Greqi/ 240 migrantë në 48 orë

Edona Llukacaj

Autoritetet greke dhe ato të Bashkimit Europian bëjnë me dije se që nga dita e premte në vend kanë arritur mbi 240 migrantë nga Turqia.

Numri i shtuar i emigrantëve, kryesisht me origjinë siriane në Greqi ka rritur shqetësimin e një vale të re të migranëve në Europë, pas nisjes së ofensivës turke në Siri.

Vetëm gjatë të shtunës, autoritete greke kanë pranuar 45 migrantë. Autoritetet raportuan se të gjithë erdhën nga bregdeti turk, që gjendet vetëm disa kilometra larg.

Një ditë më parë, në ishujt Lesbos, Limnos dhe Chios, rojet bregdetare greke dhe agjencia e BE-së për patrullimin e kufirit, Frontex, kanë shpëtuar 196 migrantë,

Për momentin në këto itre ishuj numërohen mbi 32 mijë migrantë të tjerë.

Ministri grek për migracionin, Giorgos Koumoutsakos tha të premten në parlamnetin grek se “ofensiva në Siri mundet (që në javët e ardhshme) të krijojë një fluks të ri të refugjatëve”.

Gjatë valës së fundit të migranëve gjatë viteve 2015-2016 mbi një milion persona hynë në Greqi. Shumica e tyre më pas lëvizën drejt shteteve perëndimore apo edhe të Europës qëndrore, por kryesisht drejt Gjermanisë.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *