Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo në këtë intervistë për gazetarin Bledar Hoti të portalit SI flet për nismën më të fundit të ndërmarrë për krijimin e Shengenit Ballkanik, duke theksuar se duhet parë me kujdes nëse kjo ka për qëllim për futjen në integrimin e Ballkanit në BE, apo mund të përfitojnë më të fortët.
Zoti Milo, si i konsideroni zgjedhjet më të fundit në Kosovë, ku kemi Vetëvendosjen si një forcë të parë politike, subjekti që synon bashkimin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Çfarë ndryshimi mund të ketë kjo në raport me mes dy shteteve tona dhe në rajonin e Ballkanit?
Vetëvendosja ka qenë një faktor politik shumë i rëndësishëm në Kosovë për shumë vite të fundit sidomos. Dhe rezultati që ajo mori në zgjedhjet e parafundit e dëshmuan që këtë forcë dhe prezencë të saj si parti politike e rëndësishme.
Diferenca me LDK është e vogël, por fakti që fituan dy partitë kryesore të opozitës dëshmon se qytetarët e Kosovës kanë qenë të lodhur dhe të zhgënjyer nga qeverisja e mëparshme dhe nga mungesa e zgjidhjeve jetësore për Kosovën, në mënyrë të veçantë lufta kundër korrupsionit dhe sidomos mos akordimi nga ana BE-së e statusit për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës…
Kështu që fitorja e këtyre dy partive politike, e në mënyrë të veçantë e Vetëvendosjes kishte një bazë reale që ishte një lloj reagimi dhe pakënaqësie e qytetarëve të Kosovës ndaj estabilishmentit të vjetër qeverisës dhe politik në Kosovë.
Kosova është një nyje nevralgjike në Ballkanin Përendimor dhenjë parti politike e tillë si Vetëvendosje në krye të piramidës ekzekutive do të sjellë ndryshime në politikën e jashtme të saj, por edhe në atë të brendshme ndryshime.
Unë do t’i konsideroja cilësore nëse Albin Kurti dhe Vetëvendosja do t’u qëndronin besnikë programit të partisë së tyre dhe deklaratave që kanë bërë deri më tani. Nëse do të nisemi nga kjo qasje, pra nga ato çfarë kanë thënë deri tani do të priten ndryshime shumë të rëndësishme, jo vetëm për Kosovën, por që do të ndikojnë edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera të rajonit, në mënyrë veçantë me Serbinë, por edhe me Shqipërinë.
Sigurisht që kur vjen në pushtet, jo të gjitha deklaratat politike si parti opozitare janë të mundura që të realizohen, qoftë menjëherë, qoftë edhe në një të ardhme të afërt. Mjaft nga premtimet që ka bërë Albin Kurti nuk besoj, se në pozitën e kryeministrit do të mund ta ketë shumë të lehtë që t’i fusë në hullinë e një zgjidhjeje të shpejtë, duke filluar edhe nga çështja e përfolur e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.
Po në raport me Serbinë, kam parasysh këtu dhe deklaratat e para të Kurtit dhe Vuçiç që kishte një përplasje mes tyre, si do të ndikojnë këto marrëdhënie?
Nisur më shumë nga deklaratat e para, në të cilat Albi Kurti shfaqet si kandidatin për kryeministër, sepse akoma nuk ka marrë mandatin për të krijuar qeverinë, mendoj se do të ketë ndryshime në gjetjen e një kompromisi për të hequr taksën ndaj mallrave serbe në tregun e Kosovës, gjë që do të mund të shoqërohet patjetër me ndonjë një “kompensim” në një aspekt tjetër nga ana e Beogradit.
Unë mendoj se mund të jetë pjesë e asaj çka u diskutua dhe u vendos në Novi Sad për krijimin e një mini Shengeni Ballkanik dhe një zgjidhje e tillë mund t’i ofrohet Kosovës në këmbim të heqjes së taksës për mallrat serbe.
Meqë jemi te nisma për krijimin e Shengenit Ballkanik, a mendoni se kjo është një lëvizje si kundërpeshë ndaj taksës së vendosur ndaj mallrave serbe. Takimi mes Ramës, Vuçiç dhe Zaev po përflitet edhe me komente të ndryshme se po hidhet ideja e krijimit e Serbisë së Madhe, apo të ish-Federatës Jugosllave, cili është mendimi juaj?
Nëse ecet në logjikën e procesit të Berlinit si një hallkë e ndërmjetme për t’i çuar vendet e Ballkanit Përendimor në BE, kjo është pozitive. Por nëse ky minishengen Ballkanik, kjo marrëveshje që u nënshkrua në Novi Sad kthehet në një qëllim në vetvete, kthehet në një instrument rajonal, pa pasur si objektiv çuarjen e vendeve të Ballkanit Përendimor në BE, atëherë po, mund të ketë dyshime se dikush kërkon ta shfrytëzojë për qëllime të tjera.
