SMH: Partia e Kosovës injekton humor në zgjedhje

anazapta

Nëse dizajneri 26 vjeçar, Visar Arifaj, zgjidhet këshilltar në zgjedhjet komunale të Kosovës, që u mbajtën të dielën, ai premton se do të bëjë gjithmonë premtime, shkruan The Sydney Morning Herald.

Në mesin e tyre janë: ndërtimi i një autostrade që kalon nëpërmes Bibliotekës Kombëtare, urinalet në hyrje të çdo ndërtese publike, përdorimi i qenve endacakë për transportin publik, sjelljen e Formulës 1 në Prishtinë dhe krijimin e 62 mijë vendeve të reja të punës.

Partia e Forte është një lëvizje tallëse politike e formuar dy vite më parë nga ca miq në një lokal, e që provon të tregojë se disa gjëra janë shumë të rëndësishme për t’i marrë seriozisht.

“Le të jemi të sinqertë: gjithkush ndjehej deri sot i ofenduar nga politika, sepse politikanët të trajtojnë thuajse jeni i marrë”, ka thënë Arifaj.

Sot Partia e Fortë përbëhet nga rreth 20 organizatorë, 1500 nënkryetarë – emri partiak për anëtarët e saj – dhe më shumë se 73,000 mbështetës në Facebook. Ajo është frymëzuar pjesërisht nga filozofi slloven Slavoj Zizek.

“Ne kemi infiltruar politikën duke u tallë me të dhe, duke mos e kundërshtuar direkt atë, ishte një reagim krejtësisht ndryshe”, thotë Arifaj.

Një javë pasi Partia e Fortë me shaka ka premtuar krijimin e 12 mijë vendeve të reja të punës, kandidati rival seriozisht ka propozuar 20 mijë të tilla.

“Ne duhej të reagonim, duke e ngritur atë në 62 mijë, sepse, ju lutem”!

Për Arifajn, tallja me politikanët dëshmoi gabueshmërinë e tyre.

“Kjo u jepte shpresë njerëzve se ne mundemi në fakt të bëjmë disa ndryshime”.

Me një buxhet prej 2.500 eurove, Partia e Fortë ka marrë pjesë vetëm në zgjedhjet lokale për Prishtinën, por ka marrë mbështetje të gjerë dhe mund të shtojë kandidatët për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

Sondazhet e pasigurta janë duke i dhënë atij 2-18 për qind të votave (para publikimit të rezultateve preliminare – v.j.), ndërsa Arifaj parashikon se ata do të marrin pesë nga 51 vendet.

Pra, çfarë do të ndajë politikat shakatare nga ato reale? Linja veç është e turbullt.

“Po flasim për hapësirat e gjelbra… dhe thashë se ne duhet të investojmë në gjelbërimin vertikal”, ka thënë Arifaj. “Kandidatët tjerë vetëm qeshën. Dhe, është turp që ata nuk bëjnë vetëm pak hulumtim, sepse kjo është e tëra që duhet bërë për të parë se si gjelbërimi vertikal është gjë e zakonshme në botën e zhvilluar”.

Në ora 1 të mëngjesit Arifaj ul në sheshin kryesor të Prishtinës për të pranuar urimet më të mira nga kalimtarët. Një grua e re tha se nëna e saj do të votojë për të, ndërsa një burrë e ngacmoi duke thënë se kandidati nuk mund të shihet kaq vonë kur të zgjidhet kryetar i Prishtinës.

Arifaj buzëqeshi teksa përfundoi përkthimin nga shqipja. “I thash, ‘do të vësh bast’”? /Telegrafi/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *