat paraprake dhe duke shtuar se krimi shqiptar nuk është “gogoli” i Holandës.
Lleshaj nënvizoi se niveli i kriminalitetit që ushtrohet nga qytetarë me pasaportë shqiptare është shumë herë më i ulët nga niveli i kriminalitetit që ushtrohet nga qytetarë të vendeve të tjera anëtare të BE që jetojnë në Holandë. Dhe si i tillë, Lleshaj është optimist se politikanët holandez do të rishikojnë qëndrimin e tyre deri në mbledhjen e Këshillit të Europës.
Lleshaj u shpreh: “Procesi është në rrugë të mbarë.Shumica dërmuese e vendeve të Europës janë shprehur në mënyrë të paekuivok në mbështetje të progresit që Shqipëria ka bërë në këtë fushë. Sigurisht që ka pasur njëfarë skepticizmi nga Holanda dhe Franca, skepticizëm që ne përpiqemi ta kuptojmë. Por Shqipëria për hir të vërtetës i ka bërë të gjitha ato që Europa ka kërkuar ndaj saj.Nuk mund ta ndërrojmë veten tonë, por kemi bërë gjithçka për të plotësuar ato kritere për integrimin e vendit tonë në BE.
Në Holandë ka një nivel të caktuar kriminaliteti që buron nga qytetarë që mbajnë pasaportë shqiptare.
Por edhe në këto kushte niveli i kriminalitetit që ushtrohet nga këta qytetarë është shumë herë më i ulët nga niveli i kriminalitetit që ushtrohet ntga qytetarë të vendeve të tjera anëtare të BE që jetojnë në Holandë, të cilët janë në pikëpamje numerike më të vegjël se Shqipëria. Nuk është se shqiptarët përfaqësojnë një gogol të rrezikshëm për vetë Holandën, këtë e dinë dhe politikanët holandeze dhe besoj se edhe në vendimet e tyre të ardhshme do të reflektohet ky fakt”.
e.ll./dita

O.Llesh, i ke marre ato pakot e kokaines nga Kavaja?
Kush jane o LESH, keto vende dhe shtete me keq se ne ??!!
Na i thuaj sakte dhe qarte, se keshtu nuk ke thene asgje. Tung.
Nuk ka me keq se ne o lesh
Kur ne hollande lulezonte droga dhe prostitucioni ne ne Shqiperi as nuk e dinim ate pune,dhe ata mijera Boshnjak u vrane para syve te oficereve Hollandeze e jo para syve te oficereve Shqiptare,sa per vende qe jane me keq se ne,mjafton te shikoni reportazhet e tv Francez dhe e kuptoni se ku jane me keq se ne,gjithmone fjala eshte per droge e krime te tjera,Shqiptaret pervec budallallekut te politikaneve te vet nuk kane gje tjeter,kur del shefi opozites dhe akuzon Shqiptaret per kriminele duke filluar nga kryeministri cfare mund te thote nje Hollandez a Francez.
Nuk lahet m..i me sh…e o lesh!Ky vend ka ikur per lesh!
Paska “opinion te mire” per krimin shqiptar. Keshtu vazhdo se i binde hollandezet. Dylberi po e tregon veten qe eshte vegel politike;
Ne sytë e evropës ju jeni ca maskarenj,kriminelë,drogaxhij,vrasës,
perhapes prostitucioni ,trafiku femijesh dhe femrash kontrabandiste,
pavarësisht se çfarë thoni dhe vetemashtroheni ju.