Këshilli Europian planifikon të propozojë hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke venodsir kushte. Kjo është e qartë në dreftin e konkluzioneve të KE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të sigururar nga A2news.
Kushtet e vendosura në draftin e KE janë të ngjashme me ato të Bundestagut gjerman.
Ndër të tjera, në pikën 21 të draftit theksohet brenda gjysmës së parë të vitit 2020 Shqipëria duhet të sigurojë funksionimin e Gjykatës Kushtetuerse dhe Gjykatës së Lartë si dhe të shënojë progres në reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR.
Në vijim në draft shkruhet se para se Shqipëria të adresojë grupinëe parë të kapitujve të anëtarësimit, duhet të nisë e hetimin ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të dyshuar për sjellje kriminale si rezultat i gjetjeve nga procesi i vetting-ut; të nisë hetimet në çështjet për manupulime elektorale; ngritja dhe funksionimi i SPAK; rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë zyrtarët e nivelit të lartë; si dhe zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.
Ndërsa në pikën 2 të draftit Këshilli i kërkon klasës politike në Shqipëri të zgjidhë ngërçin politik.
Në draft theksohet: “Partitë e opozitës duhet të rindërtojnë në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike. Të gjithë aktorët politikë duhet të angazhohen në axhendën e reformës në BE dhe të dialogojnë për të kapërcyer polarizimin politik”./ A2







Të gjithë në burg ,atëherë i plotëson kushtet.
Tani keto kushte vetem mire i bejne shqierise, por nga ana tjeter qe te plotesohen keto kushte behet vetem nese jemi ne Be! Paradoks.
Mire do beni ti radhisni ato kushtet nje nga nje, nuk besoj se eshte aq e veshtire.
T’i kerkosh Edvinit te beje per 6 muaj ate qe nuk beri per 6 vjet duket budallallek me dy pale brire.