Turqia ka blinduar stadiumin “Şükrü Saraçoğlu”, ku do të zhvillohet ndeshja mes Turqisë dhe Shqipërisë, teksa do të bllokojë edhe rrugët e makinave.
Në orën 20:45 do të nisë ndeshja e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020 dhe për kuqezinjtë është shansi i fundit për t’u rikthyer të shpresojnë të kualifikimi, ndaj i duhet fitore.
Sakaq, masa të rrepta sigurie do të jenë përpara hyrjes për në stadium, teksa nuk do të lejohen asgjë tjetër veç simboleve kombëtare, daulleve dhe fanellave kuqezi. Çdo gjë tjetër që nuk ka të bëjë me flamurin do të sekuestrohet.
Deri tani tifozët kuqezi të pranishëm janë 1200, por pritet që deri në mbrëmje të mbushet me 2500, aq sa edhe parashikohet 5% i stadiumit. TKZ përfaqësohet me 115 tifozë, ndërsa Ilyrian Elite me 30 tifozë. Janë dy grupimet e kombëtares që kanë udhëtuar deri në Stamboll.
l.h/ dita

Po cte blindoni more bylldym çengele ! Ndeshje me byrazeret do te beni dhe si gjithmone do te fitoni
pra “vëllai turk” parashikon vetëm”aq sa edhe parashikohet 5% i stadiumit.” 5% për “vëllezërit”??
kurse në zvicër,që nuk i kemi as kushërinj,të rezervojnë 1/2 e stadiumit!!
bile dhe shumicën e më e forta është se nuk ka dhe “blindon stadiumin”!
më kujtohen dy ndeshje që kam ndjekur në zvicër!nuk ka pasur polici më shumë se në një ndeshje normale kampionati,pa llogaritur skuadrat që kanë probleme me njëri tjetrin!!
bile tifozat shqiptarë i kanë vënë flamurin shqiptar makinës së policisë dhe kanë bërë fotografi me ta!!të gjithë të buzëqeshur!!
kot nuk i thonë më mirë i huaji se “vëllai”!!