Foto/ Rritet bilanci tragjik i Hagibis në Japoni

Edona Llukacaj

Raportohet se deri më tani tajfuni “Hagibis” në Japoni ka shkaktuar vdekjen e të paktën 33 personave, ndërsa 16 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Për më tepër, tajfuni është bërë shkak për rrëshqitje masive të tokës si dhe përmbytje të mëdha.

Mëngjesin e së dielës, stuhia u dobësua ndjeshëm, por sërish u raportuan përmbytje të mëdha në Nagona, në qendër të Japonisë.

Lumi Chikuma doli nga shtrati duke përmbytur lagja të tëra, ndërsa uji në disa zona shkoi deri në katin e dytë të banesave.

Rreth 27 mijë trupa ushtarake dhe grupe civile të emergjencës janë përfshirë në operacionet e shpëtimit.

Sipas të dhënave, rreth 376 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Më shumë se 800 fluturime janë anuluar në dy aeroportet e Tokios dhe është pezulluar transporti hekurudhor në shumë zona.

Hagibis është tajfuni më i fortë i regjistruar gjatë kohëve të fundit në Japoni.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *