Sigurim me detyrim i ndërtesave, ndryshe Hipoteka nuk i regjistron

Ornela

Rreth 10 ditë pas tërmeteve të fuqishme me magnitudë 5.8 dhe 5.6 që goditën Shqipërinë, kryeministri Edi Rama njoftoi se Qeveria ka vendosur sigurim të detyrueshëm 10-vjeçar për ndërtuesit.

Sipas VKM, “ndërtuesi, përpara dorëzimit të lejes së ndërtimit, duhet të kryejë dhe të dorëzojë kontratën e sigurimit të detyrueshëm për “mbulimin e përgjegjësive civile dhe profesionale”.

Sigurimi i detyrueshëm për ndërtesat, në fakt, ishte parashikuar sipas neneve 42 dhe 47 të Ligjit Nr. 107/2014, datë 31/07/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” i ndryshuar, por mbetet e paqartë se pse nuk ishte miratuar VKM përkatëse prej më shumë se 5 vitesh kur hyri në fuqi ligji.

Kryeministri Rama ka sqaruar mediat se “qeveria parashikon masa detyruese për ndërtuesit, për të lidhur një kontratë sigurimi me afat 10-vjeçar me blerësit e apartamenteve”.

Kontrata sipas tij mbulon “dëmet ndaj të tretëve që rrjedhin, ku për shkak të terrenit apo defektit në ndërtim, ndërtimi shembet -pjesërisht ose tërësisht, apo paraqet rrezik shembje”.

Kontrata 10-vjeçare ka çmime të rregulluara sipas VKM-së. Psh për një banesë që kushton 100 mijë euro, primi i sigurimit nuk mund të jetë më pak se 100 euro.

Vendimi i qeverisë ju jep një rol të rëndësishëm noterëve për të ndjekur zbatimin e detyrimit të lidhjes së kontratës.

Vendimi i qeverisë përcakton hallkën e fundit të regjistrimit në hipotekë, për të bllokuar transaksionet e ndërtesave pa policë sigurimi.

“Në rast mungese të kontratës së sigurimit, kërkesa për regjistrim të kontratës së kalimit të pronësisë nuk administrohet nga sporteli i shërbimeve kadastrale”, përcaktohet në VKM

Share This Article
13 Comments
  • Nuk kuptoj cfare synon Rama; qe ne rast termeti te paguajne shoqerite e sigurimeve ? Apo qe qeveria te kete alibine e saj qe ne keto raste nuk merret fare me demet. Teknikisht kjo eshte utopike. Kompanite e sigurimeve jane nje “gjetje” e vjedhjeve te reja. Ato jane krijuar per te zhvatur dhe jo per te mbrojtur. Perse nuk ben vete shteti ate qe ia kerkon Sigurimeve?

    • Pilospari si je gdhire sot?
      E vertete, ashtu ndodh “ne gjithe boten” po bota ka shtet Pilospari.
      Ne kemi karagjoza.
      E para kjo.
      E dyta, nuk vlen siguracioni n rast demesh masive si termeti.
      Sepse nuk mund te paguhen.
      Dhe kompania shpall falilementin sepse realisht nuk paguan dot.
      Parimi i siguracionit “paguajne te gjithe qe te demshperblehet dikush n fatkeqesi’ nuk vlen per termetet sepse aty pesojne fatkeqesi te gjithe, skema e mbulimit me fonde deshton.
      Merr Kullat Binjake Pilospari.
      Te gjithe te siguruar ishin, por rane te gjithe njeheresh dhe kompania qe i kishte siguruar shpalli falimentin.
      E drejte qe ia njeh ligji.
      Te paguaj unë që të majmen Ponarët me shokët e tij të oligopolit nuk shkon o Pilospari.
      Po ju e keni xhepin plot per vete nuk ju ha shume per ate qe rropatet të nxjerre muajin

  • Po ndertesat e reja nuk kan rrezik, puna esht cdo behet me gjith ndertesat ekzistuese. Kjo nuk zgjidh asgje se nje ndertes e re nuk shembet per 10 vjet. Pun diletantesh

  • Sigurimi i detyruar nga termetet i ndertesave, qe po ben qeveria, eshte nje dhurate shume e madhe qe u behet kompanive private te sigurimit. Nuk sigurohet ndertesa por kapitali. Nuk ekziston asnje kompani sigurimi private qe te siguron plotesisht ndertesen nga termetet. Policat e sigurimit nga termetet nuk te japin tere parate qe duhen per te riparuar demet e shkaktuara nga termetet por te kompesojne nje perqindje te demeve mbi bazen e pagesave qe jane bere deri ne ate moment. Sipas Qeverise, pas dhjete vitesh, neqoftese nuk ka rene ndonje termet, tere apartamentet do te jene jashte sigurimit pasi polica private skadon. Parate e paguara i merr kompania private e sigurimit. Ndertuesi ben sigurimin me nje pagese te menjehereshme ose me prime, rrite cmimin e ndertimit dhe ne fakt e paguan bleresi i apartamentit. Ne rast termeti kompania e sigurimit kompenson afersishti 15 perqind te shumes totale te paguar qe eshte bere nga ndertuesi per sigurimin. Ne rast termeti shkaterrues cila kompani sigurimi ka kaq para te paguaj per nje qytet apo qytetete te tere te shkaterruara?! Qytetaret mund te rindertojne vetem 15 perqind te apartamentit!! Qeveria duhet te leje te lire sigurimin e ndertesave nga popullesia dhe jo ti detyroje te sigurohet prane kompanive private. Mund te detyrohe ndertuesit te bejne sigurimin nga termeti por parate e ndertuesve nga sigurimi i ndertesave nga termeti duhet ti marre SHTETI dhe asnje kompani private. Pasi do te jete shteti ai qe do te rindertoje dhe te zhduke pasojat totale e nje termeti. Do te jene ndihmat e shteteve te tjere dhe shume dhuruesve te tjere qe te eleminohen demet e nje termeti.

  • Ku e ke pare ti qe ne vendet perendimore eshte i detyrueshem sepse ketu ne Belgjike nuk eshte. Kjo eshte menyra e fundit qe ka shpikur Rama per te financuar kompanine Kastrati qe eshte e mbytur ne borxhe tek bankat.

  • Si puna e sigurackinave qe kemi 30 vjet pa kryer aksident apo perplasje dhe paguajme per te tjere. Kemi vite qe genjehehemi me “bonusin” e uljes se pageses ne rast se nuk ke kryer shkelje te kasaj natyre. Shkurt sigurimi i shtepive kerkon mbushjen e arkes , ne nje kohe qe fuqia paguese e qytetareve eshte mjaft e ulet . Te klasifikohen shtesat apo objektet e shtepite te cilat nuk ofrojne soliditetin e mjaftueshem ne baze te normave kombetare te vendosura dhe te rivendoset
    standarti ne to nga pronaret e tyre ose te rrafshohen.Skemi perse te paguajme per to.Edhe dicka tjeter, mos futja e investitoreve serioze te huaj ne vend, qe te hapin vende pune me investime e fabrika e uzina prodhuese, me nje Legjislacion terheqes e lehtesues per ta , ka sjelle papunesi te madhe ne vend .Kujtojme si erdhi “Mercedesi” ne Shqiperi dhe perfundoi ne Maqedoni e plot histori te tjera. Njerezit duan pune qe te jetojne me nder e integritet dhe te paguajne detyrimet dhe te rregullojne jeten e tyre dhe jo te jene te varur per buken e gojes ne gjunje ne mbijetese.Aspekt tjeter serioz ngelet prona qe ska vajtur te i zoti ose eshte e tjetersuar, qe ka paralizuar me gjithe ato gjera qe dijme cfrytezimin e saj dhe qe tregu i pronave do te sillte nje dinamike te fuqishme ne ekonomi. Nuk ecet perpara me kafene, dyqane fruta-zarzavate, berberana, dyqane buke etj qe hane koken e njeri tjetrit cdo 20 -30 m ne pamundesi per te paguar taksat se skane pune,Nje vend qe nuk prodhon por e ble 10 e shet 20, qe nuk siguron treg prodhimit bujqesor vendas,per shkak te seksereve qe e konkurojne me mall importi dhe marifete, ku paraja eshte ne duart e oligarkeve qe bejne ctu teket, eshte i detinuar te vdese.

  • Si puna e siguracionit te makinave qe kemi 30 vjet pa kryer aksident apo perplasje dhe paguajme per te tjere. Kemi vite qe genjehehemi me “bonusin” e uljes se pageses ne rast se nuk ke kryer shkelje te kasaj natyre. Shkurt sigurimi i shtepive kerkon mbushjen e arkes , ne nje kohe qe fuqia paguese e qytetareve eshte mjaft e ulet . Te klasifikohen shtesat apo objektet e shtepite te cilat nuk ofrojne soliditetin e mjaftueshem ne baze te normave kombetare te vendosura dhe te rivendoset
    standarti ne to nga pronaret e tyre ose te rrafshohen.Skemi perse te paguajme per to.Edhe dicka tjeter, mos futja e investitoreve serioze te huaj ne vend, qe te hapin vende pune me investime e fabrika e uzina prodhuese, me nje Legjislacion terheqes e lehtesues per ta , ka sjelle papunesi te madhe ne vend .Kujtojme si erdhi “Mercedesi” ne Shqiperi dhe perfundoi ne Maqedoni e plot histori te tjera. Njerezit duan pune qe te jetojne me nder e integritet dhe te paguajne detyrimet dhe te rregullojne jeten e tyre dhe jo te jene te varur per buken e gojes ne gjunje ne mbijetese.Aspekt tjeter serioz ngelet prona qe ska vajtur te i zoti ose eshte e tjetersuar, qe ka paralizuar me gjithe ato gjera qe dijme cfrytezimin e saj dhe qe tregu i pronave do te sillte nje dinamike te fuqishme ne ekonomi. Nuk ecet perpara me kafene, dyqane fruta-zarzavate, berberana, dyqane buke etj qe hane koken e njeri tjetrit cdo 20 -30 m ne pamundesi per te paguar taksat se skane pune,Nje vend qe nuk prodhon por e ble 10 e shet 20, qe nuk siguron treg prodhimit bujqesor vendas,per shkak te seksereve qe e konkurojne me mall importi dhe marifete, ku paraja eshte ne duart e oligarkeve qe bejne ctu teket, eshte i detinuar te vdese.

  • Ne asnje vend perendimor nuk eshte i detyrueshem sigurimi i baneses ndaj zjarrit apo termeteve, por eshte vullnetar. Sigurimi eshte i detyrueshem vetem ne mjetet levizese. Shqiperia po behet dita dites nje vend i pajetueshem. As ne diktatura nuk ndodhin xhevahire te tilla. Njerezit duhet ta rrefuzojne kete maskarallek. Termetet e fuqishme ndodhin 1 here ne 20 apo 30 vite per zona te caktuara.

  • Shkelje prape e te drejtes per prone e shfryerzimin e saj si te duash. Sigurohesh per demet per te tjeret poper demet per veti eshte edrejta jote mos me u siguruar.sapo per termetin , asnje kompaninuk e merr persiper o edi rama qe kur nuk ka siguruar asgje ne jete te vete pos pare per oligarket

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *