Bordi i mbikëqyrjes publike pas një shqyrtimi ka konstatuar se pjesa më e madhe e kontabilistëve që përgatisin dhe certifikojnë bilancet e bizneseve janë të palicencuar ose nuk përmbushin kërkesat ligjore. Sipas raprtimit nga 3000 kontabilistë që figurojnë në shkallë vendi, vetëm 600 i plotësojnë kriteret ligjore.
Por përveç kontabilistëve, shkelje janë konstatuar edhe tek kompanitë e auditimit, përfshirë ato që janë emra të mëdhenj ndërkombëtar.
Kontabilistët dhe kompanitë e auditimit janë linja e parë e mbrojtjes kundër pastrimit të parave apo evazionit fiskal. Por kur ata nuk operojnë në përputhje me ligjin, atëherë edhe bilancet e bizneseve që kanë certifikuar janë të dyshimta
Kjo është një situatë kaosi që vazhdon prej gati 20 vitesh. Por bordi i mbikqyrjes kërkon ta ndryshojë duke I lënë afat 12 muaj cdo kontabilisti apo shoqërie auditimi që të plotësojë kërkesat ligjore.
Bordi i mbikqyrjes është një institucion i ri, i ngritur me ndihmën e Bankës Botërore, pikërisht për të mbikqyrur dhe rregulluar tregun e subjekteve që përgatisin apo certifikojnë llogaritë financiare të biznesit./TCh
e.ll./dita