Pra, mbetet për t’u parë nëse kjo nismë do të ketë funksion integrimin europian, përgatitjen e vendeve tona të Ballkanit Perëndimor për t’u integruar sa më shpejt në BE, apo do të mbetet një nismë rajonale prej së cilës mund të përfitojnë më të fortët.
Serbia është ekonomikisht më e fortë, është shteti më i madh i Ballkanit Përendimor dhe ka më shumë mundësi dhe instrumente për ta shfrytëzuar një marrëvesje më tepër seç mund të kenë Shqipëria, apo Maqedonia e Veriut, nesër edhe Kosova.
Pra nuk duhet ta përjashtojmë rrezikun në rast se mbetet një nismë rajonale pa patur si objektiv themelor integrimin e plotë të Ballkanit Përendimor në Bashkimin Europian.
Pra sipas jush Kosova duhet të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të liderëve të Ballkanit që do të mbahet në Ohër më 11 nëntor?
Unë besoj se Kosova duhet të marrë pjesë atje me status të plotë, pa asnjë rezervë si partner i barabartë në këtë nismë. Ka shumë rëndësi që Serbia, duke pranuar që të ulet në një tavolinë me Kosovën pa asnjë rezervë, është një njohje indirekte që ajo i bën Kosovës.
Ka shumë rëndësi dhe mundet, mundet që pikërisht nga këtu të fillojë edhe kthesa serbe, që duke e pranuar Kosovën me të drejtë të plota në një tavolinë ku diskutohet ky minishengen Ballkanik, fillon edhe procesi për njohjen ndërkombëtare të Kosovës.
Mund të jetë ky edhe një mesazh që vjen nga Beogradi për të zbutur tensionet midis Kosovës dhe Serbisë. Kosova heq taksën, Serbia jep pëlqimin që Kosova të pranohet si partnere me të drejta të bararabarta në një tavolinë rajonale e kështu hapet perspektiva e uljes në një tavolinë për të arritur një marrëveshje finale mes Serbisë dhe Kosovës.
Po në të kundërt, a duhet të marrë pjesë Shqipëria në këtë nismë në rast se Kosova nuk përfshihet në këtë Shengen Ballkanik apo të jetë e ulur në tryezën e ardhshme më 11 nëntor në Ohër?
Pasi do të mund të jenë të ezauruar përpjekjet e saj që Kosova të ulet në një tavolinë me Serbinë si partnere me të drejta të barabarta, Shqipëria duhet ta shikojë vendimmarrjen e saj që të mos keqpërdoret prania e saj kundër Kosovës.
Shqipëria duhet të bëjë një presion pozitiv ndaj Serbisë, me qëllim që Kosova të jetë më shpejt e pranishme në pozita të barabarta si të gjithë vendet e tjera të Ballkanit Përendimor.
Ka një teori që kjo nismë e Vuçic e Ramës është si një kundërpërgjigje ndaj BE-së, është si alternativë, ku Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut pritet t’i shtyhen negociatat me BE-në. A është kjo edhe një përgjigje ndaj vendeve të Unionit për këtë refuzim, ku edhe kryeministri Edi Rama pati një deklaratë për zhgënjimin që kanë në lidhje me zgjatjen e procesit të integrimit?
E bërë në momentin aktual, ku me sa po duket Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut mund t’i thuhet një “Jo” për 2019, pra mund të ketë një shtyrje për 2020. Ky është një mesazh që dëshmon, siç e tha Rama në konferencën e shtypit, se Ballkani Përendimor nuk është tani prioritet i BE-së, prandaj ne duhet të mendojmë me filozofinë integruese të Ballkanit Përendimor që të bëhemi zot i fateve tona në rajon.
Është një reagim i jo i drejtpërdrejt, por që mbetet për t’u konfimruar gjatë ditëve në vijim kur do të kemi një vendim përfundimtar të Këshillit Europian në lidhje me fillimit të negociatave për anëtarësim të plotë të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut.
Por duhet të kemi parasysh një gjë tjetër se Serbia është në një stad tjetër më të avancuar, i ka filluar negociatat me BE. Pra Shqipëria nuk është në një status me Serbinë nga pikëpamja e zhvillimit të negociatave.
Dhe Serbia duke qenë se e ka siguruar hapjen e negociatave për anëtarësim të plotë mund të ketë një qëllim tjetër që t’i bëjë disa lëvizje që mund t’i krijojnë asaj një status të priveligjuar rajonal dhe mund ta paraqesin atë në sy të BE-së si një udhëheqës rajonal.

Sa me shume kalon koha e ikin vitet aqe me teper me shtohet respekti si shqiptar e intelektual per Safet6 Butken ish kryetar i ballit ne qarkun e korçes qe nga turpi vrau vehten ne halet…nderkohe kur vazhdojne e perrallisin keta mender Milot ,gjinushet zabitat e tere karabushet e karakushet qe jane te inkriminuar deri ne gryke,qe kane shkelur mbi gjakun e te reneve dhe qe permbyseen historine e vazhdojne e rrine ne haremin e Berishes si eunuke e bytheqire…..Fare e keqe ndersa heroi i popullit Shevqet Pòeçi u ‘vetevra’ duke bere greve urije ne burg ne moshen 90 vjeçe i paralizuar e milot mernin avdes ne parlamentin bordello antishqiptar e ministra shteti te nje vendi 30 vjet pa shtet…Zhdukuni alabake te peshtire qe edhe trute ,qiresi i dhive te Viòidollit ua ka Qire…
Nje interviste problematike e zotit Paskal Milo qe ne themel eshte shume pozitive .Nuk mund te kete Shengen Ballkanik pa KOSOVEn dhe krijimi i ketij shendeni PATJE TER qe duhet te perfshije edhe Ksoven.
Kryeminister HALABAK dhe RRUGAC.
Na shpjego te lutem, se c’far bërë dhe c’far firmose ne Beograd.
PSE e trAdheton Kombin shqiptar, dhe PSE kerkon ta besh Shqipërine vasale te Serbise ne kete shtet te Ri bananesh “Jugosllavi”
Kujt i more leje, popullit, qeverise, Kuvendit kujt???????¿?????????????
Je berë tradhëtat Edi Rama dhe je Don Kishoti i Ballkanit.
PSE NUK tregon fotot e firmave që ke vënë ose kopjot e dokumentave që ke nenshkruara ne Beograd.
Ku është ai Pandeli Majkomilla si “Patriot i madh” që është. PSE NUK flet????
Ti je Saliu i dyte dhe me keq Edvin Kristaq Rahman.
Tom, me sa shikoj une, ti ke marre persiper ti dalesh zot Shqiperise. Bravo, por shiko se jane kohe te veshtira qe ke te besh me njerez te mençur; ti me ato qe shkruan dukesh sikur tre glase shkolle ke dhe do te tallin si Ilir Meten.
Kur nuk ke ndjenjë kombëtare, zog pule do mbetesh tër jetën ti Zogu.
Të mos jesh sot hegjemonist për Kulturen, Ekonominë, Arsimin dhe Ushtrinë. Do ta mbushin kokën të tjetët me Mut dhe Glas ti Zogu sllav.
Edi Rama është so puna e atij gjelit ,që kalaris dhe bën trimin mbi malin me glsave që ka bër vet.
Do ta perseris njqind here:Shengeni Ballkanik eshte Konfederata Ballkanike e Vukmanovioc Tempos ne kushtet e kapitalizmit.
Konfederata ballkanike behej per te krijuar Serbine e car Dushanit,per ti vene kufi ne Ballkan ndikimit te BRSS.,Shengeni Ballkanik krijohet per karshillek te BE,per kufizuar ndikimin e BE+SHBA ne Ballkan ku zot eshte Serbia..
Konfederata desh t`i rruaje mustaqet Stalinit,
Shengeni do rruaje Teto Merkelin.
Te shohim cfare do beje Merkel me kete shejtan budallen tone..
Shkrimi i Profesor Milos, eshte larg titullit te tij si profesor Historie. E para VV dhe LDK kane fituar zgjedhjet por ata po thuajse e kane te pamundur te bashkeqeverisin ne Kosoven qe ka shume probleme. Dhe nga fakti qe jane parti qe kane filozofi e vizjone
shume te ndryeshme nga njeri tjetri.Albini “revolucionar” duhet te beje kompromise te pa fund me moral politiken e tij te gjeri tashme ne te kunderten nuk do kapi vitin si kryeminister. Rama duke firmosur marveshje e Shengenit Ballkanik e tregon sakt e qarte se nuk ka ndermend te harxhoje kohen me cic micet e politikes Kosovare.Serbia do ta beje njohjen e Kosoves vetem po u detyrua nga fuqite e medha, ne te kunderten do kemi nje histori te gjate armiqesie midis shqiptareve e serbeve. Ashtu siç dhe e kemi pasur.Dhe kjo nuk e shoh si ndonje hata te madhe gjer tani ne armiqesi kemi qene me sebet e kemi bere jeten tone duke e ditur se e kemi serbin armik. ka shume ne bote si ne.
O astrit zeza, ti nisesh nga mendjet alla albanistaniqe punojne kunder shtetit equtetaret te vete e nuk nisesh nga pikepamjet eshqiptareve qe krijojne shtet: te gjithe vim nga LDK si levizje gjitheshqiptare dikur edhe VV lindi kur ldkne e kapen ´yugoslavet’ e titistate si ju qe endet e kane shqiptarine vassal te serbeve!
Po apo sheh se populli eshte ma i kujdeshme : kur sheh rezikû voton per ate qe do i drejtoje gjerat , votoj per Albin Kurtin si garant qe mos te ndodh vasalizimi i shqiptareve qe po pranohet aq lehte nga shtetaret e shqiperise londineze, bytheshitur qe nga 1945!
Nje nga intervistat me te ceketa te Milos. Analize e dobet. Nuk thote gje, ben komente, jep opinione qe nuk kane ndonje vlere.