Organizatat vëzhguese të të Drejtave të Njeriut në Siri raportojnë se forcat ushtarake pro-turke kanë vrarë një politikane kurdë, Hevrin Khalaf, dhe nëntë civilë të tjerë.
Raprtohet se “nëntë civilët u ekzekutuan në momente të ndryshme në jug të qytetit Tel Abyad”. Gjithashtu bëhet me dije se një politikane kurde Hevrin Khalaf dhe shoferi i saj janë vrarë.
Sipas raportimeve, personat në u qëlluan për vdekje në një autostradë, pasi u morën me forcë nga makinat e tyre prej militantëve të mbështetur nga forcat ushtarake turke.
Vrasjet janë filmuar nga telefona celularë amatorë dhe skenat e vrasjeve kanë ngjallur frikën e ngjalljes së vrasjeve etnike.
Forcat Demokratike Siriane thanë përmes një deklarate se Khalaf është nxjerrë nga vetura gjatë një sulmi të përkrahur nga forcat turke dhe është ekzekutuar nga grupet mercenare të mbështetura nga Turqia. Në deklaratë shkruhet: “Kjo është dëshmi e qartë se shteti turk po vazhdon politikën kriminale kundër civilëve të paarmatosur”.
Khalaf ishte sekretare e përgjithshme e partisë “E Ardhmja e Sirisë”. Sipas analistëve, vdekja e saj është një humbje e madhe, pasi ajo kishte talent për diplomaci dhe merrte pjesë në takimet me amerikanët, francezët dhe delegacionet e huaja.
