PD reagon pas ndalimit të ish deputetit dhe protestuesve tek Unaza e Re

Edona Llukacaj

Pas ndalimit të ish deputetit Klevis Balliu dhe disa protestuesve të tjerë të Unaza e Re, pasditen e kësaj të diele kryetari i Partisë Demikratike Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke akuzuar se ngjarje të tilla, si arrestimi i dhunshëm e protestuesve paqësorë,  janë arsyeja nëse Brukseli jep një përgjigje negative këtë javë.

Reagimi i Bashës vjen pasi sekretari i përgjithshëm i kësaj force politike, Gazmend Bardhi iu përgjigj ministrit të brendëshëm Sandër Lleshaj, që tha se PD po përdor fëmijët dhe gratë të protestë, duke thënë ne Facebook se ministri nuk e kupton protestën e burrave, grave e fëmijëve për shtëpinë e tyre, pasi vetë jeton në dy shtëpi të padeklaruara.

Postimi i plotë Bashës:

Kjo është javë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë, kur do të vendoset nëse do të shkojmë përpara drejt Europës apo do të mbetemi ngecur në marshin indietro. Regjimi i Ramës vendosi ta tregojë sa i përkushtuar është ndaj vlerave Europiane të lirisë së shprehjes dhe sundimit të ligjit, duke arrestuar dhunshëm protestues paqësorë.

Nëse lajmet nga Brukseli janë negative, askush mos ta vërë në dyshim, ngjarje si kjo e sotmja janë shkaku. Por ne nuk do ti lejojmë të na mbyllin gojën e të na mbajnë peng, beteja do të vazhdojë pareshtur drejt destinit tonë: Shqipërisë së zhvilluar, të lirë dhe Europiane!

Postimi i plotë i Bardhit:

Sander Lleshaj nuk mund ta kuptojë qendresën e burrave, grave dhe fëmijëve në mbrojtje të shtëpive të tyre nga fadroma e korrupsionit të shefit të tij Edi Rama, sepse Sandër Lleshaj nuk ka derdhur ndonjëherë djersë për shtëpinë e tij.

Ai jeton në dy shtëpi të padeklaruara. Për njërën ka marrë kredi të butë nga qeveria që në 2009 dhe, në mënyrë të paligjshme, nuk e ka përdorur deri në vitin 2018, sa janë të dhënat zyrtare.

Shtëpia tjetër ku Sandër Lleshaj jeton është në Lalz, por ajo nuk figuron askund. Të gjithë e dinë që ministri katil, që nxjerr policinë kundër grave dhe fëmijëve, por nuk lufton krimin, jeton sa pranë qendrës së Tiranës, aq në Gjirin e Lalzit, në shtëpi të padeklaruara.

e.ll./dita

Share This Article
2 Comments
  • Po shkoni mor pirdhuni, ka mbetur ne doren tuaj opozita. Ju jeni me mut se rama, ju kemi pare cfare halesh jeni.
    Lum Rama qe ju ka ju kokloqeve perballe, tall trapin me ju gjithe diten. Vetem me nje ppp ju blen per 4 vite jua mbyll gojen!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *